VIDEO/ Kryevepër bardheblu në derbi, Tirana shkërmoq Partizanin dhe shkon +9 nga kampionët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 0:12

VIDEO/ Kryevepër bardheblu në derbi, Tirana shkërmoq Partizanin dhe shkon +9 nga kampionët

Derbi i çmendur. Tirana ka shpartalluar kampionët në fuqi me rezultatin 5-1. Një triumf madhështor për skuadrën e Emanuel Egbosë.

tirana

Dopietat e Bathës dhe Muçit si dhe goli i autogoli i Idrizajt, i siguruan këtë fitore madhështore 24 herë kampionëve të vendit, ndërkohë që për të kuqtë e Adolfo Sormanit, braziliani Melo ishte shënuesi i vetëm në minutën e 2-të. Me triumfin e sotëm, bardheblutë e kanë thelluar diferencën në +9 nga kampionët në fuqi.

FT: TIRANA-PARTIZANI 5-1

Batha 16′ (p), 19′, Idrizaj 63′ (autogol), Muçi 82′, 90+1′ / Melo 2′ 

KOMENTI LIVE:

Përfundon sfida! 

90+1′ GOOOOOL TIRANA 5-1/ Shpartallohen kampionët. Ernst Muçi realizon një supergol nga goditja e dënimit, duke befasuar të gjithë. Një perlë e vërtetetë e talentit bardheblu. 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

88′ Barazohen forcat në fushën e lojës. Torasa ndëshkohet me karton të kuq, për ndërhyrje të gabuar me taka të ngritura lartë. I drejtë vendimi i Xhajës.

87′ Zëvendësim te Tirana, largohet Idi Batha, vendin e tij e zë Karabeci.

82′ GOOOOOOL TIRANA 4-1/ Kapitullon Partizani! Ernest Muçi shënon golin e katërt. Pas tentativës së Torasës, topi u ndal fillimisht nga portieri Alban Hoxha, teksa më pas shkoi te talenti Muçi, i cili nuk fali duke e dërguar në rrjetë. 

76′ Zëvendësim edhe te Tirana, largohet Majkëll Ngo, vendin e tij e zë Ernest Muçi.

73′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet Çinari, vendin e tij e zë talenti Tedi Cara.

70′ Melo provon të kërcënojë sërish portën e Ilion Likës, me një goditje të befasishme në hyrje të zonës, por tentativa e brazilianit shkon jashtë kuadratit.

63′ GOOOOOL TIRANA 3-1/ Goditje e rëndë për Partizanin. Idrizaj realizon një autogol të pabesueshëm, ku pas depërtimit të Ngo nga e djathta, mbrojtësi vlonjat e ka dërguar topin në trekëndëshin e portës së tij. 

60′ Mundësi shënimi për Tiranën. Batha kroson nga e majta për Kobina, i cili nuk arrin të devijojë me kokë nga brenda zonës.

58′ Zëvendësim te Partizani, Esat Mala rikthet të luaj me kampioni, pas një mungese disa të gjatë, duke zënë vendin e Ron Brojës.

57′ Partizani në sulm në kërkim të golit të barazimit. Pas një harkimi nga këndi, Lika nuk grushton siç duhet, teksa sfera shkon sërish në këndore.

56′ Zëvendësim te Tirana, larrgohet Kale i dëmtuar, vendin e tij e zë Sidibe.

54′ Broja ul topin bukur me gjoks, provon me një gjuajtje brenda zonës, por sfera devijohet dhe shkon në këndore.

50′ Iluzion goli në “Air Albania”. Kale harkon nga e majta për Kobina, i cili provon me një roveshatë, por nuk koordinohet siç duhet, topi shkon te Ngo, por gjyqtari sinjalizon pozicion jashtë loje. Gjuajtja e sulmuesit anglez u ndal në mënyrë mjeshtërore nga Alban Hoxha.

48′ Partizani e nis në sulm pjesën e dytë. Lika kontrollonj topin pas një harkimi nga e djathta.

46′ Starton pjesa e dytë. Nuk ka ndryshime.

Mbyllet pjesa e parë.

45+2′ Doka ndëshkohet me karton të verdhë, për faull ndaj Melos.

45+1′ Situatë e vështirë në zonën e Tiranës, Vangjeli fiton një duel mes vështirësish ndaj Bardhit.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

38′ Momente paniku në mbrojtjen e Tiranës, Partizani provon të barazojë shifrat me antë të goditjeve standarte, por Bardhi nuk arrin të përfitojë brenda zonës.

35′ Kobina dhuron spektakël nga e djathta, pas kombinimi me Ngonë, provon të shërbejë në qendër të zonës, por topi devijohet në këndore, e para për bardhelutë.

33′ Hoxhallari provon me një gjuajtje të befasishme nga jashtë zonës, por kontrollon gjithçka Alban Hoxha.

30′ Situatë e vështirë në zonën e Tiranës, Lika për pak sa nuk i dhuron një top në zonë futbollistëve të Partizanit. Vendimtare ndërhyrja e Vangjelit, që largon rrezikun.

29′ Minuta të mira për Partizanin, që kërcënon portën e Likës me Melon, por gjuajtja e brazilianit, devijohet në këndore.

27′ Provon Batha me një gjuajtje nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

26′ Shfaqet e rrezikshme skuadra e Partizanit, me Melon, i cili harkon një top të rrezikshëm për Çinarin, por kontrollon gjithçka, portieri Lika.

20’ Lëvizja e parë e trajnerit Sormani është aktivizimi i Bilalit në vend të  Braun për të rregulluar prapavijën.

19′ GOOOOOL TIRANA 2-1/ Batha shënon sërish nga pika e bardhë e penalltisë duke përmbysur rezultatin. Në festë bardheblutë. 

18′ Tjetër penallti për Tiranën, Telushi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kale, dhe gjyqtari Xhaja drejton për herë të dytë në pak minuta, pikën te 11-metërshi. 

16′ GOOOOOL TIRANA 1-1/ Batha realizon nga pika e bardhë e penalltisë. 

13′ Penallti për Tiranën. Pas një dyluftimi mes Bitrit dhe Torasës, për gjyqtarin Juxhin Xhaja nuk ka dyshime, 11 metërsh për bardheblutë dhe karton i kuq për Bitrin. Protestojnë futbollistët e kuq. 

10′ Pranë golit të dytë Partizani. Ilion Lika bën heroin, duke ndalur 2 herë tentativat e sulmuesit të kuq, i cili shpërdoron një mundësi të artë shënimi.

5′ Provon të kundërpërgjigjet Tirana, me Ngo, por mbrojtësit e Partizanit, janë të vendosur mirë dhe nuk lejojnë hapësira në prapavijë.

2′ GOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Fantastik braziliani Melo. Shpërthejnë në festë të kuqtë. Me një goditje fluturimthi nga jashtë zonës, futbollisti i Partizanit e dërgoi topin në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë shans Likës.  Goli i dedikohet Lorenc Trashit. 

1′ Start i çmendur, Partizani pretendon për 11-metërsh, në minutat e para, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Xhaja.

1′ Ka startuar supersfida! Atmosferë elektrizuese! Sfida fillon me 4 minuta vonesë, për shkak të spektaklit të tifozëve.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Lika, Hoxhallari, Doka, Muça, Vangjeli, Celhaka, Batha, Torasa, Kale, Kobina, Ngo.

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Bitri, Idrizaj, Hakaj, Telushi, Broja, Melo, Bardhi, Çinari, Braun.

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"