VIDEO/ Mesi dhe Alvarez janë të pakapshëm, Argjentina kalon pa probleme Kroacinë dhe shkon në finalen e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2022 | 0:09

VIDEO/ Mesi dhe Alvarez janë të pakapshëm, Argjentina kalon pa probleme Kroacinë dhe shkon në finalen e Botërorit

Argjentina është finalistja e parë e Botërorit 2022. Skuadra e drejtuar nga Lionel Skaloni, e udhëhequr nga Mesi në një formë të jashtëzakonshme, ka mundur me shifrat 3-0 Kroacinë dhe pret tashmë të mësojë se kë do t’i rezervojë sfida tjetër si kundërshtar në finalen e 18 dhjetorit.  

asdsadsdasdasdadsa

Në një ndeshje që nisi me ritëm të ulët dhe me kroatët në kontroll, Argjentina përfitoi nga gabimi i parë në qendër të mbrojtjes së ballkanasve duke fituar penallti me Alvarez. Mesi shënoi  nga pika e bardhë dhe ia bëri shumë më të thjeshtë skuadrës së tij vijimin e ndeshjes pasi detyroi Kroacinë të sulmonte dhe e goditi me kundërsulme. Kështu erdhi goli i dytë, me protagonist Alvarez i cili këtë herë çoi vetë topin në rrjetë.

Kroatët nuk ia dolën të reagonin në pjesën e dytë të ndeshjes, edhe pse Daliç bëri disa zëvendësime në rreshtimin e të tijve. Nga një tjetër aksion i krijuar nga Mesi erdhi edhe goli i tretë, përsëri me protagonist Alvarez, duke i vendosur vulën kualifikimit të skuadrës amerikano-latinë në finale, ku kthehet pas 8 vitesh.

PËR KALENDARIN E KATAR 2022 KLIKONI KËTU.

ARGJENTINË-KROACI 3-0
34′ (p) Mesi, 39′, 69′ Alvarez

WhatsApp Image 2022-12-13 at 10.08.17 PM

NGJARJET KRYESORE:

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren e Argjentinës me shifrat 3-0.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Majer tenton nga jashtë zonës, topi përfundon në duart e Martinez.

88’ Mek Alister dhe Molina lënë fushën e lojës, teksa aktivizohen Korrea dhe Fojth.

85’ Goditje nga këndi që harkohet nga e djathta e sulmit në zonë nga Majer, Perisiç me kokë çon sferën në shtyllën e dytë, por Lovren nuk arrin të shtyjë sferën në rrjetë. (VIDEO)

83’ Dibala pason për Mek Alister dhe ky i fundit gjuan fluturimthi, por nuk gjen katërkëndorin e Livakoviç.

81’ Modriç lë fushën e lojës, me Majer i cili merr vendin e tij.

78’ Orsiç nga e majta shfaqet në pozicion goditje në zonë, por nuk ia del të harkojë në kuadrat sferën. (VIDEO)

74’ De Pol dhe Alvarez i lënë vendin në fushë Palacios dhe Dibala.

73’ Goditje dënimi ballore për Kroacinë, Perisiç provon por gjuajtja ndalet nga Martinez.

72’ Livaja merr vendin e Kramariç në radhët e Kroacisë.

69’ GOOOL ARGJENTINA! Vjen goli i tretë pas një aksioni fantastik të Mesit nga e djathta që driblon këdo që i del para dhe pastaj pason për Alvarez i cili çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

63’ Goditje dënimi e Kroacisë, Modriç harkon në zonë ku Martinez dhe prapavija e argjentinasve largon me shumë vështirësi. (VIDEO)

62’ Paredes lë fushën e lojës te Argjentina, duke i bërë vend Lautaro Martinez.

58’ Mesi provon një kombinim dhe hyn në zonë nga e majta, gjuajtja e tij ndalet nga Livakoviç i cili shpëton portën. (VIDEO)

56’ Kundërzbritje e shpejtë e Alvarez nga e majta, ai fton Fernandez në zonë por ky i fundit ndalet nga Gvardiol. (VIDEO)

32’ Presing i lartë i kroatëve të cilët tentojnë të harkojnë në zonë por pa gjetur emrat e sulmit, të rrethuar nga shumë fanella të argjentinasve.

50’ Petkoviç merr vendin e Brozoviç në fushën e lojës.

47’ Goditje dënimi e Modriç nga e djathta, topi harkohet në zonë por Martinez del dhe kontrollon me qetësi.

46’ Sosa dhe Pasaliç lënë fushën e lojës në fillimin e pjesës së dytë teksa Orsiç dhe Vlasiç marrin vendin e tyre.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Argjentinës.

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

45’ Modriç provon me të djathtën e tij, gjen Otamendin i cili bllokon topin.

42’ Goditje këndi e harkuar nga Mesi, Mek Alister gjuan me kokë por këtë herë Livakoviç devijon siç duhet duke çuar sferën jashtë katërkëndorit të tij. (VIDEO)

39’ GOOOL ARGJENTINA! Kundërsulm i shpejtë argjentinas pas një goditje këndi e kroatëve, topi shkon në anën tjetër ku Alvarez hyn në zonë dhe ia del të devijojë topin duke mposhtur përsëri Livakoviç. (VIDEO)

34’ GOOOL ARGJENTINA! Shënon Mesi me penallti. (VIDEO)

33’ Ndëshkohen me të verdhë portieri i kroatëve por edhe Kovaçiç për protesta.

32’ Penallti për Argjentinën! Gabim në rreshtim i mbrojtjes së Kroacisë dhe Livakoviç ndal në mënyrë të parregullt Alvarez. Gjyqtari nuk ka dyshime dhe bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

27’ Goditje dënimi e Modriç, i cili harkon në zonë por mbrojtja argjentinase largon rrezikun dhe nis një kundërsulm të shpejtë. Është vetë Modriç i cili kthehet deri në zonë e vet për të shmangur rrezikun nga Alvarez.

25’ Gjuajtje e fortë e Fernandez nga distanca, Livakoviç grushton sferën në të majtë të tij. (VIDEO)

22’ Mesi gabon kontrollin e topit në zonën kundërshtare dhe sfera shkon në fundore, duke shpërdoruar një mundësi për të krijuar diçka të rrezikshme.

19’ Radha e Sosa të tentojë harkimin në zonë nga e majta, mbrojtja e ka të thjeshtë të kontrollojë përsëri gjithçka.

15’ Një harkim i Juranoviç i devijuar në këndore dhe ekzekutimi i kësaj goditje nga kroatët krijojnë pak panik në zonën e argjentinasve, por Lovfen në fund gjuan jashtë me kokë.

12’ Dominim në mbajtjen e topit i kroatëve në minutat e parë me Argjentinën që rrallëherë ka qenë në gjendje të ketë sferën në kontroll për të krijuar diçka të rrezikshme.

7’ Duket se kjo do të jetë taktika e kroatëve në këtë sfidë, pasi edhe Juranoviç provon të hedhë një top në zonë, por përsëri pa gjetur sulmuesin.

5’ Perisiç mundohet të harkojë në zonë për Kramariç, por Maritnez del dhe kontrollon sferën.

1’ Nis dueli i parë i gjysmëfinaleve.

FORMACIONET ZYRTARE

ddddddddd

 

WhatsApp Image 2022-12-12 at 8.53.22 AM

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"