VIDEO/ Mbrëmje dramatike! Triumfi ndaj Kosta Rikës nuk mjafton, Gjermania eliminohet nga Kupa e Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2022 | 0:08

VIDEO/ Mbrëmje dramatike! Triumfi ndaj Kosta Rikës nuk mjafton, Gjermania eliminohet nga Kupa e Botës

Mbrëmje dramatike për Gjermaninë! Pavarësisht triumfit 2-4 ndaj Kosta Rikës, “Pancerat” e Hansi Flik janë eliminuar, pas triumfit të Japonisë ndaj Spanjës me rezultatin 1-2, teksa gjermanët e mbyllën grupin në vendin e tretë.

Tejeda

Gjermanisë i duhej një fitore me goleadë ndaj Kosta Rikës, për të lënë pas Spanjën, por nuk ia arriti, duke mbyllur këtu aventurë në Kupën e Botës.

“Pancerat” fituan 4-2 ndaj Kosta Rikës, në një ndeshje që dhuroi jo pak emocione. Gnabri zhbllokoi shifra në minutën e 10-të. Gjithsesi Kosta Rika përmbysi shifrat me Tejeda dhe Vargas në pjesën e dytë. Më pas Gjermania do të kundërpërgjigjej me tri gola të tjera. Haverc shënoi një dopietë personale teksa Fylkrug shënoi golin e fundit.

GJERMANIA

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

FT: KOSTA RIKË – GJERMANI 2-4

Tejeda 58′, Vargas 69′ / Gnabri 10′, Haverc 73′, 84′, Fylkrug 89′

KOMENTI LIVE:

90′ Akordohen 10 minuta shtesë!

89′ GOOOOOL GJERMANIA 2-4/ Shënon edhe Fylkrug, fillimisht gjyqtarja akordoi për pozicion jashtë loje, por më pas goli u konsiderua i rregullt. Sulmuesi i Verder Bremen, nuk fali pas asistit të Sane.

84′ GOOOOL GJERMANIA 2-3/ Kai Haverc bën heroin, sulmuesi i Çelsit realizon dopietë personale, teksa nuk fal brenda zonës pas asistit të Gnabrit.

76′ Navas bën heroin, duke i mohuar një gol të sigurt sulmuesit Fylkrug. Nuk i beson syve futbollisti i Verder Bremen. Spektakolar Navas!

73′ GOOOOL GJERMANIA 2-2/ Reagim i menjërshëm i “pancerave” që gjejnë golin e baraspeshës me Haverc.

70′ GOOOOOL KOSTA RIKA 2-1/ E pabesueshme, përmbyse Gjermania! “Pancerat” të shtangur! Realizon Vargas.

67′ Shtylla e tretë në harkun e 7 minutave, ishte sërish Musiala ai që shënjetroi shtyllën pingule!

66′ Dy zëvendësime te Gjermania, largohen Myler dhe Raum, në fushë Haverc dhe Gëce.

62′  Sërish shtyllë, kësaj here ishte Rudiger që te zona e vogël shumë pranë portës, ka prekur shtyllën e jashtme.

60′ Shtylla i thotë “jo” talentit Musiala. Të pafat gjermanët në këto momente.

58′ GOOOOOL KOSTA RIKA 1-1/ Shtangen gjermanët, Tejeda gjen golin e barazimit, teksa nuk fali brenda zonës, pas topit të devijuar nga Nojer.

55′ Zëvendësim te Gjermania, largohet Gyndohan, vendin e tij e merr sulmuesi Fylkrug.

51′ Moment i mirë për kostarikanët që provojnë të rrezikojnë në portën gjermane.

46′ Starton pjesa e dytë. Nga një zëvendësim për të dyja skuadrat. Te Kosta Rika largohet Salas për Aguilera, te Gjermania largohet Gorecka për Klosterman.

Mbyllet pjesa e parë!

42′ Dy qendërmbrojtësit e Gjermanisë bëjnë një gafë teksa i dhurojnë topinm futbollistit Fyler, që doli i vetëm përballë Nojerit, por pritja fantastike e portierit gjerman i mohoi golin Kosta Rikës.

39′ Krijohet sërish iluzioni i golit, me protagonist Gnabrin që provon me të brendshme brenda zonës, topi shkon ngjitur me shtyllën.

36′ Musiala nxitohet në momentin e fundit duke sfumuar një tjetër shans të artë. Gjuajtja e talentit gjerman shkon jashtë kuadratit.

27′ Provon të surprizojë Kosta Rika me Kempëll, por sulmuesi nuk koordinohet siç duhet brenda  zonës.

25′ Gjermania ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Kosta Rikës në kërkim të golit të dytë.

14′ Navas shndërrohet në një poligon qitje. Sulme të vazhdueshme të gjermanëve, kësaj here provon Gorecka me kokë, por portieri kostarikan, largon rrezikun në këndore.

10′ GOOOOL GJERMANIA 0-1/ Zhbllokohet sfida! Gnabri kalon në avantazh “pancerat”. Futbollisti nuk fal brenda zonës, duke gjuajtur saktë me kokë brenda zonës.

7′ Musiala dhuron show duke dribluar 5-6 lojtarë brenda zonës, por e tepron duke mos shënjestruar portën.

4′ Sërish rrezikshëm Gjermania, kësaj here ishte Gnabri që provoi, por ishte sërish Navas që e ndali. Dukshëm pozicion jashtë loje futbollisti i Bajernit.

2′ Gjermani jep sinjalin e parë me Musialën që provon me një gjuajtje nga distanca, por topi grushtohet nga portieri Navas.

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

dddddddddddddfsdfs

 

WhatsApp Image 2022-11-30 at 8.38.33 AM

PANORAMASPORT. AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"