VIDEO/ Rikthimi në kohë, kur legjenda Vasillaq Zëri i dhuronte Kupën Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2019 | 13:25

VIDEO/ Rikthimi në kohë, kur legjenda Vasillaq Zëri i dhuronte Kupën Dinamos

Legjenda dinamovite, Vasillaq Zëri u nda nga jeta disa ditë më parë, për shkak të një sëmundjeje të rëndë, të cilës nuk mundi dot t’i mbijetonte.

Zeri

Zëri u vlerësuar si një ndër futbollistët me një arsenal unik, shumë të madh teknik, aftësi të rralla dribluese, me veprime magjike në zona të ngushta. I paparashikueshëm, një lojë plot art e fantazi.

Së bashku me Përnaskën dhe Ballgjinin ai formoi treshen më spektakolare në historinë e futbollit shqiptar, duke fituar shumë trofe.

Ndërkohë ditën e sotme, në nderim të legjendës Vasillaq Zëri, klubi i Dinamos ka publikuar një video nga finalja e Kupës së Repubikës të sezonit 1981-1982, kur Zëri me golin e tij spektakolar i dhuroi Kupën Dianmos në sfidën ndaj 17 Nëntorit (Tiranës). Legjendat nuk vdesin kurrë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"