VIDEO/ Shfaqet Mesi dhe ringjall Argjentinën. Triumfi në “betejën” ndaj Meksikës i jep përsëri entuziazëm amerikano-jugorëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 23:51

VIDEO/ Shfaqet Mesi dhe ringjall Argjentinën. Triumfi në “betejën” ndaj Meksikës i jep përsëri entuziazëm amerikano-jugorëve

Argjentina kthehet te fitoret dhe gjen përsëri entuziazmin e venitur pas humbjes përballë Arabisë Saudite. Amerikano-jugorët kanë triumfuar 2-0 ndaj Meksikës falë të zakonshmit Lionel Mesi, protagonist me një gol dhe asist.

argjentine meksike

Pritej një luftë e ashpër dhe ashtu ishte, me pjesën e parë që kaloi mes përplasjeve dhe faulleve të ashpër, që nuk lejuan lojën cilësore dhe raste të rrezikshme në të dy portat. Skuadrat ishin larg katërkëndorit në tentativat e tyre dhe pikërisht për të prishur ekuilibrin u desh një gjuajtje nga jashtë zonës.

Mesi gjeti korridorin e duhur mes mbrojtësve duke mposhtur Oçoan për të çliruar Argjentinën e cila më pas e kishte të lehtë të administronte lojën përballë meksikanëve të cilët kishin menduar më shumë për një barazim pa gola se sa për një lojë ofensive. Goli i Fernandez në fundin e sfidës bëri më të thjeshtë gjithçka dhe i dhuroi Argjentinës shansin e artë për të vazhduar më tej në këtë turne, edhe pse do t’i duhet që të blindojë vendin në ndeshjen e fundit.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

sofa argjentina

ARGJENTINË-MEKSIKË 2-0
64′ Mesi, 87′ Fernandez

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Argjentinës.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

87’ GOOOL ARGJENTINA! Fernandez bën një gol spektakolar pas një goditje këndi, teksa mposht Oçoan me një harkim perfekt.

70’ Molina ka një mundësi të mirë për të gjuajtur nga e djathta por gabon plotësisht shënjestrën e tij.

69’ Tenton menjëherë Meksika të reagojë me aksione nga krahët por Argjentina bën lëvizje me aktivizimin e Romero dhe Palacios.

64’ GOOOL ARGJENTINA! Leo Mesi shënon golin e avantazhit me një gol të jashtëzakonshëm nga jashtë zonës.

59’ Vega harkon një goditje dënimi në zonë nga e djathta, Otamendi largon sferën.

51’ Mesi provon me një goditje dënimi ballore, topi nuk gjen katërkëndorin duke kaluar mbi traversë pa shqetësuar shumë Oçoan.

46’ Fillon pjesa e dytë pa ndryshime të tjera në radhët e dy ekipeve.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë pa gola.

45’ Jepen 5 minuta shtesë në fund të pjesës së parë.

45’ Vega tenton me një goditje dënimi ku topi kalon murin, Martinez kontrollon gjithçka dhe rifillon shpejt lojën.

40’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi në të djathtën, topi harkohet për Lautaro Martinez por ky i fundit me kokë nuk gjen katërkëndorin.

34’ Goditje dënimi e Mesit nga e djathta që harkohet në zonë, Oçoa grushton e më pas fiton faull.

26’ Lojë shumë e ashpër nga të dy skuadrat, me faulle të shumtë që pengojnë zhvillimin normal të sfidës.

21’ Tenton Meksika të thumbojë me një tjetër goditje dënimi, por skema nuk funksionon pasi Martinez kontrollon topin.

10’ Meksika ka mundësinë që të rrezikojë me anë të një goditje këndi nga e majta, por topi i harkuar në zonë nuk  devijohet nga askush.

4’ Ndeshja është menjëherë shumë e ndezur me Montiel i cili merr një bërryl në fytyrë në një dyluftim shpejtësie dhe mbetet në tokë për disa çaste.

1’ Nis dueli që mund të vendosë fatin e grupit.

FORMACIONET ZYRTARE

ssssssss

WhatsApp Image 2022-11-26 at 2.23.03 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"