VIDEO/ Penalltitë nderojnë përsëri Kroacinë, Livakoviç bën heroin përballë Japonisë dhe siguron çerekfinalet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 23:55

VIDEO/ Penalltitë nderojnë përsëri Kroacinë, Livakoviç bën heroin përballë Japonisë dhe siguron çerekfinalet

Kroacia ka shkruar emrin mes skuadrave çerekfinaliste të Botërorit 2022, duke mundur me penallti Japoninë në një sfidë drithëruese që ishte e hapur deri në gjuajtjet nga pika e bardhë.

livakovic kroacia

Katër vite më parë Kroacia eliminoi Danimarkën me gjuajtje nga pika e bardhë në këtë fazë të turneut dhe sot iu desh të përsëriste veten në një sfidë ku vuajti jo pak përballë aziatikëve. Këta të fundit mbyllën hapësirat për finalistët e edicionit të kaluar dhe goditën në fund të pjesës së parë me anë të Maeda për të kaluar të parët në avantazh.

Në pjesën e dytë, skuadra e Daliç doli më shumë në lojën e saj, por u desh të vuante derisa gjeti barazimin me Perisiç. Më pas, ekipet lanë pak hapësira për të rrezikuar dhe rezultati nuk ndryshoi as pas mbylljes së 90 minutave dhe dy kohëve shtesë.

Kështu, për të përcaktuar çerekfinalisten e 5-të të turneut u deshën gjuajtjet nga pika e bardhë ku protagonist kryesor u bë portieri kroat Livakoviç. Ai priti gjuajtjet e Minamino, Mitoma dhe Joshida, duke siguruar që skuadra e tij të zinte një vend mes 8 më të mirave të turneut.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

JAPONI 1-1 KROACI
43′ Maeda/ 56′ Perisiç

PENALLTITË: 1-3

JAPONIA: Minamino -, Mitoma -, Asano +, Joshida-

KROACIA: Vlasiç +, Perisiç+, Livaja -, Pasaliç +

 

NGJARJET KRYESORE:

120’+1′ Përfundon sfida, shkohet te penalltitë.

120′ Jepet 1 minutë shtesë.

116′ Barisiç ndëshkohet me karton të verdhë.

111′ Orsiç gjuan drejt portës, por portieri Gonda pret topin.

106′ Budimir del nga loja, zëvendësohet nga Livaja.

106′ Nis shtesa e dytë.

105’+3′ Mbyllet shtesa e parë!

105′ Jepen 2 minuta shtesë.

104′ Mitoma lëshon një predhë drejt portës, Livakoviç bën një super pritje.

91′ Fillon pjesa e parë e shtesës.

90’+5′ Mbyllet pjesa e dytë, sfida kalon me shtesë!

90′ Jepen 4 minuta shtesë.

86′ Një krosim i përsosur i Perisiç gjen në zonë Pasaliç, i cili e dërgon topin me kokë jashtë shtyllës së djathtë.

77′ Perisiç lëshon një predhë nga jashtë zonës, por mbrojtësi e devijon dhe topi përfundon shumë larg shtyllës së majtë.

75′ Zëvendësim për Japoninë, del Kamada dhe në lojë futet Sakai.

67′ Një super goditje nga Luka Modriç! Nga jashtë zone gjuan topin në këndin e sipërm të portës, por portieri arrin ta presë dhe iu mohon një gol të sigurt.

56′ GOOL KROACIA 1-1! Lovren i jep një asist të bukur në zonë Perisiçit, i cili mposht mbrojtësin në ajër dhe shënon gol me kokë në këndin e poshtëm të rrjetës.

49′ Kovaçiç godet drejt portës, por topi “fluturon” pak larg shtyllës së majtë.

46′ Starton pjesa e dytë.

45’+3′ Përfundon pjesa e parë, Japonia në avantazh!

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

43′ GOOOL JAPONIA 1-0 ! Pas një asisti të Joshidës, Maeda futet në zonë dhe mposht portierin me një gjuajtje të ulët në mesin e rrjetës. Ai kalon në avantazh aziatikët!

40′ Modriç dërgon topin në zonë nga gjuajtja e lirë, por mbrojtja japoneze largon rrezikun.

26′ Petkoviç humbet një shans të mirë, ngatërrohet me një nga mbrojtësit aziatikë dhe nuk arrin ta prek topin që i pasohet në zonë.

20′ Livakoviç shpëton portën e kroatëve, parashikon gjuajtjen e Junya Ito dhe ndëpret aksionin.

18′ Gvardiol bën një ndërhyrje me rrëshqitje dhe arbitri jep faull, Japonia fiton një goditje dënimi.

13′ Çfarë shansi i humbur për aziatikët! Junya Ito pason topin në zonë, por aksioni ndërpritet nga mbrojtësi kroat.

8′ Ivan Perisiç vrapon me topin brenda zonës dhe e godet atë në anën e majtë të portës, por përpjekja e tij ndalet nga portieri Gonda.

3′ Japonia humb një mundësi të mirë për të kaluar në avantazh! Një krosim i saktë në zonë gjen Taniguçin, por ai godet me kokë dhe topi përfundon shumë larg shtyllës së majtë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

00

JAPONIA: Gonda, Taniguçi, Joshida, Tomijasu, Ito, Morita, Endo, Nagatomo, Doan, Maeda, Kamada.

Trajner: H. Morijasu

KROACIA: Livakoviç, Juranoviç, Lovren, Gvardiol, Barisiç, Brozoviç, Kovaçiç, Modriç, Kramariç, Petkoviç, Perisiç.

Trajner: Z. Daliç

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"