VIDEO/ Shezni “çmend” Mesin, por Argjentina “kafshon” Poloninë dhe kualifikohet si e para e grupit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2022 | 23:59

VIDEO/ Shezni “çmend” Mesin, por Argjentina “kafshon” Poloninë dhe kualifikohet si e para e grupit

Argjentina nuk fal duke mposhtur me rezultatin 2-0 Poloninë në ndeshjen e fundit të Grupit C, teksa kualifikohet si vendi i parë me 6 pikë.

argjentina

Leo Mesi humbi penallti në minutën e 39-të, teksa gjuajtja e tij u prit nga Shezni, por kjo gjë nuk ndikoi në ecurinë e ndeshjes, pasi argjentinasit shënuan 2 gola në pjesën e dytë me Mek Alister dhe Alvarez.

Argjentian5

Një sukses mëse i merituar i argjentinasve, që e dominuan sfidën. Në raundin tjetër me eliminim direkt, Argjentina do të sfidojë Australinë.

Grupi

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

FT: POLONI-ARGJENTINË 0-2

Mek Alister 46′, Alvarez 67′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

90+2′ Tjetër rast flagrant për Argjentinën me Taljafikon, por një prej mbrojtësve të Polonisë largon topin mbi vijën fatale.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë!

85′ E pabesueshme çfarë humbet Lautaro Martinez, sulmuesi i Interi, nuk përfiton nga një gabim i mbrojtjes polake, teksa gabon shënjestrën.

83′ Zëvendësim te Polonia, largohet Krishoviak, në lojë Piontek.

79′ Dy zëvendësime te Argjentina, largohen Ferandez dhe Alvarez, në lojë Pecela dhe Martinez.

73′ Krijohet iluzioni i golit të tretë, gjuajtja e Alvarez brenda zonës shkon në rrjetën e jashtme.

71′ Shezni i thotë sërish “jo” Leo Mesit, portieri polak i mohon sërish golin yllit të PSG-së.

67′ GOOOOL ARGJENTINA 2-0/ Dyfishohen shifrat, realizon edhe Alvarez. Sulmuesi i Sitit me një gjuajtje të kalibruar nga brenda zonës e dërgon topin në trekëndësh.

59′ Dy zëvendësime te Argjentina, largohen Di Maria dhe Akunja, në lojë Paredes dhe Taliafiko.

49′ Kundërpërgjigjet Polonia me Glik, tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën, të pafat polakët.

49′ Akunja ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ GOOOOL ARGJENTINA 0-1/ Zhbllokohet menjëherë sfida! Mek Alister realizon një gol mjaft të bukur me një gjuajtje të saktë brenda zonës! Pas asistit të Molinës, mesfushori i Brajton në Premier Ligë nuk fal brenda zonës duke përshëndetur rrjetën.

46′ Pjesa e dytë starton me dy zëvendësime te Polonia, largohen Sviderski dhe Frankovski, në lojë Skoras dhe Kaminski.

Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

43′ Alavarez lëshon një predhë në hyrje të zonës, gjuajtja e tij ishte qendrore dhe u grushtua nga Shezni.

42′ Presion asfiksues i Argjentinës, që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Polonisë.

39′ E pabesueshme, Lionel Mesi humbet penallti, gjuajtja e tij ndalet nga portieri Shezni, në festë polakët. Pritje fantastike e gardianit të Juventusit.

36′ Minuta mjaft të mira për Argjentinën, që kërkon me ngulm golin e avantazhit. Mesi kërkon penallti pas një përplasje me portierin. Pas konsultës me VAR-in, gjyqtari akordon penallti.

33′ Di Maria provon të surprizojë me një gjuajtje nga goditja e këndi, por i vëmendshëm Shezni që grushton rrezikun në këndore.

28′ Dy shanse të mira për Argjentinën me Alvarez dhe Akunja, por shpëton për mrekulli porta e Polonisë.

16′ Provon edhe Akunja, me të djathtën nga brenda zonës, por topi shkon shumë larg kuadratit. Më kërkuese Argjentina në këto minuta.

10′ Tjetër sinjal i rrezikshëm nga Mesi, që u fut bukur nga e majta e zonës, provoi me një goditje diagonal, por topi u grushtua nga Shezni. Minuta të mira për argjentinasit.

7′ Mesi jep sinjalin e parë të rrezikshme, por goditja e tij ishte e lehtë dhe përfundoi drejt e në duart e Sheznit.

5′ Rritëm i kënaqshëm në këto minuta të para, me të dyja skuadrat që kërkojnë të ndërtojnë aksione të rrezikshme.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

ffffff

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"