VIDEO/ Meksika mund Arabinë Saudite por e pëson me golavarazh, dy skuadrat i japin lamtumirën Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2022 | 22:00

VIDEO/ Meksika mund Arabinë Saudite por e pëson me golavarazh, dy skuadrat i japin lamtumirën Botërorit

Meksika ka gjetur fitoren e parë të këtij Botërori duke mundur Arabinë Saudite, por ajo ishte edhe e fundit për skuadrën e drejtuar nga “Tata” Martino, pasi golavarazhi e nxori të tretë në grup sepse fitoi vetëm me shifrat 2-1.

Saudi-Arabia-vs-Mexico-Preview

Meksikanëve u duhej një fitore e thellë për të qenë të sigurt për kualifikimin e tyre dhe tentuan në pjesën e parë ne çdo mënyrë që të gjenin rrjetën e portës saudite, pasi skuadra e Renard nuk dukej se kishte më freskinë e ndeshjeve të para për të tentuar një tjetër mrekulli.

Dy golat në fillimin e pjesës së dytë i dhanë zemër Meksikës, e cila ishte e ndërgjegjshme se varej edhe nga golavarazhi i polakëve. Lozano dhe Çavez provuan në çdo mënyrë të gjenin rrjetën në minutat e mbetura të sfidës, me gjuajtjet drejt portës saudite që nuk u ndalën deri në fund. Por ishte Al Dousari ai i cili shënoi në shtesë, duke shuar ëndrrat e meksikanëve për një kualifikim të mundshëm të tyre.

PËR RENDITJET DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

ARABI SAUDITE-MEKSIKË 1-2
90’+6′ Al Dousari / 48′ Martin, 53′ Çavez

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me shifrat 2-1 për Meksikën. 

90’+5’ GOOOL ARABIA SAUDITE! Al Dousari finalizon një aksion të shkëlqyer në qendër duke shënuar golin e nderit të përfaqësueses së tij, teksa nxjerr jashtë Botërorit Meksikën.

90’+2’ Çavez gjuan një tjetër goditje dënimi, Al Ouais grushton dhe shpëton portën nga goli i radhës.

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

87’ Meksika gjen golin përsëri me Antuna, por edhe një herë sheh t’i anulohet për pozicion jashtë loje.

82’ Tre gjuajtje radhazi drejt portës së Arabisë Saudite, portieri dhe mbrojtësit shpëtojnë katërkëndorin me ndërhyrje vendimtare.

73’ Çavez ekzekuton përsëri një goditje dënimi të rrufeshme, por Al Ouais këtë herë gjen krahun dhe grushton.

70’ Martin shfaqet i vetëm para portës dhe gjuan fluturimthi, por çon topin mbi traversën e portës kundërshtare.

66’ Al Ouais shpëton portën nga një gol i sigurt teksa pret një gjuajtje të befasishme të Lozanos nga jashtë zonës.

56’ Lozano dërgon përsëri topin në rrjetë pas një aksioni të shpejtë në qendër, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

53’ GOOOL MEKSIKA! Çavez dyfishon shifrat me një goditje dënimi perfekte.

48’ GOOOL MEKSIKA! Martin përfiton nga një goditje këndi për të çuar sferën në rrjetë.

45’+5’ Al Ganam nga e djathta harkon në zonë për Al Birakan i cili gjuan me kokë, por nuk çon sferën në portë.

45’+6’ Mbyllet pjesa e parë pa gola.

45’+4’ Gajardo bën një ndërhyrje vendimtare duke i hequr topin Al Birakan i cili po nisej drejt portës.

45’ Jepen 6 minuta shtesë.

41’ Meksika sulmon furishëm dhe shkon në tentativën drejt portës përsëri me Pineda, por edhe këtë herë gjuajtja e tij devijohet në goditje këndi.

37’ Al Bolahi detyrohet të largohet nga fusha e lojës i dëmtuar, duke i bërë vend Sharahilit në radhët e Arabisë Saudite.

34’ Meksika është ajo që ka kontrollin e lojës në këto minuta, duke kërkuar me çdo kusht golin përballë skuadrës arabe.

25’ Pineda hyn në zonë dhe gjuan, por gjen përgjigjen e Al Ouais.

20’ Alvarez nis një top të gjatë në zonë drejt Lozanos i cili nuk arrin të devijojë sferën para portës.

13’ Kano ekzekuton një goditje dënimi ballore, topi shkon jo shumë lart mbi traversën e Oçoas.

8’ Tenton edhe Kano me një gjuajtje të rrufeshme drejt portës meksikane, pa gjetur katërkëndorin.

4’ Vega ka një mundësi të mirë për të rrezikuar por sulmi i tij i shpejtë ndalet nga Al Ouais.

3’ Al-Shehiri provon nga ana tjetër me një gjuajtje të fortë që përfundon në duart e Oçoa.

2’ Çavez gjuan nga jashtë zonës, por nuk gjen portën.

1’ Nis dueli mes dy skuadrave.

FORMACIONET ZYRTARE

sbsbsbaa

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"