VIDEO/ Spektakël pa fund, Argjentina kalon Holandën me penallti në sfidën e pabesueshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2022 | 0:07

VIDEO/ Spektakël pa fund, Argjentina kalon Holandën me penallti në sfidën e pabesueshme

Argjentina ka kaluar në gjysmëfinalet e Kupës së Botës pasi ka kaluar me penallti Holandën në një sfidë që dhuroi emocione pa fund për mënyrën se si rrodhën ngjarjet.

sfsdfsdfsdfds

Skuadrat në fushë dhuruan pak emocione në pjesën e parë të sfidës, duke qenë më shumë të kujdesshëm që të mos pësonin. Por një pasim kirurgjikal i Mesit i dha mundësi Molinës të shënonte në portën holandeze. Në pjesën e dytë, Argjentina dyfishoi shifrat me Mesin dhe dukej se ndeshja ishte mbyllur. Por Van Gal ndryshoi taktikë duke aktivizuar Ueighorst dhe ky i fundit ia doli të shënonte dy herë, për të barazuar shifrat. Domethënës sidomos goli me skemë në minutën e 101 që vulosi rezultatin 2-2 e çoi sfidën në shtesë.

Shtesa e parë dhuroi pak gjëra për t;u kujtuar ,ndërsa në të dytën, Argjentina u mundua të shmangte penalltitë duke kërkuar golin dhe duke iu afruar disa herë. Por në fund ishin gjuajtjet nga pika e bardhë ata që do të përcaktonin skuadrën e kualifikuar. Gabimet e Van Dajk dhe Berghuis në fillim ishin vendimtare dhe panë argjentinasit të kalonin në turin tjetër të turneut.

PËR KALENDARIN E KATAR 2022 KLIKONI KËTU.

HOLANDË-ARGJENTINË 2-2
83′, 90’+11′ Ueighorst / 35′ Molina, 73′ (p) Mesi

WhatsApp Image 2022-12-09 at 11.12.26 PM

PENALLTITË 3-4

HOLANDË: Van Dajk-, Berghuis-, Kupmainers+, Ueighorst+, L. De Jong+

ARGJENTINË: Mesi+, Paredes+, Montiel+, Fernandes-, L. Martinez+

NGJARJET KRYESORE:

120’+1’ Mbyllet këtu ndeshja, penalltitë vendosin emrin e gjysmëfinalistit.

120’+1’ Fernandez godet shtyllën me një predhë nga jashtë zonës.

120’ Jepet 1 minutë shtesë.

119’ Lautaro Martinez tenton me një predhë nga jashtë zonës, Nopert grushton.

115’ Goditje e Fernandez nga jashtë zonës, Ueighorst devijon mbi traversë.

114’ Aksion i shpejtë i Argjentinë nga e djathta, topi shkon te Lautaro Martinez i cili gjuan në portë por gjen Van Dajk.

114’ Gakpo i lë vendin në fushë Lang.

113’ Goditje dënimi edhe për Holandën. Topi shkon te L. De Jong i cili gjuan dy herë, por bllokohet nga mbrojtësit argjentinas.

112’ Lisandro Martinez i lë vendin në fushë Di Marias.

110’ Goditje dënimi e Argjentinës në krahun e djathtë, Paredes e nis shpejt dhe Mesi provon të gjuajë por pa shumë sukses.

107’ Goditje nga këndi e Argjentinës që harkohet nga Mesi, Nopert pret i qetë.

106’ Pjesa e dytë shtesë nis me Montiel në vend të Molina te Argjentina.

105’ Mbyllet shtesa e parë pa ndryshuar rezultatin.

104’ Goditje dënimi për Argjentinën që harkohet nga Mesi i cili çon topin në shtyllën e dytë në të majtë, ku Otamendi nuk ia del të devijojë para Nopert.

101’ Shumë pak aksione të rrezikshme të skuadrave në këto minuta me ritmin e lojës që ka rënë ndjeshëm.

99’ Tjetër goditje dënimi e rrezikshme e holandezëve nga e djathta, mbrojtja argjentinase largon sferën nga zona.

93′ Qarkullim i gjatë i topit nga dy skuadrat të cilat tashmë janë kthyer të organizohen në prapavijë e lënë pak hapësira.

91’ Rifillon dueli pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

90’+12’ Mbyllet ndeshja me barazimin 2-2, duhen shtesat për emrin e gjysmëfinalistes së dytë.

90’+11’ GOOOL HOLANDA! Goditje dënimi perfekte me një skemë që nxjerr jashtë loje murin dhe Ueighorst shënon golin e barazimit.

90’+10’ Faull i rrezikshëm para zonës së Argjentinës dhe Mesi ndëshkohet me të verdhë për protesta.

90’+3’ Berghuis ekzekuton një goditje dënimi, sfera ndalet nga muri mbrojtës.

90’ Jepen 10 minuta shtesë.

89’ Tensionohet situata në fushën e lojës pasi Paredes shkelmon një top drejt pankinës kundërshtare. Të gjithë lojtarët e stolit hyjnë në fushë dhe Van Dajk i vërsulet mesfushorit. Momente tensioni që në fund zgjidhen me kartonë të verdhë për dy protagonistët.

