VIDEO/ Spanja e bën pushim, Japonia e mund dhe i merr vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2022 | 0:05

VIDEO/ Spanja e bën pushim, Japonia e mund dhe i merr vendin e parë

Japonia ka bërë nëj tjetër mrekulli në Botërorin 2022 duke marrë një fitore 2-1 ndaj Spanjës. Por suksesi i aziatikëve ishte më shumë një “mungesë në fushë” e iberikevë të cilët zgjodhën të mos sulmonin pas përmbysjes në fillimin e pjesës së dytë.  

bandicam 2022-12-01 21-38-13-187

Spanja e nisi sfidën me vrull dhe ia doli të shënonte e pas pak minutash me Alvaro Morata. Por më pas loja e skuadrës së Luis Enrikes u zbeh dhe pak nga pak Japonia mori zemër duke dalë në sulm.

Për spanjollët fatale ishte fillimi i pjesës së dytë, kur pësoi përmbysjen e japonezëve me anë të Doan dhe Tanaka. Në një moment, me avantazhin e Kosta Rikës, edhe iberikët ishin të eliminuar nga Botërori. Por kur Gjermania barazoi e më pas kaloi në avantazh, me sa duket spanjollët nisën të bënin llogaritë e kundërshtarëve të mundshëm dhe provuan shumë rrallë të rrezikonin para në sulm.

Kështu, ato dolën të mundur nga fusha e lojës duke i dorëzuar kreun e grupit Japonisë, por duke shmangur Kroacinë, një kundërshtar më i rrezikshëm se Maroku në turin tjetër të turneut.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

JAPONI-SPANJË 2-1
48′ Doan, 51′ Tanaka/ 12′ Morata

WhatsApp Image 2022-12-01 at 9.59.20 PM

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Japonisë.

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

89’ Mundësi e artë shënimi për Spanjën, por Dani Olmo dërgon topin në duart e Gonda.

87’ Spanja është e kënaqur me vendin e dytë në grup në situatën aktuale, duke mos pasuar drejt sulmit.

81’ Asensio pason për Fati në krahun e majtë, por ky i fundit nuk gjuan dot drejt portës.

79’ Qarkullim i gjatë i topit, por asnjë gjuajtje në portë prej shumë minutash.

71’ Asano ka mundësinë që të shënojë golin e tretë pak hapa larg Simon, por nuk gjen kontaktin me topin.

68’ Në lojë Ansu Fati dhe Zhordi Alba të cilët marrin vendin e Gavi dhe Balde.

65’ Në mënyrë të papritur, është Japonia që arrin të qarkullojë topin më mirë se sa spanjollët.

62’ Asano hyn në fushë në vend të Maeda, me aziatikët që tashmë duket se janë orientuar drejt kundërsulmit.

58’ Luis Enrike nuk humb kohë dhe zëvendëson Uilliams e Morata, duke aktivizuar Ferran Torres e Asensio.

52’ GOOOL JAPONIA! Japonia shënon përsëri, këtë herë me Tanaka i cili shtyn sferën në rrjetë,. Por goli anulohet pasi topi mendohet se ka kaluar vijën fundore. Tre minuta shikim i pamjeve dhe në fund VAR-i konfirmon golin.

48’ GOOOL JAPONIA! Doan, i sapofutur në fushë, lëshon një gjuajtje të fortë që Simon nuk e ndal dot dhe sfera shkon në rrjetë.

46’ Karvahal merr vendin e Azpilikueta te Spanja. Kurse te Japonia, në startin e pjesës së dytë, janë Doan dhe Mitoma në fushë në vend të Kudo dhe Nagatomo.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Spanjës.

45’+1’ Uilliams hyn në zonë nga krahu i djathtë dhe gjuan, sfera devijohet mbi traversë.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

42’ Tenton edhe Dani Olmo nga e majta, Taniguçi bllokon tentativën e futbollistit spanjoll.

36’ Kamada hyn në zonë në krahun e djathtë dhe tenton të gjuajë, i bllokuar nga Pau Torres i cili çon sferën në anësore.

29’ Qarkullim shumë i gjatë i topit nga skuadra spanjolle. Tabloja nuk ndryshon me iberikët që bëjnë qarkullim të gjatë dhe aziatikët të cilët presin kryesisht në gjysmëfushën e tyre.

23’ Morata merr një pasim të mirë në zonë dhe gjuan nga e djathta, por gjen përgjigjen e Gonda.

16’ Qarkullim i gjatë i spanjollëve të cilët tashmë luajnë shumë më qetë në pritje të gabimit të radhës të prapavijës japoneze.

12’ GOOOL SPANJA! Azpilikueta harkon në mënyrë perfektë për Moratan i cili me kokë shënon golin e avantazhit.

7’ Ito ka mundësinë e artë për të shënuar teksa Japonia fiton topin pranë zonës kundërshtare, por gjen vetëm rrjetën e jashtme me tentativën e tij.

6’ Një top niset mirë në qendër nga e djathta për Morata, por mbrojtja largon, më pas vjen Buskets i cili gjuan nga distanca por kalon topin mbi traversë.

4’ Nis menjëherë loja e Spanjës me pasime të shumta dhe me sulme nga krahët, për të hapur mbrojtjen e japonezëve të vëmendshëm për të mos pësuar një gol të shpejtë.

1’ Nis dueli.

FORMACIONET ZYRTARE

japoni spanje

WhatsApp Image 2022-11-30 at 8.38.34 AM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"