VIDEO/ Një hap larg titullit, Tirana mposht me 3 gola në transfertë Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 23:56

VIDEO/ Një hap larg titullit, Tirana mposht me 3 gola në transfertë Laçin

Tirana ka mposhtur në transfertë Laçin me rezultatin 3-1,  në ndeshjen e vlefshme për javën 34-të të Kategorisë Superiore.bandicam 2023-05-21 17-54-23-208

Sfida u zhbllokua në minutën e 17’ nga Hasani falë një supergoli. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Tiranës.

Pjesa e dytë prodhoi shumë gola, teksa Hila shënoi dopietë, në minutat e 65’ dhe 72’. Teksa mendohej që sfida do të mbyllej 0-3, Guindo përfitoi nga gabimi i Toshevskit duke shënuar golin e vetëm për kurbinasit.

Me këtë fitore bardheblutë janë shumë pranë titullit kampion.

LAÇI 1- 3 TIRANA

89′ Guindo/ 17′ Hasani, 65′, 72′ Hila

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89’ GOOOL LAÇI 1-3! Guindo përfiton nga gabimi i Toshevskit, dhe shënon golin e parë për kurbinasit.

86’ Largohet nga loja Abazaj, ka minuta edhe për Berishën.

82’ Najdovski largohet nga fusha, zëvendësohet nga Iseni.

78’ Albano Aleksi lë fushën e lojës, ka minuta për Qefaliaj.

76’ Largohet Shkurtaj, në lojë futet Marku.

72′ GOOOL TIRANA 0-3! Abazaj i jep asist Hilës, ky i fundit nuk gabon dhe shkund sërish rrjetën e Selmanit!

65′ GOOOL TIRANA 0-2! Hasani godet drejt portës dhe Selmani e pret topin, i cili i shërben si asist Hilës. Ky i fundit gjuan duke dyfishuar shifrat. Arbitri pret konfimimin e VAR-it për pozicionin e Abazajt. Pozicioni i sulmuesit është i rregullt, konfirmohet goli i dytë.

 

59’ Mazrekaj tenton të shënojë me roveshatë, Najdovski shpëton portën e Tiranës.

56’ Bibo ndërhyn ndaj Deliut dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

55’ Deliu godet me të majtën potente, topi shkon ngjitur me shtyllën.

52’ Bibo godet me të djathtën potente, por topi fluturon mbi traversë.

50’ Përgjoni ndërhyn ashpër ndaj Bibos, ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë e sfidës!

45’+2′ Hila tenton të gjejë kuadratin me një goditje me kokë, por topi shkon jashtë.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

39’ Ndërhyn ashpër ndaj Manellarit, Deliu ndëshkohet me karton të verdhë.

35’ Hasani kroson drejt shtyllës së dytë, topi shkon në duart e Selmanit.

32’ Manellari provon nga distanca, por Bekaj arrin të bëjë një pritje mjaft të mirë.

30’ Mazrekaj tenton të lirojë të djathtën për të goditur, Bruno Lulaj reagon në kohë dhe e ndalon.

28’ Nxehen gjakrat tek tifozeria e Tiranës, Najdovski shkon afër tyre për ti qetësuar.

17’ GOOOL TIRANA 0-1! Hasani krijon hapësirë dhe godet me të majtën potente nga jashtë zonës, shkundet rrjeta e Selmanit.

15’ Hasani avancon drejt portës, Turkaj ndërhyn menjëherë duke i larguar topin.

11’ Ziko harkon drej zonës, Bekaj del jashtë portës dhe arrin ta presë topin.

6′ Hasani avancon me topin drejt portës, Manellari tregohet i vëmendshëm dhe largon rrezikun.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI: Selmani; Roganoviç, Velkoski, Turkaj, Ziko; Manellari, Ujka; Guindo, Bibo, Mazrekaj; Shkurtaj

Trajner: Stravri Nica

TIRANA: Bekaj; Toshevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni; Deliu, Aleksi, Hila; Hasani, Abazaj, Haxhiu.

Trajner: Orges Shehi

Arbitri kryesor: Klodian Shahinidab4aa72-eb6a-4662-a210-830d4154df12

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"