KATEGORIA E PARË/ Flamurtari mposht me “poker” Tomorin, Kastrioti fiton me përmbysje. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 23:55

KATEGORIA E PARË/ Flamurtari mposht me “poker” Tomorin, Kastrioti fiton me përmbysje. Ja të gjitha rezultatet

Kategoria e Parë ka luajtur sfidat e radhës të javës së 22-të, me katër sfida që u luajtën ditën e sotme.

kategoria-e-pare-1

Flamurtari ka mundur me rezultatin 1-4 Tomorin duke ruajtur pozitat në zonën “play off”.

Një tjetër sfidë direkte për një vend në këtë zonë ishte dhe ajo mes Korabit dhe Lushnjës, që pa fitues skuadrën e Kumbarçes.

Kastrioti ka dalë nga zona e ftohtë pasi triumfoi 3-1 me përmbysje ndaj Besës, ndërsa Luzi shtangu Burrelin, duke fituar me rezultatin 2-0.

REZULTATET

KORABI-LUSHNJA 1-0

Reçi 72′

KASTRIOTI-BESA 3-1

Mehmeti 36′, Kapllani 54′, 81′ / Balla 26′

LUZI 2008-BURRELI 2-0

Treni 82′, Itodo 90+2′

TOMORI-FLAMURTARI 1-4

Caco 41′ / Deliu 29′, Shkurtaj 33′, Podrimcaku 77′, Batha (P) 84′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"