VIDEO/ Tirana feston në Vlorë, vendos goli i Malajt

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 24, 2016 | 17:55

VIDEO/ Tirana feston në Vlorë, vendos goli i Malajt

Flamurtari-Tirana 0-1 Goli i Malajt from Panorama Sport on Vimeo.

Argjend Malaj nderon Tiranën në Vlorë. Bardheblutë e kanë nisur 2016-ën mbarë, duke hedhur një hap drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Ekipi i Ilir Dajës ishte “fotokopje” e ndeshjeve të fundit, jo vetëm prej organikës që nuk ka pësuar ndryshime, por edhe cinizmit që shfaqën në fushë.12552982_1659749617614487_7971432007924213441_n
Një Tiranë me mbrojtje të “blinduar” që vazhdon të mos pësojë dhe që përtej vuajtjeve arrin që të jetë efikase në vijën e parë. Nga ana tjetër, debutimi i Zekerija Ramadanit nuk ka shkuar në perfeksion, por, përtej humbjes, Flamurtari i rinovuar dha sinjale rritjeje.

Pjesa e parë

Flamurtari zbret në fushë me skemën 4-2-3-1, ku binte në sy prezenca e tri blerjeve të reja, Çarkinji, Nikolini dhe Alvesh. Ndërsa Tirana, me modulin klasik 4-4-2 dhe pa brazilianët në stol. Loja nis e vakët dhe me skuadrat që mundohen të fitojnë terren karshi njëra-tjetrës, madje për minuta me radhë përtej ndonjë tentative me goditje standarde, por kërcënimet serioze mungojnë.

E megjithatë vlen të saktësohet se skuadra vendëse pati një epërsi të lehtë karshi bardhebluve. Në të 28-ën Malaj kombinohet me Muzakën, ky i fundit kroson për El.Bakajn, që, pasi kontrollon mirë topin, gjuan, por jo aq fort sa për të rrezikuar portierin Halili.

Në të 30-ën ka një rast të mirë për vlonjatët, kur Lushtaku shërben për Grecën, i cili është në pozicion të favorshëm goli, por ndërhyrja e Hoxhallarit është vendimtare dhe shpëton kuadratin. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë Ekipet zbresin në fushë pa ndryshime dhe duket qartë dëshira e të dyja ekipeve për të gjetur rrjetën. Loja bëhet më e bukur dhe rastet rrjedhimisht shtohen. Në të 51-ën Idrizaj provon të befasojë nga distanca, por nuk gjen portën.

Në të 56-ën Bakaj kroson në zonë, mbrojtja e Flamurtarit dërgon topin te Malaj, që gjuan nga distanca, por topi shkon shumë larg kuadratit. Kundërsulm i vendësve me Telushin që kombinohet me Lushtakun, ky i fundit shërben në zonë, por Danilo edhe pse në një pozicion të prirët nuk e arrin dot topin. Muzaka, i cili dje pati ndeshjen e parë sezonale si titullar mundohet, paçka se në momente shfaq pasiguri.

Në të 58-ën mesfushori, pasi merr krahun e djathtë, kroson në qendër për G.Likën, por ndërhyrja e Idrizajt është vendimtare. E 62-ta u duk sikur zhbllokoi shifrat. Pas një rrëmuje në zonën e miqve, Greca përfiton dhe provon që të surprizojë nga kufijtë e zonës, por topi prek vetëm rrjetën e jashtme.

Zekerija Ramadani mundohet që të ndryshojë diçka në 11-she dhe nxjerr Yll Hoxhën për prurjen e kësaj merkatoje, Da Silva. Vlonjatët shfaqin grintë dhe dominojnë lojën, duke pasur kontroll të ndjeshëm të topit. Në të 66-ën Muça godet nga jashtë zone, por nuk shënjestron portën.

Në të 78-ën Muzaka vepron mirë me topin, por gjuajtja e tij në zonën e rreptësisë përfundoi mbi portën kundërshtare. Skuadra e Flamurtarit rrezikon në krahun e majtë në të 82-ën, por Muça largon rrezikun në goditje anësore.

Kur mendohej se gjithçka do të mbyllej barazim, zhbllokohen edhe shifrat. Në të 87- ën G.Lika vertikalizon një top perfekt për El.Bakajn, i cili përfiton nga dalja e gabuar e portierit Halili, shmang edhe Krasniqin, asiston për Malajn që ndodhej në zonë, gjuan dhe shënon. Minutat e mbetura dhe shtesa nuk sjellin kurrfarë surprize, përveç disa zëvendësimeve.

 

 





www.minuta90.com