VIDEO/ Kroacia largon Brazilin nga Katari, Modriç me shokë janë snajperë tek penalltitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2022 | 0:02

VIDEO/ Kroacia largon Brazilin nga Katari, Modriç me shokë janë snajperë tek penalltitë

Kroaci ka bërë mrekullinë e radhës teksa ka eliminuar Brazilin nga Kupa e Botës. Dhe siç është bërë e zakonshme për ballkanasit, përsëri me penallti.

brazovic nejmar

Në një ndeshje që më shumë ishte një duel taktik, kroatët u munduan të mos lejonin Brazilin të dilte në lojën e vet, duke i kufizuar rastet para Livakoviç, i cili gjithsesi ishte shumë i vëmendshëm e ndali çdo tentativë drejt zonës së tij. Kështu, sfida shkoi në shtesa, ku të dy skuadrat gjetën nga një herë rrjetën. Brazili shënoi i pari por pastaj gaboi duke u tërhequr shumë dhe i dha mundësisë kroatëve të barazonin pak minuta para fundit, duke çuar ndeshjen në gjuajtjet e penalltive.

Aty, Livakoviç priti tentativën e Rodrigo, ndërsa Markinjos goditi shtyllën, ndërsa ballkanasit ishin perfektë në 4 tentativa, duke nxjerrë Brazilin jashtë Botërorit.

PËR KALENDARIN E KATAR 2022 KLIKONI KËTU.

KROACI 1-1 BRAZIL
117′ Petkoviç / 105’+1′ Nejmar

PENALLTITË 4-2

KROACI: Vlasiç+, Majer+, Modriç+, Orsiç+

BRAZIL: Rodrigo-. Kasemiro+, Pedro+. Markinjos-

WhatsApp Image 2022-12-09 at 6.56.47 PM

KOMENTI LIVE:

120’+2’ Mbyllen kohët shtesë me barazimin 1-1

120’+2’ Kasemiro ka mundësinë e artë të shënojë nga një pozicion i favorshëm, por ndalet përsëri nga Livakoviç.

120’ Jepen 2 minuta shtesë.

117’ GOOOL KROACIA! Kundërzbritje e shkëlqyer në krahun e majtë dhe pasimi në qendër gjen Petkoviç i cili gjuan, topi devijohet e përfundon në rrjetë.

114’ Orsiç merr vendin e Brozoviç në fushën e lojës.

113’ Aksione nga krahët dhe harkime në zonë, por kroatët nuk gjejnë hapësirën për të tentuar portën.

109’ Kroatët në sulm në këto minuta, në fushë edhe Budimir në vend të Sosa.

106’ Majer merr vendin e Kovaçiç te Kroacia. Ndërsa Tite aktivizon Fred dhe Aleks Sandro në vend të Paketa dhe Militao.

105’+4’ Mbyllet pjesa e parë shtesë me avantazhin 1-0 të Brazilit.

105’+1’ GOOOL BRAZILI! Shënon Nejmar pas një kombinimi spektakolar, duke mposhtur në fund Livakoviç.

105’ Jepet 1 minutë shtesë.

105’ Tentativë e dështuar e Danilos për të gjetur rrjetën nga jashtë zonës, gjuajtja e tij në krahun e majtë fluturon shumë lart në tribunë.

103’ Brozoviç ka një mundësi të artë për të tentuar portën pas një kundërsulmi të Petkoviç nga e majta, por gjuajtja e tij fluturon mbi traversë.

99’ Top i gjatë në zonë nga e majta i Rodrigos, askush nuk ia del të devijojë para portës.

96’ Presing i lartë i brazilianëve të cilët kanë mbyllur Kroacinë në zonën e vet dhe po mundohen në çdo mënyrë që të gjejnë hapësirën për të gjuajtur në portë.

92’ Goditje këndi për Brazilin me topin e harkuar i cili gjen Pedron, por devijimi i tij nuk është i duhuri dhe sfera përfundon jashtë.

91’ Rifillon sfida pa zëvendësime te dy ekipet.

90’+4’ Mbyllet pa fitues, duhen kohët shtesë për të përcaktuar kush kalon në gjysmëfinale.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

86’ Del me shumë forca para Brazili, tani është Militao i cili tenton në hyrje të zonës por sfera devijohet jashtë.

84′ Del nga loja edhe Riçarlison, për t’i bërë vend Pedro.

80’ Një harkim nga e djathta e sulmit të Brazilit në shtyllën e dytë kthehet te Paketa i cili gjuan në ecje e sipër, por Livakoviç është në pozicion.

77’ Markinjos ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Modriç.

