VIDEO/ Kryevepër nga Kasemiro, Brazili mund Zvicrën dhe kalon në turin tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2022 | 0:01

VIDEO/ Kryevepër nga Kasemiro, Brazili mund Zvicrën dhe kalon në turin tjetër

Brazili është bërë skuadra e dytë pas Francës që ka siguruar biletën për në fazën me eliminim direkt të Botërorit 2022. “Seleçao” ka mundur me shifrat 1-0 Zvicrën dhe ka sigurinë matematike se do të jetë pjesë e eliminatoreve të Botërorit edhe pas fazës në grupe.

kasemiro

Ndeshja ka qenë shumë e ekuilibruar në pjesën e parë, me pak raste të rrezikshme të krijuara nga të dy ekipet që sot ishin të përqendruara më shumë që të mos pësonin, edhe Brazili i cili mbrohej me forca të shumta kur Zvicra qarkullonte sferën.

Në pjesën e dytë, Brazili ishte shumë më kërkues dhe krijoi disa mundësi të mira për të shënuar. Ai gjeti edhe rrjetën me anë të Vinicius, i cili ishte shumë i rrezikshëm në krahun e majtë sa herë binte në kontakt me topin, por VAR anuloi rrjetën e sulmuesit të Real Madrid.

Megjithatë, pak minuta para fundit të sfidës erdhi edhe goli i shumëpritur nga barzilanët, kur pas nëj kombinimi spektakolar mes Vinicius e Rodrigo, ky i fundit pasoi për Kasemiron i cili nuk u mendua dy herë për të dërguar një gjuajtje të fortë në rrjetën e zviceranëve.

Kaq i mjaftoi Brazilit, që siguroi një fitore të artë e cila i jep biletën për në turin tjetër të Botërorit 2022, për të bërë që skuadra e Tite tani të mendojë si të shfaqet më mirë në fazën me eliminim direkt. Kurse Zvicrës do t’i duhet që të diskutojë kualifikimin në duelin e fundit ndaj Serbisë.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

BRAZIL-ZVICËR 1-0
83′ Kasemiro

WhatsApp Image 2022-11-28 at 7.06.41 PM

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Brazilit.

90’+4’ Tani është Rodrigo i cili ka mundësinë të shënojë, por Akanzhi ndal edhe gjuajtjen e tij.

90’+2’ Kundërsulm i shpejtë i Vinicius, i cili kishte mundësinë edhe të pasonte te Rodrigo, por gabon gjithçka dhe i jep mundësinë Akanzhi që ta ndalë.

90′ Jepen 6 minuta shtesë.

87’ Gjuajtje e fortë e Rodrigos nga e majta, Somer përgjigjet duke devijuar sferën mbi traversë.

86’ Frai merr vendin e Vidmer në minutat e mbetura te Zvicra ndërsa Aleks Sandro i lë vendin Tejes.

83’ GOOOOL BRAZILI! Kasemiro gjen golin me një gjuajtje të befasishme brenda zonës që thyen ekuilibrin e kësaj sfide.

79’ Antoni harkon në zonë një goditje dënimi nga e djathta, Somer pret topin pa shumë vështirësi.

76’ Sou dhe Embolo i lënë vendin Ebisher dhe Seferoviç në radhët e Zvicrës.

73’ Riçarlison dhe Rafinja lënë fushën e lojës ndërsa aktivizohen Gabriel Zhezus dhe Antoni.

70’ Faulli i harkuar në zonë nuk sjell w rrezik pasi Akanzhi largon sferën.

69’ Vinicius  duket i frymëzuar në këto minuta dhe niset me shpejtësi drejt zonës në të majtën, por Akanzhi e ndal me një të shtyrë, duke i dhuruar një faull Brazilit.

64’ Brazili shënon! Vinicius merr një pasim të artë dhe pasi shmang një mbrojtës dërgon topin në rrjetë. Por vëzhgimi me VAR ttegon që ka pozicion jashstë loje gjatë aksionit dhe goli anulohet

58’ Fred lë fushën e lojës për Bruno Gimaraesh te Brazili. Zvicra ndërron Vargas e Rider për Stefen dhe Fernandes.

57’ Vinicius nga e majta jep një pasim thuajse perfekt me të jashtmen për Riccarlison, por ky i fundit nuk ia del të devijojë para portë së Zvicrës.

54’ Vargas gjen hapësirë për të gjuajtur nga e majta, sfera devijohet jashtë katërkëndorit.

53’ Vidmer sheh shumë hapësirë para tij dhe shpërthen në të djathtën, por pasimi në qëndër ndalet në mënyrë perfekte nga Markinjos e më pas mbrojtësit largojnë topin.

46’ Brazili e nis me zëvendësim pjesën e dytë, duke aktivizuar Rodrigo në vend të Paketa.

45’+1′ Mbyllet pa gola pjesa e parë. 

45’ Pas një tjetër goditje këndi, Somer grushton por sfera mbetet në zonë. Megjithatë, askush nga sulmuesit brazilianë nuk ia del të gjuajë në portë dhe mbrojtja largon rrezikun.

44’ Goditje këndi e brazilianëve, Tiago Silva gjuan me kokë por sfera devijohet jashtë.

39’ Vargas mundohet nga ana tjetër të bëjë gjithçka vete në zonën e Brazilit, por tentativa e tij nag e majta për të dalë para Allison bllokohet menjëherë nga dy mbrojtës të “seleçao”.

38’ Brazili mundohet që të gjejë edhe ai golin me harkime nga krahët, por Somer është i vëmendshëm ndaj një tjetër iniciative të Rafinjës nga e majta pas zhvillimit të një goditje nga këndi.

30’ Gjuajtje e fortë e Rafinjas nga distanca, por goditja është ballore dhe topi përfundon në duart e portierit zviceran.

27’ Harkim perfekt i Rafinja nga e djathta, Vinicius gjuan në shtyllën e dytë i vetëm, por gjen përgjigjen e Somer.

25’ Frojler mundohet të shpërthejë në zonë nga krahu i djathtë, por ai nuk ia del të driblojë Markinjos i cili e bllokon para se t’i afrohej portës së Allison.

18’ Më aktiv Brazili në këtë pjesë të lojës, duke kërkuar pasimet nga krahët, ku Paketa është ai që nis çdo aksion. Megjithatë, nuk ka ende gjuajtje drejt portës nga të dy ekipet.

12’ Aksion i shpejtë i Brazilit me Paketa i cili nis Riçarlison në të djathtën, por pasimi i këtij të fundit në qendër për Vinicius ndalet nga Vidmer.

9’ Në këto minuta është Zvicra që ka manovrën e lojës dhe mundohet që të qarkullojë sferën sa më gjatë për të mos i dhënë mundësi ofensivës së brazilianëve.

5’ Top në thellësi për Embolo, Allison del nga zona dhe largon sferën para sulmuesit.

3’ Fillon menjëherë ofensiva braziliane me “seleçaon” e cila fiton një goditje dënimi nga e majta me Vinicius, por askush nuk përfiton për të gjuajtur në zonë.

1’ Nis dueli mes dy skuadrave që kërkojnë tre pikët për të siguruar turin tjetër.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"