VIDEO/ Nga parajsa në ferr, Uruguai mund Ganën por të dy skuadrat i japin lamtumirën Katar 2022

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2022 | 21:00

VIDEO/ Nga parajsa në ferr, Uruguai mund Ganën por të dy skuadrat i japin lamtumirën Katar 2022

Uruguai ka mundur Ganën sot në ndeshjen e fundit në grup, por i mungoi një gol për të siguruar pjesëmarrjen në fazën tjetër të Botërorit, e kaluar nga Koreja e Jugut në vendin e dytë.

GHANA-VS-PORTUGAL-scaled

Pritej një hakmarrje e ganezëve për atë humbje në çerekfinalet e vitit 2010, por këta të fundit u treguan shumë të brishtë e përveç të tjerave, edhe shpërdoruan një penallti në fillimin e ndeshjes me anë të Ajeu.

Uruguai përfitoi dhe goditi dy herë brenda pak minutash me de Arraskaeta, duke vënë në kontroll të plotë ndeshjen. Por amerikano-jugorët u kënaqën me këtë rezultat, teksa nuk pritnin që Koreja e Jugut të përmbyste Portugalinë në fundin e ndeshjes së saj.

Kur u mësa rezultati i sfidës tjetër, ata u hodhën me forcë në sulm, por nuk ia dolën të shënonin më në portën e afrikanëve që shpërdoruan për vete disa mundësi të mira. Kështu, ndeshja u mbyll me shifrat 2-0 dhe dekretoi eliminimin si të Uruguait, ashtu edhe të Ganës.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

GANA 0-2 URUGUAI
26′, 32′ De Arraskaeta

WhatsApp Image 2022-12-02 at 6.15.53 PM

NGJARJET KRYESORE

90’+10’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Uruguait, por me të dy skuadrat që eliminohen.

90’+6’Koates është ai i cili gabon para portës në zonën tjetër ku loja zhvendoset me një shpejtësi të jashtëzakonshme, pasi dërgon sferën jashtë.

90’+6’ Sulemana shfaqte në krahun tjetër, gjuajtja e tij ndalet nga Roket.

90’+5’ Gomez tenton nga distanca, Zigi është përsëri në lartësinë e duhur dhe devijon jashtë.

90’+2’ Kavani rrëzohet pas një kontakti në zonë, por për gjyqtarin nuk ka asgjë, pavarësisht protestave të uruguaianëve të cilët kërkojnë penallti.

90′ Jepen 8 minuta shtesë.

89’ Kavani tenton me kokë por gjen përgjigjen e Zigi i cili i mohon golin.

87’ Uruguaianët mësojnë rezultatin e sfidës tjetër dhe pllakos heshtja në tribuna por edhe në fushë.

81’ Kudus bën provë edhe një herë tjetër në hyrje të zonës të gjejë rrjetën me një gjuajtje të fortë, Roket devijon duke mbajtur sferën jashtë katërkëndorit.

79’ Samenejo provon me një diagonale të shpejtë nga e majta, por nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë në anën tjetër të portës.

71’ Përgjigjet nga ana tjetër talenti Kudus i cili driblon tre kundërshtarë dhe gjuan, por fluturon sferën mbi traversë.

70’ Predhë nga distanca fluturimthi e Valverde, Zigi grushton sferën dhe shpëton portën e tij.

65’ Pelistri shpërdoron mundësinë që të mbyllë ndeshjen kur pas një pasimi nga e majta gjuan por nuk gjen katërkëndorin e portës nga një distancë e afërt.

64’ Harkim interesant nga e majta e sulmit ganez  në shtyllën e dytë në zonën e Uruguait, por Bukari nuk ia del që të devijojë për të çuar sferën në rrjetë.

67’ Nunjez niset drejt zonës dhe rrëzohet nga Amartei. Gjyqtari thirret edhe nga VAR për të ndjekur edhe një herë pamjet. Në fund ai sinjalizon vazhdimin e lojës dhe simulim të sulmuesit.

56’ Tenton Sulemana nga ana tjetër, por edhe ai ndalet nga portieri duke shkaktuar më pas faull.

55’ Uruguai rrezikon me një goditje dënimi që harkohet në zonë ku Nunjez përfundon në pozicion jashtë loje.

47’ Gana i afrohet menjëherë golit me anë të Bukari i cili gjuan por Kudus nuk ia del të devijojë në shtyllën e dytë për të shtyrë topin në rrjetë, me sferën që përfundon jashtë.

46’ Nis pjesa e dytë.

45’+8’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 2-0 për Uruguain. 

45’+8’ Top i gjatë në zonë për Inaki Uilliams, ai nuk ia del të kontrollojë dhe sfera ndalet në duart e portierit.

45’+5’ Pelisitri rrëzohet në zonë pas një kontakti me Amartei. Por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë dhe nuk akordon penallti.

45’ Jepen 8 minuta shtesë.

45’ De Arraskaeta harkon në zonë një goditje dënimi nga e djathta, askush nuk ia del të devijojë në zonën e Ganës.

42’ Luftë e ashpër në këto minuta me përplasje të forta mes dy skuadrave që nuk kursejnë asgjë kundër njëra-tjetrës.

36’ Kudus tenton të rrezikojë portën me një gjuajtje të fortë ballore, sfera devijohet jashtë në goditje këndi.

32’ GOOOL URUGUAI! Përsëri është De Arraskaeta ai i cili shënon në portën e Ganës me një gjuajtje fluturimthi pas një aksioni të bukur.

26’ GOOOL URUGUAI! Shënon De Arraskaeta pasi portieri i Ganës kishte ndalur gjuajtjen e Suarez.

23’ E pabesueshme çfarë humb Nunjez pas një kundërsulmi në qendër! Sulmuesi kalon portierin por sheh topin të largohet nga Salisu para se të kalonte vijën fatale.

21’ Roshet pret penalltinë. A. Ajeu gjuan por gardiani i Uruguait gjen krahun duke shlyer gabimin e pak minutave më parë.

16’-18’ Xh. Ajeu godet në pozicion ballor, Roshet nuk grushton siç duhet dhe më pas rrëzon Kudus në zonë. Fillimisht gjyqtari bën shenjë për pozicion jashtë loje por pastaj ftohet nga VAR të shohë episodin në fjalë. Në fund ai jep penallti për Ganën pasi nuk kishte pozicion të parregullt gjatë aksionit.

12’ Nunjez niset drejt zonës me një sulm të shpejtë në qendër, por në momentin vendimtar ai ndalet nga mbrojtësit e Ganës të cilët i heqin topin nga këmbët.

8’ Pellistri hyn në zonë dhe arrin të pasojë në qendër, por asnjë nga shokët e skuadrës nuk ndjek aksionin.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

gana

3291d207-68a1-44e7-9378-3adc03552627

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"