VIDEO/ Përmbysje e çmendur ndaj Portugalisë, kualifikim dramatik i Koresë së Jugut
Koreja e Jugut ka mposhtur me rezultatin 2-1 Portugalinë dhe është kualifikuar në fazën tjetër të Botërorit.
Sfida u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e 5’ me Rikardo Hortën. Në minutën e 17’ Jin-Su Kim shënoi golin e barazimit, por gjyqtari anësor ua anuloi për shkak të pozicionit jashtë loje.
Por në minutën e 28’ koreanët rikthyen baraspeshën duke iu ngjallur shpresat të gjithë tifozëve. Një pjesë e parë mjaft e mirë për të dyja ekipet që e mbyllën në barazim.
Pjesa e dytë nisi me shumë zjarr, me të dyja ekipet që tentuan të shënojnë.
Teksa dukej që sfida do të mbyllej në barazim, koreanët bëjnë përmbysjen e çmendur dhe shënojnë golin e dytë. Pas kësaj fitoreje dramatike, koreanët kualifikohen në fazën tjetër.
PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU
KORE E JUGUT 2-1 PORTUGALI
28′ Joung-Gwon Kim, 90’+1′ Hwang Hee-Chan/ 5′ Rikardo Horta
NGJARJET KRYESORE
90’+8′ Mbyllet sfida, koreanët kualifikohen në fazën tjetër.
90’+1′ GOOOL KOREJA E JUGUT 2-1/ Hwang Hee-Chan mposht portierin Kosta dhe shënon golin e dytë për ekipin e tij.
90′ Jepen 6 minuta shtesë.
65′ CR7 del jashtë fushës, zëvendësohet nga Andre Silva.
56′ Jae-Sung Lee lëshon një gjuajtje, por është shumë larg shtyllës së djathtë. Topi përfundon jashtë fushës.
50′ Zhoao Kancelo jep një krosim të bukur, por mbrojtësit koreanë largojnë rrezikun.
46′ Nis pjesa e dytë e sfidës.
45’+3′ Mbyllet pjesa e parë.
45′ Jepen 2 minuta shtesë.
42′ Ronaldo shpërdoron një mundësi të artë nga brenda 5-metërshit. Ai hidhet për të goditur topin me kokë, por përfundon jashtë.
37′ Sërish Kristiano Ronaldo! Ai lëshon një predhë, por bllokohet nga një mbrojtës.
30′ Vijërojtësi ngre flamurin anësor, por Kristiano Ronaldo vijon aksionin dhe godet topin. Një tentativë e mirë nga portugezi, por nuk ia del përballë portierit korean.
28′ GOOOL KOREJA E JUGUT! Joung-Gwon Kim mposht portierin me një goditje të mprehtë të ulët në qendër dhe shënon një gol mjaft të bukur!
17′ Jin-Su Kim shënon golin e barazimit, por gjyqtari anësor ua anulon për shkak të pozicionit jashtë loje.
5′ GOOL PORTUGALIA! Diogo Dalot i jep asist Rikardo Hortës i cili nuk gabon përpara portës. Ai godet topin dhe tund rrjetën e portierit Kim, duke kaluar në avantazh “luzitanët” që në minutat e para të sfidës.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
