VIDEO / Sërish thatësirë në Shkodër, Vllaznia – Tirana ndahen në paqe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2016 | 14:24

VIDEO / Sërish thatësirë në Shkodër, Vllaznia – Tirana ndahen në paqe

Mbyllet pa fitues klasikla numër 175 e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës. Në “Loro Boriçi”, vendasit dhe bardheblutë u ndanë në një barazim pa gola në javën e 18-të, që i jep fund gjysmës së parë të Kategorisë Superiore.

Pjesa e parë ishte me raste nga të dyja skuadrat, por Krymi për Vllazninë dhe Halili i Tiranës nuk mundën të konkretizonin mundësitë e krijuara.

Pas pushimit loja ishte më e zbehtë dhe të dy ekipet ndajnë nga një pikë.

Tirana e mbyll pjesën e parë të kampionatit në vendin e katërt me 27 pikë, kurse Vllaznia dy shkallë më poshtë, në kuotën 22.

Tirana 0 - 0 Vllaznia

Minutë pas minute

90+4′ Mbyllet me rrjeta të paprekura, Vllaznia dhe Tirana ndajnë nga një pikë.

90+3′ Erando Karabeci ndërhyn me takat lart ndaj Bardullës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

88′ Ede ka një shans të mirë për të ndëshkuar Vllazninë. Pasi sheh portën e lënë bosh nga Agoviç në dalje, sulmuesi i Tiranës gjuan menjëherë nga hyrja e zonës, por e djathta e tij është krejtësisht e pasaktë.

84′ Vllaznia shpërdoron mundësinë më të mirë në pjesën e dytë. Ditmar Bicaj fiton duelin me portierin Lika pas një krosim nga këndi, por gjuajtja me kokë e mbrojtësit të Vllaznisë shkon pak sipër traut të kuadratit bardheblu.

82′ Edhe Cungu e mbyll me ndërrimet. Erald Çinari merr vendin e Arsid Krujës.

Danci

77′ Muzaka nuk mund të vazhdojë dot më pas dëmtimit të pësuar nga “përqafimi” i Pjeshkës. Mesfushori i Tiranës i lë vendin Ansi Nikës dhe futet menjëherë në dhomën e zhveshjes.

72′ Ky është momenti më i bukur në pjesën e dytë. Pjeshka dhe Muzaka gjenden përballë njëri-tjetrit në mesfushë dhe mbrojtëi i Vllaznisë e mbërthen kundërshtarin duke e rrëzuar përtokë. Muzaka mbetet i dëmtuar, por rikthehet në lojë pasi merr ndihmën e mjekëve.

68′ Edhe Mirel Josa bën lëvizjen e tij, duke hedhur në fushë Ede në vend të Halilit. Të dy trajnerët kërkojnë fitoren.

68′ Zëvendësimi i dytë te Vllaznia. Rubin Hebaj merr vendin e Brunild Pepës.

56′ Grent Halili pëson një ndërhyrje nga Bicaj pranë vijës fundore dhe pas rrëzimit dëmtohet në fytyrë. Megjithatë, pas ndihmës së mjekëve, sulmuesi i Tiranës rikthehet në lojë.

53′ Kombinim i bukur mes Halilit dhe Muzakës, por aty ndërhyn menjëherë Cicmil i cili devijon topin në goditje këndi.

Gjyqtari Shtubina-Karabeci

47′ Tifozët e Tiranës hedhin tymuese në fushë dhe detyrojnë arbitrin të ndërpresë lojën. Gjyqtari Beqiri thërret dy kapitenët, Shtubina dhe Karabeci, të cilët u kërkojnë mbështetësve të tyre të sillen në mënyrë korrekte.

46′ Gjysma e dytë e lojës nis me një zëvendësim te Tirana. Gjergji Muzaka futet në vend të Erion Vucajt. Muzaka zë vendin e Takut në të djathtë të sulmit, kurse ky i fundit tërhiqet në mesfushë.

Pjesa e parë

Pjesa 1

45+1′ Mbyllet me rrjeta të paprekura gjysma e parë e lojës.

37′ Moise provon nga distanca, asnjë problem për portierin Agoviç.

35′ Afrim Taku përpiqet të futet në zonë mes disa mbrojtësve kuqeblu, por pengohet nga Denis Pjeshka. Mesfushori i Tiranës kërkon penallti, mirëo nuk është i këtij mendimi gjyqtari Beqiri, i cili bën shenjë që loja duhet të vazhdojë.

Fanatics ne Shkoder

25′ Vllaznia ka rastin më të mirë për të realizuar, mirëpo shkodranët nuk dinë të shfrytëzojnë mundësinë e krijuar.

22′ Tirana ka një mundësi tjetër. Një top i hedhur në zonë përshkon gjithë pasqyrën e portës shkodrane, por bardheblutë nuk përfitojnë dot.

15’ Alsidi Tafili pëson një tërheqje muskulore dhe nuk mund të vazhdojë dot lojën. Vendin e tij e merr Stefan Cicmil, i cili vendoset në qendër të mbrojtjes duke zënë vendin e Vrapit. Ky i fundit zhvendoset në mesfushë si shkatërrues, në vend të Tafilit.

10’ Moment i vështirë në portën e Vllaznisë, por Jasmin Agoviç del dhe zgjidh situatën para se bardheblutë të përfitonin.

2′-9′ Skuadrat studiojnë njëra-tjetrën, pa raste serioze në portat përkatëse.

1′ Vërshëllima e gjyqtarit i jep udhë takimit. Vendasit e luajnë topin e parë nga mesi i fushës.

Vllaznia-Tirana

Vllaznia 0 – 0 Tirana

Vllaznia (4-2-3-1): Agoviç; Gocaj, Bicaj, Vrapi, Pjeshka; Krymi, Tafili (Cicmil 15′); Kruja (Çinari 82′), Bardulla, Shtubina; Pepa (Hebaj 68′).
Trajner: Armando Cungu

Tirana (4-3-3): Lika; Daja, Teqja, Domgjoni, Hoxhallari; Vucaj (Muzaka 46′) (Nika 77′), Karabeci, Mervej; Taku, Halili (Ede 68′), Moise.
Trajner: Mirel Josa

Gjyqtar: Ardjan Beqiri

KV: Karabeci

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"