VIDEO/ “Shuplakë” e dyfishtë për Kukësin, mundet me përmbysje nga Erzeni mes kaosit të tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 0:05

VIDEO/ “Shuplakë” e dyfishtë për Kukësin, mundet me përmbysje nga Erzeni mes kaosit të tifozëve

Erzeni ka mposhtur me përmbysje Kukësin në një “finale” mbijetese të luajtur në “Kukës Arena”, me rezultatin 1-2, e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.

bandicam 2024-02-25 15-09-07-760

Ishin vendasit që kaluan në avantazh në pjesën e parë me anë të Salamit në minutën e 31’, teksa përmbysja e madhe erdhi në pjesën e dytë me Kahrimanoviç dhe Zekën që shënuan në harkun e 4 minutave, gjë që solli më pas dhe kaosin në lojë, në minutën e 64’.

Tifozët verilindorë, të irrituar u futën në fushën e lojës, gjë që solli ndërprerjen e saj për disa minuta, ku u kërkua boshatisja e stadiumit.

Pas marrjes së vendimit të dhënë nga arbitri kryesor dhe delegati i sfidës, skuadrat u rikthyen në fushë për të luajtur minutat e mbetura, me rezultatin që nuk ndryshoi.

Kështu Kukësi vazhdon në vendin e fundit, që mori një “shuplakë” të dyfishtë, ku rrezikon dhe dënimin pas sjelljes së gabuar të tifozëve.

Nga ana tjetër, Erzeni shpreson te mbijetesa, duke u ngjitur në vendin e tetë me 26 pikë.

REZULTATI:

KUKËSI 1-2 ERZENI

Salami 31′ / Kahrimanoviç (P) 60′, Zeka 64′

NGJARHET KRYESORE:

90+5′ Mbyllet sfida me fitoren 1-2 të Erzenit!

90+2′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Zeka dhe në vendin e tij futet Zogaj.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

85′ Selita shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

84′ Rashiti del i vetëm përballë portierit, por Hasanbelli i mohon golit sulmuesit të Kukësit.

82′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Maliqi dhe në vendin e tij futet Kadriu.

65′ Tre zëvendësime te Kukësi. Largohen Rivas, Mingo dhe Mbarak, në vendet e tyre futen Beshiraj, Hasaj dhe Rashiti.

65′ Rinis ndeshja pas kaosit të shkaktuar në fushë nga tifozët.

ORA 15:20 – Rifillon sfida.

ORA 15:15 – Lojtarët kthehen në fushë për të bërë nxehjen.

ORA 15:10 – Me vendim të delegatit të ndeshjes dhe arbitrit, stadiumi duhet boshatisur. Deri në atë moment sfida nuk do të vazhdojë. (VIDEO)

ORA 15:05 – Sfida vazhdon e ndërprerë, me lojtarët dhe arbitrat që vazhdojnë të qëndrojnë në dhomat e zhveshjes.

65′ Momente kaosi, me disa tifozë që hyjnë fushën e lojës, teksa sfida ndërpritet për disa minuta me lojtarët e Erzenit që i drejtohen dhomave të zhveshjes. (VIDEO)

64′ GOOOL ERZENI 1-2/ Kundërsulm perfekt nga ana e shijakasve, me Zekën që kalon Tafasin dhe godet drejt rrjetës. (VIDEO)

60′ GOOOL ERZENI 1-1/ Kahrimanoviç godet nga pika e bardhë dhe çon topin në rrjetë. (VIDEO)

59′ PENALLTI PËR ERZENIN/ Lala shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Dakajt në zonë dhe gjyqtari akordon menjëherë një 11-metërsh. (VIDEO)

57′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Peposhi dhe në vendin e tij futet Alba.

56′ Kacbufi godet me kokë, që devijohet më pas nga Peposhi, por Tafas arrin ta kontrollojë topin pa probleme.

46′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Mihana dhe në vendin e tij futet Ademi.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ akordohen 4 minuta shtesë.

43′ Lleshi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

31′ GOOOL KUKËSI 1-0/ Salami merr një top në zonë dhe me një gjuajtje fluturimthi me të majtën e çon sferën në trekëndësh. (VIDEO)

29′ Maliqi provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon jashtë kuadratit.

17′ Kahrimanoviç del i vetëm shumë pranë portës, por goditja e tij shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

1′ Starton sfida në “Kukës Arena”!

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Duka, Lala, Zhongo, Murati, Mbarak, Mingo, Lleshi, Salami, Rivas, Solodovnikov.

Trajner: Bledar Devolli

ERZENI: Hasanbelli, Osmanllari, Kacbufi, Atanda, Asani, Maliqi, Dakaj, Kahrimanoviç, Peposhi, Zeka, Mihana.

Trajner: Skerdi Bejzade

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"