VIDEO/ Pak frikë por pastaj Franca shfaqet si kampione. Përmbysje nën ritmin e Zhiru përballë Australisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 23:35

VIDEO/ Pak frikë por pastaj Franca shfaqet si kampione. Përmbysje nën ritmin e Zhiru përballë Australisë

Franca ka nisur rrugëtimin e saj drejt mbrojtjes së trofeut të Kupës së Botës me një fitore bindëse 4-1 ndaj Australisë. Nëse katër vite më parë në rrugëtimin e tyre drejt trofeut, francezët vuajtën përballë australianëve, sot ata kishin probleme vetëm në minutat e parë të sfidës.

france australi

 

“Kangurët” ishin ata që gjetën të parët golin, duke shënuar në minutën e 9 me anë të Guduin. Por më pas Franca mori shpejt kontrollin e lojës dhe goditi fillimisht me Rabio e pastaj me Zhiru, duke shkuar në pushimin e pjesës së parë në avantazh, e shpëtuar nga shtylla në limite.

Në pjesën e dytë, kishte vetëm një skuadër në fushë, Francën e cila krijoi një seri rastesh dhe gjeti dy gola të tjerë me anë të Mbape dhe Zhiru, duke vulosur një fitore bindëse 4-1 që e vendos menjëherë në majë të grupit si favorite kryesore për të vazhduar më tej.

PËR TË LEXUAR RENDITJEN E GRUPEVE DHE KALENDARIN KLIKO KËTU

FRANCË-AUSTRALI 4-1
26′ Rabio, 32′, 71′ Zhiru, 68′ Mbape/ 9′ Guduin

WhatsApp Image 2022-11-22 at 10.15.21 PM

KOMENTI LIVE:

90’+7’ Mbyllet ndeshja me suksesin 4-1 të Francës.

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

88’ Gjuajtje tjetër me kokë e Konate në zonë, Rajan grushton dhe largon rrezikun.

83’ Grizman nis një pasim shumë interesant drejt Mbape, por ky i fundit shtyn topin më shumë se duhet dhe portieri kontrollon.

71’ GOOOL FRANCA! Olivier Zhiru çon shifrat në 4-1 pasi me kokë çon topin në rrjetë pas harkimit të Mbape nga e majta.

68’ GOOOL FRANCA! Shënon Mbape pas disa rasteve të humbura, këtë herë dukë shfrytëzuar në mënyrë perfekte krosimin nga e djathta të Dembele

63’ Pas një goditje nga këndi, topi harkohet në zonë për Konate i cili gjuan me kokë por nuk gjen portën e Australisë me tentativën e tij.

61’ Zhiru nxjerr me thembër Mbape para portës, por sulmuesi ndalet në momentin e gjuajtjes nga një prej mbrojtësve kundërshtarë.

50’ Tjetër harkim i Teo Hernandez nga e majta, Zhiru tenton të gjejë rrjetën me një roveshatë, por shënjestra nuk është ajo e duhura.

46’ Rifillon ndeshja pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+6’ Mbyllet me avantazhin 2-1 për Francën pjesa e parë e ndeshjes.

45’+2’ Australia i afrohet golit të barazimit kur pas një harkimi nga krahu i majtë, Irving me kokë godet shtyllën e portës së Loris.

45’ Jepen 6 minuta shtesë.

45’ Grizman nga e djathta lëshon një harkim perfekt për Mbape i cili i vetëm para portës nuk dërgon sferën në rrjetë.

36’ Dembele harkon në zonë nga e djathta, por gjuajtja e Mbape bllokohet dhe pastaj ajo e Zhiru fluturon mbi traversë.

32’ GOOOL FRANCA! Zhiru kalon në avantazh kampionët pas një aksioni në krahun e majtë, ku Rabio e nxjerr të vetëm para portës.  

30’ Zhiru tenton të gjejë shpejt avantazhin pas një harkimi nga e majta, goditja e tij me kokë kalon mbi traversë. Por më pas ai sinjalizohet në pozicion jashtë loje gjatë aksionit.

26’ GOOOL FRANCA! Barazohen shifrat pasi një harkim në zonë gjen Rabio i cili çon topin në rrjetë me një gjuajtje me kokë.

22’ Tjetër mundësi e Australisë për të shënuar. Djuk lëshon një predhë nga distanca pas gabimit të Teo Hernandez, por sfera përfundon jashtë katërkëndorit të Loris.

18’ Franca mundohet të krijojë me një aksion të Hernandez në krahun e majtë, topi i tij në qendër largohet nga mbrojtësit e Australisë.

13’ Gjatë aksionit të golit të Australisë është dëmtuar Lukas Hernandez i cili nuk mund të vazhdojë më dhe vendin e tij në fushë e merr i vëllai, Teo Hernandez.

9’ GOOOL AUSTRALIA! Një aksion i shpejtë i australianëve në krahun e djathtë sjell golin e Guduin i cili mposht Loris.

5’ Franca ka kontrollin e plotë të lojës në këto minuta të para por shpërthimet në krahun e majtë me Hernadez dhe Mbape nuk sjellin të çara në prapavijën e australianëve.

1’ Nis ndeshja e Grupit D me shkelmimin nga qendra të francezëve.

FORMACIONET ZYRTARE

france australi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"