VIDEO/ “Seleçao B” bie përballë Kamerunit në shtesë, por afrikanëve nuk u mjafton rezultati historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 0:30

VIDEO/ “Seleçao B” bie përballë Kamerunit në shtesë, por afrikanëve nuk u mjafton rezultati historik

Kameruni ka marrë një fitore historike 1-0 ndaj Brazilit me shifrat 1-0 në ndeshjen e tretë në grup në Katar 2022. Por ky rezultat nuk u ka mjaftuar afrikanëve që të festojnë një kualifikim në fazën tjetër të turneut.

kamerun brazil

Brazili, i kualifikuar që në ndeshjet e dyta, u shfaq në fushë me formacionin e dytë pasi Tite la pushim titullarët. Zëvendësuesit, pavarësisht cilësive që kanë, bënë më pak se sa mendohej, pasi munguan rastet para portës, me vetëm Martinelin i cili ishte në formë dhe vuri në provë disa herë portierin e afrikanëve.

Në një ndeshje të kontrolluar nga brazilianët, por me sulmuesit që nuk ditën të finalizonin, goli erdhi në fund nga skuadra afrikane, e cila gjeti rrjetën me Abubakar i cili mposhti Ederson dhe i dha tre pikët skuadrës së tij për një rezultat historik.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

KAMERUN-BRAZIL 1-0
90’+2′ Abubakar

WhatsApp Image 2022-12-02 at 10.12.44 PM

NGJARJET KRYESORE:

90’+10’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Kamerunit.

90’+9’ Bruno ka mundësinë të barazojë shifrat i vetëm pata portës por nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë duke gjuajtur shumë lart.

90’+2’ GOOOL KAMERUNI! Harkim nga e djathta, Abubakar me kokë gjuan dhe gjen rrjetën. Ai më pas heq fanellën për të festuar dhe ndëshkohet me karton të kuq.

90’ Jepen 9 minuta shtesë.

88’ Dominim i plotë i Brazilit në këto minuta, që shfaqet pranë zonës, por nuk ka forcën të godasë në katërkëndorin e Kamerunit.

81’ Abubakar nuk gjen mënyrë tjetër për të ndalur Martinelin përveçse ta mbërthejë nga mbrapa duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

79’ Ntçam provon të hyjë në zonë, por nuk ia del të kalojë Bruno i cili e bllokon siç duhet. Pak çaste me vonë, topi është përsëri në këmbët e sulmuesit i cili gjuan, por gjen përgjigjen e Ederson.

67’ Everton hyn në zonë dhe provon të gjuajë, ndalet në mënyrë perfekte nga Ebose me ndërhyrjen e tij.

57’ Në goditjen nga këndi, topi shkon te Militao i cili gjuan por gjen grushtimin e vështirë të portierit i cili shpëton portën.

56’ Martineli tenton përsëri nga e majta, Epasi devijon sferën mbi traversë.

55’ Aleks Tellesh është i detyruar të lërë fushën e lojës pas një dëmtimi në kofshë, me lojtarin që bën shenjë që nuk mund të vazhdojë më. Në vend të tij hyn Markinjos.

50’ Abubakar ka mundësinë të shënojë në portën e Ederson me një gjuajtje nga e djathta, por sfera përfundon jashtë, ngjitur me shtyllën në të djathtë të portierit.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa asnjë zëvendësim në radhët e dy ekipeve.

45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’+3’ Harkim në zonë nga e majta për Mbeumo i cili gjuan me kokë por Ederson bën një ndërhyrje fantastike duke ruajtur portën e paprekur.

45’+1’ Martineli i afrohet përsëri golit me një gjuajtje të fortë, por Epasi është përsëri i pakalueshëm me grushtimin e tij duke kaluar topin mbi traversë.

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

40’ Aksion i rrallë i Kamerunit me Çupo-Moting i cili mundohet të nisë topin për Ngamaleu, por sfera përfundon në duart e Ederson.

34’ Dy goditje dënimi radhazi të Brazilit nuk sjellin asgjë, pasi nuk gjejnë dot katërkëndorin.

25’ Martineli kalon Fai dhe mundohet të shërbejë për Gabriel Zhezus, por ndalet nga mbrojtësit.

14’ Rasti i parë i përket Brazilit me një harkim nga e djathta që gjen Martinelin në zonë, por gjuajtja e tij me kokë devijohet mbi traversë nga portieri Epasi.

8’ Ndëshkohet edhe Militao me të verdhë, duke bërë që ndeshja të ndizet që në minutat e parë.

6’ Antoni shmang Tolo me shumë klas në krahun e djathtë, por futbollisti i Kamerunit e ndal me një faull të ashpër, duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

1’ Nis dueli.

FORMACIONET ZYRTARE

 sssdddsdsd

WhatsApp Image 2022-12-01 at 1.41.41 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"