84’ Rrezikon përsëri Holanda me një gjuajtje të fortë të Berghuis, e cila devijohet dhe gjen rrjetën e jashtme.

83’ GOOOL HOLANDA! Pas një harkimi nga e djathta, Ueighorst me kokë dërgon sferën në rrjetë dhe shkurton diferencën.

82’ Alvarez i lë vendin Lautaro Martinez në minutat e fundit.

80’ Tensionohet pak ndeshja me faullet nga të dy skuadrat që bëhen më të ashpër.

78’ Taljafiko e Pecela në fushë për Argjentinën, me Akunja e Romero të cilët kthehen në stol. Ndërsa Ueighorst merr vendin e Depaj.

73’ GOOOL ARGJENTINA! Mesi shënon me penallti.

71’ Penallti për Argjentinën. Dumfris rrëzon Akunjën në zonë dhe gjyqtari nuk ka dyshime duke bërë shenjë nga pika e bardhë.

67’ Blind i lë vendin në fushë L. De Jong. Nga ana tjetër, De Pol i bën vend Paredes.

63’ Goditje dënimi e ekzekutuar nga Mesi, topi kalon jo shumë lart mbi traversë.

61’ Mesi nis vallëzimin mes kundërshtarëve dhe Van Dajk detyrohet ta rrëzojë duke i dhuruar Argjentinës një goditje dënimi pranë zonës.

59’ Mek Alister nis De Pol në të djathtën por ky i fundit vonohet dhe nuk kontrollon topin si duhet në hyrje të zonës për të tentuar rrjetën, duke i dhënë mundësi holandezëve të largojnë rrezikun.

57’ Holanda mundohet që të rritë ritmin, duke qenë më ngulmuese, teksa Argjentina sheh vetëm si të administrojë minutat dhe të nise kundërsulme në thellësi.

51’ Top i gjatë në thellësi për Mesin në të djathtë, Nopert del dhe mbërthen sferën para numrit 10.

48’ Holandezët duken më të orientuar drejt sulmit me aksione nga krahët të Depaj dhe Gakpo. Një harkim i këtij të fundit përfundon në duart e Martinez.

46’ Pjesa e dytë nis me Berghuis në vend të Bergvajn dhe Kupmainers në vend të De Ron.

45’+7’ Mbyllet me avantazhin e Argjentinës pjesa e parë e sfidës.

45’ Jepen 5 minuta shtesë.

45’ Goditje dënimi nga e majta këtë radhë, Gakpo harkon në zonë ku ka përsëri rrëmujë por askush nuk gjen një devijim me Allison i cili kontrollon sferën.

45’ Kartonë të verdhë për Timber dhe Romero brenda pak minutash që mund të ndikojnë vijimin e ndeshjes.

41’ Goditje dënimi e rrezikshme e për Holandën në krahun e djathtë, topi shkon në qendër por askush nuk ia del të devijojë siç duhet dhe shkaktohet faull në sulm.

39’ Akunja tenton të hyjë në zonën kundërshtare, Dumfris ia del të bllokojë gjithçka duke shmangur probleme pranë portës.

35’ GOOOL ARGJENTINA! Mesi jep një pasim perfekt për Molina dhe mbrojtësi i cili nuk gabon dhe çon topin në rrjetë.

32’ Zbritje e shpejtë në krahun e djathtë e latino-amerikaneve, gjuajtje e De Pol përfundon në duart e portierit.

30’ Holanda ka më shumë hapësira në këto minuta teksa po mundohet të shtyjë argjentinasit në gjysmëfushën e tyre.

24’ Bergvajm shfaqet në zonën e Argjentinës dhe tenton me një diagonale të fortë, sfera shkon larg katërkëndorit të Martinez.

22’ Shfaqet Mesi, i cili driblon dy kundërshtarë, por gjuajtja e tij është për t’u harruar.

21’ Holanda provon të thumbojë me një goditje dënimi nga e majta e sulmit, topi i harkuar në zonë largohet nga mbrojtja.

16’ Kërcënon edhe Holanda me një sulm ku topi kalon nga një krah në tjetrin brenda zonës, por askush nuk gjen momentin për të goditur në portë.

13’ Top në thellësi në të majtën për Mek Alister i cili e kthen në shtyllën e dytë, por nuk është askush atje për të goditur portën.

8’ Nopert rrezikon me një pasim ndaj Timber, pak para se Alvar4ez të rrëshqiste para këmbëve të tij duke rrezikuar portën.

5’ Shkëndija e parë është nga një gjuajtje e fortë e De Pol e cila ndalet nga Alvarez në zonën holandeze.

1’ Nis dueli.

FORMACIONET ZYRTARE:

HOLANDA: Nopert, Van Dajk, Ake, Timber, Dumfris, De Run, De Jong, Blind, Gakpo, Depaji, Bergvajn.

Trajner: Luis Van Gal

ARGJENITNA: E. Martinez, Akunja, Otamendi, Lisandro M., Romero, Molina, E. Fernandez, De Pol, Mek Alister, Mesi, Alvarez.

Trajner: Lionel Skaloni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"