VIDEO/ Mbape është i pandalshëm, Franca mund Danimarkën dhe është e para që kualifikohet më tej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 22:56

VIDEO/ Mbape është i pandalshëm, Franca mund Danimarkën dhe është e para që kualifikohet më tej

Dy gola të Kilian Mbape bënë që Franca të shkruante emrin si skuadra e parë që siguron biletën për në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2022. Francezët mundën 2-1 Danimarkën në një ndeshje shumë të luftuar dhe tani kanë sigurinë matematikore se do të jenë edhe të parët në grup.

sdfdfsdfdsf

Sfida ishte mjaft e bukur, me një dominim në fillim të “gjelave” të cilët krijuan raste të njëpasnjëshme dhe u përpoqën që të shënonin që në pjesën e parë. Por goli do të vinte vetëm në të dytën kur Teo Hernandez i dha një asist perfekt Mbape dhe ky i fundit nuk fali duke mposhtur Shmajkel.

Megjithatë reagimi i danezëve ishte i rrufeshëm dhe Kristiansen i dha barazimin ekipit të tij pas një goditje nga këndi. Danezët tentuan të shënonin edhe të dytin duke iu afruar ndjeshëm goli. Por ishte përsëri Mbape ai i cili bëri diferencën me golin e minutave të fundit duke siguruar fitoren 2-1 që kaloi Francën më tej në turne.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

FRANCË-DANIMARKË 2-1
61′, 86′ Mbape / 68′ Kristensen

WhatsApp Image 2022-11-26 at 7.05.13 PM

NGJARJET KRYESORE

90’+7′  Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Francës.

90′ Jepen 6 minuta shtesë.

86’ GOOOL FRANCA! Shënon Mbape pas një harkimi nga e djathta të cilin sulmuesi e shtyn në rrjetë.

81’ Përgjigjet menjëherë Breithuejt me një gjuajtje që “qeth” shtyllën e Loris.

80’ Rabio tenton golin spektakolar me një roveshatë nga e djathta, por nuk gjen katërkëndorin e Shmajkel.

73’ Loris shpëton Francën me një reagim të shkëlqyer ndaj Lindstrom duke mbajtur sferën larg katërkëndorit të tij.

68’ GOOOL DANIMARKA! Përgjigjen shpejt nordikët me Kristensen i cili me një gjuajtje me kokë vendos baraspeshën pas një goditje këndi.

61’ GOOOL FRANCA! Aksion kryevepër i dyshes Hernandez-Mbape me këtë të fundit që nuk gabon duke mposhtur Shamjkel, 1-0.

60’ Grizman merr mirë një top nga thellësia dhe gjuan, por duke gabuar tërësisht shënjestrën.

56’ Sulm i shpejtë i Mbape i cili merr topin në mesfushë dhe arrin në zonën kundërshtare, por gjuajtja e tij devijohet jashtë.

46’ Pjesa e dytë nis me Breithuejt në fushë në vend të Kornelius te Danimarka dhe me sulme të shpejta të skandinavëve të cilët tentojnë të gjejnë një gol me disa shpërthime radhazi drejt zonës së Loris.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë. 

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

40’ Dembele nga e djathta nis topin në zonë për Mbape, gjuajtja e këtij të fundit fluturon jashtë.

36’ Kornelius shpërdoron mundësinë e parë të mirë për ekipin e tij pas një kundërsulmi të shpejtë teksa gjuan jashtë nga e djathta.

34’ Shmajkel shpëton Francën me një devijim me këmbë ndaj gjuajtjes së Grizman nga e majta.

21’ Pas goditjes së dënimit, Dembele harkon në zonë ku Rabio gjuan me kokë, por gjen përgjigjen e Shmajkel.

20’ Kristensen ndëshkohet me të verdhë pasi ndal një sprint të Mbape. Francezët kërkojnë të kuq por kryesori nuk ndryshon mendje.

16′ Dominim i francezëve të cilët mundohen të gjejnë vazhdimisht Zhiru me harkime, por pa arritur të gjuajnë në portë.

9’ Harkim i Teo Hernandez nga e majta, Rabio e ul për Zhiru por ky i fundit nuk ia del të gjuajë në portë edhe pse pak hapa larg.

1’ Nis dueli në stadiumin “974”.

FORMACIONET ZYRTARE

fra dan

WhatsApp Image 2022-11-26 at 2.28.11 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"