VIDEO/ Kukësi i jep fund “agjërimit” të tre pikëve, verilindorët mposhtin Dinamon në Kamëz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2022 | 15:42

VIDEO/ Kukësi i jep fund “agjërimit” të tre pikëve, verilindorët mposhtin Dinamon në Kamëz

Pas katër ndeshjesh, Kukësi ka arritur të fitojë, teksa verilindorët kanë mposhtur me rezultatin 0-2 Dinamon në Kamëz, të vlefshme për javën e 25-të në Kategorinë Superiore.

bandicam 2022-03-13 15-03-37-387

Loja nisi disi e ekuilibruar, por ndeshja u zhbllokua në minutën e 17′ nga një autogol i Indrit Prodanit, i cili devijoi topin nga një goditje e Milunoviç të grushtuar nga portieri Angelo Tafas dhe topi shkon i devijuar nga ish-lojtari i Kastriotit në fundin e rrjetës.

Goli i dytë u realizua nga Luka Milunoviç në minutën e 55′ pas një krosi në zonë dhe Milunoviç ishte i saktë duke e goditur me kokë topin dhe duke mposhtur portierin Simon Simoni.

Me këtë sukses, Kukësi mban vendin e tretë në kuotën e 42 pikëve, duke iu shkëputur Vllaznisë së vendit të katërt me +3 pikë.

Ndërsa Dinamo me këtë humbje mban vendin e 8 të renditjes në kuotën e 23 pikëve.

FT | DINAMO 0-2 KUKËSI

Prodani (AG) 17′, Milunoviç 55′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt, Juxhin Xhaja ka akorduar 4 minuta shtesë!

89′ Edis Maliqi ndëshkohet me kartonin e verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në dëm të Vitor Feizhaos.

87′ Skuadra verilindore kryen një tjetër zëvendësim ku largohet nga fusha e blertë Edison Ndreca për t’i bërë vend Kristi Markut.

84′ Zëvendësim te Kukësi, ku largohet golashënuesi i ekipit verilindor, Edi Basha për t’i bërë vend Alija Krniçit.

78′ Ka probleme sërish për portierin e Kukësit, Angelo Tafas, i cili ka marrë një goditje nga kundërshtari, por asgjë serioze dhe ngrihet në këmbë për të vijuar lojën.

73′ Dinamo kryen sërish lëvizje teksa largohen Stefen Çinedu dhe Ali Samake për t’i bërë vend Edis Maliqit dhe Arbër Mehmetllarit.

68′ Kukësi realizon golin e tretë me Feizhaon, por anësori e cilëson pozicion jashtë loje dhe ka ngritur flamurin lart.

65′ Jorgo Pëllumbi është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë pas një ndëryrje të gabuar në dëm të kundërshtarit.

63′ Momente tensioni në fushë teksa pati disa “shkëndija” mes Puntusit cdhe Sofranakut dhe arbitri kryesor, Kreshnik Cjapi nuk i ka falur dhe i ka ndëshkuar me kartonë të verdhë të dy lojtarët.

60′ Dinamo kryen lëvizjen e radhës teksa largohet kapiteni i bluve, Agim Ibraimi në vendin e Artur Rexhinaldos.

58′ Kukësi kryen zëvendësim teksa largohet Shqiprim Taipi për t’i bërë vend Artiom Puntusit.

55′ GOOOL KUKËSI 0-2! Verilindorët shënojnë të dytin me Luka Milunoviç, i cili mjaft bukur ka goditur topin me kokë pas një krosimi në zonë dhe e ka dërguar atë top në fundin e rrjetës.

46′ Dinamo e nis fraksionin e dytë me dy lëvizje teksa largohen Lansine Sidibe dhe autori i autogolit, Indrit Prodani për t’i bërë vend Sabien Lilajt dhe Denison.

46′ Nis pjesa e dytë! Blutë shkelmojnë topin e parë të 45 minutave të dyta.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt, Juxhin Xhaja ka akorduar 2 minuta shtesë!

44′ Edison Ndreca bëhet lojtari i parë i ndëshkuar i takimit me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Rimal Haxhiut.

40′ Loja është e ekuilibruar dhe e pozicionuar në mesfushë, teksa të dyja skuadrat po mundohen që të gjejnë hapësira për shënim.

31′ Probleme për portierin e Kukësit, Angelo Tafas, i cili ndjen dhimbje në kofshë. Por duket se gjithçka është në rregull dhe mund të vijojë lojën.

27′ Dinamo kërkon të “zgjohet” pas atij goli të pësuar, ku në disa raste radhazi po kërkojnë të jenë të rrezikshme në portën e mbrojtur nga Angelo Tafas.

17′ GOOOOL KUKËSI 0-1! Zhbllokohet sfida! Kukësi në avantazh pas një autogoli të Indrit Prodanit, i cili ka qenë i pafat pas një topi të devijuar. Aksioni i verilindorëve nisi pas një pasimi në zonë nga Edi Basha te Milunoviç teksa ky i fundit godet portën Simoni pret, por topi shkon te Prodani, i cili devijon topin duke e dërguar në portën e tij. 

13′ Dinamo kërkon të jetë e rrezikshme me Feizhaon nga krahu i majtë, por ky i fundit është në pozicion jashtë loje dhe asistenti ka ngritur flamurin lart.

10′ Deri tani asnjë rast i rrezikshëm nga të dyja skuadrat, duket sikur ekipet po studiojnë njëra-tjetrën këto minuta të para.

7′ Dëmtohet Sidibe, por nuk është se ka probleme serioze për të dhe rifutet sërish në fushën e blertë.

1′ Starton sfida! Kukësi shkelmon topin e parë të takimit.

Ora 13:50 – Gjithçka në rregull, ndeshja nis me 5 minuta vonesë!

275715132_5162432150462999_8450296556395321408_n

Ora 13:45 – Ndeshja nuk ka nisur ende për shkak të një problemi me rrjetat e dy portave respektive të dyja skuadrave.

FORMACIONET ZYRTARE –

DINAMO – Simoni, Siljanovski, Sofranak, Prodani, Samake, Sidibe, Demiri, Ibrahimi, Mihana, Haxhiu, Çinedu. Trajner: Bledar Devolli.

KUKËSI – Tafas, Ndreca, Bytyçi, Pëllumbi, Gligorov, De Lukas, Gj. Taipi, Sh. Taipi, Basha, Milunoviç, Fejzhao. Trajner: Diego Longo.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Kreshnik Cjapi (Fier)

Asistent i parë – Ilir Tartaraj (Fier)

Asistent i dytë – Ani Koçiaj (Tiranë)

Arbitër i katërt – Juxhin Xhaja (Tiranë)

VAR – Kridens Meta (Tiranë)

AVAR – Denis Rexha (Tiranë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"