VIDEO/ “Poker” dhe spektakël, Kroacia e Daliçit dërgon në shtëpi… Kanadanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2022 | 19:00

VIDEO/ “Poker” dhe spektakël, Kroacia e Daliçit dërgon në shtëpi… Kanadanë

Kroacia ka marrë një fitore 4-1 me përmbysje me Kanadanë duke u ngjitur përkohësisht në vendin e parë në grup.

Croatia-vs-Canada-Preview

Sfida u zhbllokua që në minutën e 2’ nga Kanadaja me një gol nga Dejvis. Më pas ballkanasit u zgjuan dhe në minutën e 25′ Kramariç shëni një supergol, por u anulua për pozicion jashtë loje. Por ky i fundit gjeti sërish fundin e rrjetës në minutën e 36’.

Shumë pak para përfundimit të pjesës së parë Livaja shënon edhe golin e dytë për Kroacinë. Pjesa e dytë u mbizotërua plotësisht nga kroatët të cilët shënuan edhe dy gola të tjerë në minutën e 70’ dhe 90’+4′.

Kështu ekipi i Daliç ngjitet në kuotën e 4 pikëve. Rikujtojmë që Daliç para disa vitesh ka qenë trajner i Dinamos së Tiranës në Shqipëri.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

7fed5435-2aaa-4074-a424-728371586a6f

KROACI 4-1 KANADA

36′ 70′ Kramariç, 44′ Livaja, 90’+4′ Majer/ 2′ Dejvis

NGJARJET KRYESORE:

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-1 të Kroacisë

90’+4′ GOOOL MAJER! Orisiç përfiton nga një gabim i Miller dhe i jep asist Majer i cili shënon edhe golin e katërt.

90’+2′ Hojlet i frikshëm me një goditje.

90’+1′ Dylyftim mes Petkoviç dhe Vitoria, kroati bie në fushë.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

85′ Tre zëvendësime për Kroacinë. Dalin Perisiç, Modriç, Kovaciç dhe futen Majer, Orisiç, Pasiliç.

83′ Nervozizëm mes Miller dhe Modriç, ndëshkohen të dy me karton të verdhë.

78′ Ndalet loja, Perisiç ka probleme.

70′ GOOOL KROACIA! Perisiç i jep një super asist Kramariç, i cili e shfrytëzon më së miri dhe mposht portierin me një super goditje. 

67′ Modriç niset përpara dhe ia pason Petkoviç, por arrin me vonesë dhe humbet një mundësi tepër të mirë.

65′ Rivënie anësore për Kroacinë, Borjan nën presion.

55′ David godet bukur, por Livakoviç shpëton portën me majë të gishtave duke larguar topin.

48′ Një gjuajte e fortë nga Osorio, por topi kalon shumë pranë shtyllës duke përfunduar jashtë.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Jepen 5 minuta shtesë.

44′ GOOOL KROACIA! Livaja shënon golin e dytë dhe kalon ekipin në avantazh.

36′ GOOOL KROACIA. Një asist perfekt nga Perisiç dhe Kramariç e kthen në gol.

25′ Kramariç shënon një supergol, por asistenti ngre lart flamurin anësor dhe e anulon për pozicion jashtë loje.

20′ Mundësi e mirë për Kroacinë, por Livaja nuk godet fortë dhe topi përfundon në duart e Borjan.

11′ Goditje këndi për kroatët, por Modriç nuk ia del të kalojë mbrojtjen.

8′ Kanadezët të rrezikshëm në minutat e para, Larin tenton të godasë, por nuk ia arrin.

2′ GOOOL Alfonso Dejvis. Zhbllokohet sfida mes Kroacisë dhe Kanadasë.

1′ Nis dueli i grupit F.

FORMACIONET ZYRTARE

1000 7bbd7808-0a67-4d68-b066-6e821f223853

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"