VIDEO / Spektakël pa fitues, Tirana ndal Skënderbeun, “asist” Kukësit e Partizanit

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Mars 10, 2017 | 22:38

VIDEO / Spektakël pa fitues, Tirana ndal Skënderbeun, “asist” Kukësit e Partizanit

Gola, spektakël dhe emocione, por jo fitues. Tirana dhe Skënderbeu ndahen në barazim 2-2 në ndeshjen hapëse të javës së 25-të të Kategorisë Superiore.

Tirana gol Skenderbeut

Në “Selman Stërmasi”, të zotët e shtëpisë kaluan përpara që në minutën e katërt me Ede. Por gëzimi i skuadrës bardheblu zgjati pak, pasi në të 17-n Salihi barazoi rezultatin nga pika e penalltisë.

Tri minuta para pushimit, Erjon Hoxhallari i dha sërish avantazhin Tiranës me një perlë nga goditja e dënimit.

Me fillimin e pjesës së dytë korçarët u shfaqën më këmbëngulës dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 58-të, kur Salihi ndëshkoi sërish Ilion Likën.

Minutat e mbetura nuk sollën ndryshim të rezultatit, përkundër rasteve të shumta të krijuara sa në njërën portë edhe në tjetrën.

Me këtë barazim “Ujqërit e Dëborës” marin përkohësisht kryesimin me 49 pikë, një më pak se Kukësi që nesër pret Korabin dhe +3 nga Partizani që luan ndaj Flamurtarit në Elbasan.

Kurse Tirana barazon me pikë (30) Luftëtarin në pozitën e katërt, por gjirokastritët të dielën do t’i bëjnë vizitë Teutës.

2-2

Minutë pas minute

90+4′ Përfundon takimi, me spektakël dhe emocione, por pa fitues.

90+4′ Gjergji Muzaka shpërdoron dy raste brenda pak sekondash.

89′ Me Dorian Kërçikun që i zë vendin Afrim Takut mbyllet seria e zëvendësimeve edhe te Tirana.

82′ Gilman Lika në vend të Moise është lëvizja e dytë e Mirel Josës.

81′ Skënderbeu e mbyll me zëvendësimet. Kornel Predesku i zë vendin Nuredin Orelesit.

77′ Ilion Lika bëhet shpëtimtar i Tiranës duke devijuar në goditje këndi një gjuajtje të bukur të Latifit.

Refik Halili vs Tirana stadium

76′ Në ndërrimin e dytë, Ilir Daja nxjerr Xhejmsin në vend të Muzakës, “ish”i i kësaj ndeshjeje.

73′ Aksion i gjatë i Tiranës, por që nuk finalizohet nga Moise. Sulmuesi gjuan keq nga kufijtë e zonës.

71′ Marko Radas është i ndëshkuari i radhës për një faull me taka ndaj Hoxhallarit. Mbrojtësi do t’i mungojë Skënderbeut në duelin e madh kundër Kukësit.

70′ Edhe Josa bën zëvendësimin e parë, duke hedhur në lojë sulmuesin Cise në vend të autorit të golit të parë, Ede.

68′ Mervej është i ndëshkuari i parë te Tirana. Mesfushori mori karton të verdhë për një ndërhyrje të palejuar ndaj Vangjelit dhe do të mungojë në transfertën ndaj Luftëtarit javën e ardhshme.

62′ Ilir Daja guxon duke futur në lojë sulmuesin Sebino Plaku në vend të mesfushorit Bakari Nimaga.

58′ GOL! Rikthehet sërish baraspesha. Hamdi Salihi gjendet në kohën dhe vendin e duhur për ta shtyrë në rrjetë një top të kthyer pas një shtylle të Latifit.

56′ Zbritje e shpejtë e Tiranës, që kap kundërshtarin në befasi 4 kundër 3. Por në gjuajtjen e fundit Mervej provon një gjysmëroveshatë, duke çuar dëm një mundësi të artë për të thelluar avantazhin e të tijve.

48′-49′ Miqtë juglindorë shfaqen dy herë rrezikshëm dë portën e Ilion Likës, por “gardiani” bardheblu përgjigjet në apel.

46′ Trajnerët u besojnë të njëjtëve lojtarë që mbyllën pjesën e parë.

Takaj - Filo stadium

Pjesa e parë

45+2′ Pjesa e parë mbyllet me epërsinë e Tiranës 2-1.

42′ GOL! Tirana sërish në epërsi. Erjon Hoxhallari mposht Shehin me një goditje dënimi fenomenale nga rreth 25 metra, që shkon në trekëndësh. Goli i dytë sezonal për mbrojtësin bardheblu.

40′ Karton i verdhë edhe për Bakari Nimagën, për një ndërhyrje nga prapa ndaj Afrim Takut, që sot mban shiritin e kapitenit.

35′ Vangjeli gjuan me kokë, por topi shkon lehtë në duart e Likës. Portieri nxjerr menjëherë përpara bardheblutë, mirëpo Mervej gabon në pasimin e fundit në zonë për sulmuesin Ede.

28′ Orelesi është i ndëshkuari i parë i ndeshjes. Mesfushori i Skënderbeut mori karton të verdhë për një goditje me krah të hapur ndaj Mervej, të cilit iu desh ndihma e mjekëve për ta marrë veten.

Mervej demtim

17′ GOL! Rikthehet baraspesha. Hamdi Salihi mposht Likën nga pika e penalltisë pasi Klisman Cake pengoi në zonë Liridon Latifin.

14′ Korçarët i afrohen rrezikshëm portës së Ilion Likës. Xhejms ka një rast të mirë pas një aksioni të Micit nga e majta, mirëpo gjuajtja e sulmuesit nga brenda zonës nuk e shënjestron katërkëndëshin bardheblu.

5′-11′ Skënderbeu përpiqet të reagojë pas golit të pësuar, por gjen përballë një kundërshtar agresiv që bën presion lart.

4′ GOL! Tirana menjëherë në avantazh. Ede zhbllokon ndeshjen me kokë pas një skeme nga goditja e këndit. Goli i katërt për sulmuesin bardheblu në këtë sezon.

1′ Vërshëllima e Enea Jorgjit i jep udhë ndeshjes, me topin e parë që e luan Tirana nga mesi i fushës.

Salihi penallti

Tirana 2 – 2 Skënderbeu (Ede 4′, Hoxhallari 42′ / Salihi 17′-p., 58′)

Tirana (4-3-3): I.Lika; Doka, Teqja, Cake, Hoxhallari; Daja, Mervej, Akuah; Taku (Kërçiku 89′), Ede (Cise 70′), Moise (G.Lika 82′).
Trajner: Mirel Josa

Skënderbeu (4-3-3): Shehi; Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici; Orelesi (Predesku 81′), Lilaj, Nimaga (Plaku 62′); Xhejms (Muzaka 76′), Latifi, Salihi.
Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Enea Jorgji

KV: Mervej / Orelesi, Nimaga, Radas






www.minuta90.com