VIDEO/ Tjetër arritje historike, Egnatia siguron matematikisht Europën! Erzeni sheh makthe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 23:45

VIDEO/ Tjetër arritje historike, Egnatia siguron matematikisht Europën! Erzeni sheh makthe

Egnatia ka mposhtur Erzenin me rezultatin 3-2 në ndeshjen e javës së 34-të.

bandicam 2023-05-21 16-14-48-756

 

Sfida u zhbllokua fillimisht nga Duamena, në minutën e 14′ ai dyfishoi shifrat. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Egnatias. Ndërsa në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 52′ Musta shënoi edhe të tretin për rrogozhinasit. Më pas në të 60′ Ademi shënoi të parin për Erzenin dhe Nonato realizoi golin e dytë. Ata tentuan të kthenin rezultatin por nuk ja arritën.

Me këtë fitore Egnatia siguron matematikisht Europën.

LIVE

EGNATIA-ERZENI 3-2

11′, 14′ Duamena, 52′ Musta / 60′ Ademi, 84′ Nonato

NGJARJET KRYESORE

84’ GOOOL ERZENI! Pas një harkimi në zonë, topi mbetet para portës dhe aty Nonato gjen devijimin e duhur për të shënuar e shkurtuar diferencën.

62’ GOOOL EGNATIA! Pas një goditje këndi, Musta me kokë dërgon sferën në rrjetë, mes protestave për një faull të tij në momentin e kërcimit.

60’ GOOOL ERZENI! Alan gjuan nga distanca, grushton Sherri e pastaj vjen Ademi i cili gjen rrjetën me tentativën e tij.

45′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 2-0, rezultat ky që e çon Egnatian në Europë.

14’ GOOOL EGNATIA! Duamena dyfishon shpejt shifrat me një gjuajtje nga distanca duke çuar topin aty ku Xhika nuk mund të arrijë.

11’ GOOOL EGNATIA! Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Duamena i cili nuk gabon para Xhikës.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Sherri; Fangaj, Memolla, Atanda, Musta; Zejnullai, Mellugja, Fernando; Jackson, Duamena, Kasa.

TRAJNER: Edlir Tetova

ERZENI: Xhika; Osmanllari, Sadiki, Iljazi, Peposhi; Krivicic; Kahrimanovic, Mehmeti, Ademi, Kadriu; Nonato.

TRAJNER: Alfred Deliallisi

GJYQTAR: Juxhin Xhaja

029fbdf5-def7-41d0-b7ef-377537fba1c6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"