VIDEO/ Shkurtaj një “gjahtar”, Kukësi shkëlqen në Vlorë. “Shkërmoqet” Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2019 | 21:00

VIDEO/ Shkurtaj një “gjahtar”, Kukësi shkëlqen në Vlorë. “Shkërmoqet” Flamurtari

Kukësi e mbylli me një fitore të thellë me shifrat 0-3, sfidën e javës së dytë në transfertë ndaj Flamurtarit.

kukesii

Ekipi verilindor, dominoi në çdo moment sfidën, nga fillimi i saj deri në fund. Pas disa minutave të qeta ku kuksianët pasonin për të gjetur hapësira, golin e “shpiku” i vetëm Shkurtaj, ku në të 23-tën, u fut i vetëm në mesin e mbrojtjes vlonjate, dhe i vetëm me Moçkën zhbllokoi shifrat.

Skuadra e Duros administroi minutat e mbetura të pjesës së parë, ndërsa e njëjta “muzikë” u luajt edhe në fraksionin e dytë. Miqtë kishin në çdo moment kontrollin e sfidës, ndërsa në të 62-tën, pas një aksioni model, ishte Maliqi që shërbeu për Shkurtajn, me sulmuesin që plotësoi dopietën.

kukesi

Goli i tretë erdhi në minutën e 73-të, ku pas një harkimi të bukur të Kristal Abazajt, ishte mbrojtësi Olsi Gocaj që për fat të keq, e çoi topin në rrjetën e tij, duke i dhuruar kështu një gol tjetër Kukësit.

Deri në fund, kuksianët administruan avantazhin, dhe morën fitoren e dytë në dy ndeshje, duke shkuar në kuotën e 6 pikëve, ndërsa nga ana tjetër, ekipi i Sadedinit mbetet në kuotën e 0 pikëve në klasifikim.

 

FT | Flamurtari-Kukësi 0-3
GOL:  / Shkurtaj 23′, 62′, Gocaj aut. 73′

KOMENTI LIVE

Mbyllet ndeshja. Flamurtari-Kukësi 0-3

90′ 3 minuta shtesë.

88’ Karton i verdhë për Bajraktareviç, për një shtyrje ndaj Dakut.

86’ Kamara provon me të majtën nga hyrja e zonës, por topi nuk shkon drejt portës.

78’ Duro bën edhe ndërrimin e fundit. Mirlind Daku në vendin e Shkurtajt.

76’ Duro kryen edhe ndërrimin e dytë. Kamara në fushë, në vendin e Ethemit.

74′ Zëvendësohet Haruni i dëmtuar, futet Diamanti.

73’ GOOOOOOL KUKËSI 0-3/ Verilindorët shënojnë të tretin, pas një dhurate nga Gocaj. Abazaj hedh një harkim me të jashtmen në zonë, e drejt topit shkon Shkurtaj, por Gocaj teksa do ta çojë në goditje këndi, e çon në rrjetën e tij.

67’ Ardit Hoxhaj provon një roveshatë pas një krosimi të gjatë nga e djathta, por Avdyli i vëmendshëm kontrollon.

65’ Debuton në Superiore Kristal Abazaj me fanellën e Kukësit. Tropojani futet në fushë në vendin e Gavazajt.

64’ Rrapaj nga brenda zone provon të befasojë Avdylin, por në pozicion pret gardiani i Kukësit.

62’ GOOOOOOL KUKËSI 0-2/ Dyfishojnë verilindorët. Rroca hap lojën në të djathtë për Maliqin, dhe në pasimin për Shkurtajn, sulmuesi nuk fal vetëm me Moçkën.

60’ Qarkullon topin në mesin e fushës Kukësi, teksa e mban nën kontroll Flamurtarin.

56’ Musta lëviz bukur teksa kalon në mes të mbrojtjes, lë pas edhe Deliajn, ndërsa bllokohet nga Moçka. Më pas, në vazhdimin e aksionit godet edhe Kitanovski, por topi përfundon jashtë.

53’ Shkurtaj provon të futet sërish në mesin e mbrojtjes vlonjate, por bllokohet me forcë nga Deliaj.

46’ Nis pjesa e dytë në Vlorë. Dy zëvendësime te Flamurtari. Vatnikaj e Qarri mbesin në dhomat e zhveshjeve, futen në fushë Bajram e Kreshnik Nebihi, të dy kushërinj.

Mbyllet pjesa e parë. Flamurtari-Kukësi 0-1

45′ 1 minut shtesë.

40’ Hoxhaj niset në të djathtë pas një topi të gjatë, por anësori e ndal për pozicion të parregullt, edhe pse duket se ka gabuar në këtë rast.

bandicam 2019-08-28 19-40-43-065

36’ Ndëshkohet me karton të verdhë Ethemi, për një simulim në zonën e Flamurtarit.

34’ Shkurtaj provon me kokë pas një krosimi nga e djathta prej Gavazajt. Moçka në pozicion e ndal.

30′ Karton i verdhë për Maliqin, pas një faulli në mesfushë.

28’ Qarri largon në goditje këndi, një top të hedhur nga e majta nga ana e Mustës.

23’ GOOOOOOOL KUKËSI 0-1/ Zhbllokohet sfida në Vlorë. Shkurtaj kalon me fat në mesin e mbrojtjes vlonjate, dhe vetëm me Moçkën, nuk fal duke shënuar për verilindorët.

17’ Rrapaj i mer një top Limajt në mesin e fushës dhe niset në kundërsulm, por nigeriani Obanor i sigurt mbyll i vetëm lojtarin vlonjat.

14’ Musta hedh një harkim për Ethemin, por Moçka del dhe kontrollon.

13’ Shkurtaj dhe Ethemi kombinojnë bukur në hyrje të zonës, por mbyllet nga mbrojtja vlonjate.

10’ Kukësi i gjithi në sulm, Flamurtari në gjysmëfushën e vet. Por, ekipi i Duros nuk gjen dot hapësira.

8’ Rrocaj shkakton faull ndaj Hoxhajt në fushë, por arbitri Ferataj nuk e ndëshkon.

5’ Hoxhaj provon të krosojë nga e djathta, por topi devijohet. Goditja e parë nga këndi për vlonjatët.

2’ Musta provon me një goditje nga larg, por Moçka kontrollon i pashqetësuar.

1′ Nis takimi në Vlorë.
FORMACIONET ZYRTARE:
FLAMURTARI: Moçka, Mema, Qarri, Bajraktarevic, Gocaj, Deliaj, Muçollari, Hoxhaj, Rrapaj, Haruni. Trajner: Dritan Sadedini.
KUKËSI: Avdyli, Maliqi, Teqja, Obanor, Kitanovski, Rroca, Limaj, Ethemi, Musta, Gavazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro.
PANORAMASPORT.AL

<

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"