76’ Sulm i shpejtë i Brazilit, Nejmar është përsëri përballë Livakoviç por dërgon topin jashtë.

73’ Antoni rrëzohet në kufijtë e zonës teksa tenton të driblojë Perisiç, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë duke mos rënë pre e simulimit të brazilianit.

72’ Kramariç dhe Pasaliç i lënë vendin Vlasiç dhe Petkoviç në radhët e Kroacisë.

68’ Kasemiro ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Kramariç.

66’ Paketa përfiton nga një përplasje në zonë për të dalë para Livakoviç, por gjuajtja e tij bllokohet përsëri nga portieri i kroatëve.

64’ Rodrigo i merr vendin në fushë Vinicius në radhët e Brazilit.

60′ Shumë ndryshime krahësh sa i përket mbajtjes së topit, por duket se Brazili ka një marsh më shumë, edhe pse nuk arrin të krijojë raste shumë të rrezikshme.

56’ Në fushë Antoni për Rafinja, me Brazilin i cili kërkon më shumë shpërthime në krahun e djathtë.

54’ Aksion perfekt i Brazilit me Nejmar i cili shfaqet në zonë, por gjuajtja e tij gjen përgjigjen e Livakoviç.

53’ Perisiç hedh një top interesant nga e majta në shtyllën e dytë, por askush nuk ia del të devijojë para portës.

51’ Brazili është shumë më aktiv në startin e pjesës së dytë teksa duket se kërkon një gol për të bërë më të thjeshtë ndeshjen.

47’ Dy mundësi radhazi të Brazilit për të shënuar dhe Livakoviç bën mrekullinë duke ndalur gjuajtjet drejt portës së tij. Në rastin e dytë ka në prekje topi me dorë të Juranoviç, por VAR sinjalizon se ka një pozicion jashtë loje më parë.

46′ Asnjë ndryshim në pushimin mes pjesëve, rifillon sfida.

45’-1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

43’ Brozoviç mundohet të nisë Perisiç në zonë, por Tiago Silva mbyll gjithçka në fundore duke i pasuar sferën Militaos.

42’ Goditje dënimi direkte nga e majta, Nejmar tenton të befasojë Livakoviç por ky i fundit kontrollon sferën edhe pas një devijimi në mur.

37’ Brozoviç provon të zgjidhë gjithçka vetë me një sllallom mes mesfushorëve brazilianë, por ai ndalet në hyrje të zonës dhe humb topin i cili shkon në fundore.

34’ Riçarlison mundohet në dy raste të hyjë i vetëm në zonë, mbrojtja nuk i lejon asnjë hapësirë që të tentojë portën e Livakoviç.

30’ Ndëshkohet me të verdhë edhe Brozoviç pas një faulli ndaj Nejmar.

30’ Perisiç tenton të gjejë portën nga ana tjetër, duke mos gjetur katërkëndorin me tentativën nga e majta.

29’ Brazili provon të gjejë diçka me goditje dënimi, Nejmar harkon në zonë nga e majta por mbrojtja e Kroacisë është e vëmendshme dhe nuk lejon asnjë hapësirë.

25’ Danilo ndëshkohet me karton të verdhë pasi çon takën lart dhe godet Juranoviç i cili po nisej me shpejtësi në të djathtën.

21’ Vinicius tenton portën me një aksion në qendër, por topi ndalet nga një mbrojtës. Pastaj është Nejmar i cili provon të zgjidhë gjithçka individualisht, por Livakoviç është në pozicion.

16’ Shumë lojë në mesfushë, por të dy skuadrave u mungon në këto momente pasimi i fundit për të krijuar rrezikshmëri para portës.

12’ Shpërthimi i Juranoviç në krahun e djathtë gjen në zonë Perisiç, por ky i fundit nuk ia del të devijojë siç duhet para portës.

8’ Brazili ka kontrollin e lojës në këto minuta të para, por deri tani aksionet nga krahët kanë prodhuar pak lëvizje të rrezikshme.

4’ Tenton Vinicius nga e majta, por Livakoviç është në pozicion.

1′ Starton sfdia!

FORMACIONET ZYRTARE:

02321

KROACIA: Livakoviç, Juranoviç, Lovren, Gvardiol, Sosa, Brozoviç, Kovaçiç, Modriç, Pasaliç, Perisiç, Kramariç.

Trajner: Z. Daliç

BRAZILI: Alison, Militao, Marinios, Tiago Silva, Danilo, Kasemiro, Paketa, Nejmar, Rafinja, Vinisius, Riçarlison.

Trajner: Tite

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"