VIDEO/ Laver Alla i fal kartonin e kuq Xheksonit, ja moviola e Teuta-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2021 | 12:41

VIDEO/ Laver Alla i fal kartonin e kuq Xheksonit, ja moviola e Teuta-Vllaznia

Teuta-Vllaznia u gjykua nga një treshe e përzier gjyqtarësh me kryesor Laver Allën. Rastet për moviolë nuk munguan në këtë takim, ku gjyqtari Alla mund të fajësohet për menaxhimin e kartonëve, pasi në një rast i fali kartonin e kuq mbrojtësit Xhekson të Teutës. Ja rastet për moviolë në takimin Teuta-Vllaznia:

VR 1

20’ Pretendime të shkodranëve për penallti, pasi, sipas tyre, gjuajtja e Adilit është ndalur me dorë nga Selmani në zonë. Gjyqtari Laver Alla bën shenjë që loja të vazhdojë. Vendim i drejtë, pasi nga përsëritjet doli se topi ishte ndalur në trupin e mbrojtësit dhe jo në dorë.

28’ Përsëri pretendime të shkodranëve për një prekje të topit me dorë të Ivanoviçit në zonë, por gjyqtari vazhdon lojën. Vendim i drejtë, pasi nga përsëritja u pa që nuk kishte kontakt të topit me dorë.

31’ Aralica në mesfushë ndërhyn gabimisht ndaj Dajës, ku me takat e ngritura godet këmbën e mesfushorit. Fillimisht gjyqtari Alla akordon karton të verdhë për sulmuesin e Vllaznisë, por gjyqtari thirret nga VAR-i dhe pasi e pa rastin, në minutën e 34-t Alla ndryshon vendim e me të drejtë heq kartonin e verdhë dhe akordon të kuq për Aralicën.

43’ Xhekson, gjatë një dyluftimi ajror me Gurishtën, godet me dorë kapitenin e Vllaznisë në fytyrë. Arbitri Alla akordon goditje dënimi për Vllazninë, por Xheksonin e fal, pasi meritonte të dilte me karton të kuq, pasi ishte ndëshkuar më herët me një verdhë. Në këtë rast mund të ishte edhe i kuq direkt, por minimalja ishte karton i verdhë, që do të ishte i dyti për mbrojtësin e Teutës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"