VIDEO/ Katër gola, penallti, i kuq dhe protesta. Partizani gjen fitoren dhe vendin e dytë ndaj Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 0:07

VIDEO/ Katër gola, penallti, i kuq dhe protesta. Partizani gjen fitoren dhe vendin e dytë ndaj Erzenit

Partizani ka siguruar tre pikë shumë të rëndësishme në transfertë përballë Erzenit, pasi ka siguruar fitoren e dytë radhazi në kampionat për t’u kthyer edhe një herë në vendin e dytë në klasifikim përkrah Vllaznisë.

erzeni partizani

Të kuqtë vuajtën në fillimin e duelit, por më pas një penallti e kontestuar nga vendasit u dha mundësinë të kalonin në avantazh me Carën. Goli i Mba dyfishoi shifrat pak më vonë, teksa të kuqtë ishin në kontroll të plotë të ndeshjes me këtë avantazh të dyfishtë.

Miqtë reaguan në pjesën e dytë duke kërkuar të hapnin lojën dhe u orientuan plotësisht drejt sulmit kur Preka doli me karton të kuq. Por kundërsulmet e shpejta sollën golat e Atanaskoskit dhe Bintsuka për Partizanin që vulosi këtë fitore me goleadë, për të marrë tre pikë të rëndësishme për moralin pas eliminimit nga Kupa.

ERZENI-PARTIZANI 0-4
17′ (p) Cara, 31′ Mba, 84′ Atanaskoski, 97′ Bintsuka

NGJARJET KRYESORE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-0 të Partizanit.

90′ Jepen 3 minuta shtesë.

87’ GOOOL PARTIZANI! Top në thellësi i Maget për Bintsuka i cili mposht Hasanbelli the thellon rezultatin. (VIDEO)

84’ GOOOL PARTIZANI! Krosim i gjatë nga e djathta i Hadrojt, sfera shkon te Atanaskoski i cili gjuan dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

83’ Migone nga e djathta pason për Ademin, gjuajtja e këtij të fundit në qendër është e lehtë dhe kontrollohet nga Hoxha (VIDEO)

80’ Mba i lë vendin në fushë Sembene në radhët e Partizanit.

80’ Kahrimanoviç ka hapësirën të gjuajë, por e majta e tij nuk përfundon në katërkëndorin e të kuqve.

77’ Partizani mbetet me 10 lojtarë pasi Preka largohet me karton të kuq, për një ndalesë që i bëri Blazeviç i cili e kishte shmangur dhe po shkonte drejt portës. (VIDEO)

75’ Tjetër zbritje e shpejtë e të kuqve, me Bintsuka i cili nis Taipin në të majtën. Ky  fundit shmang portierin, por gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës. (VIDEO)

73’ Kundërsulm i shpejtë i të kuqve me Taipin nga e majta, pasimi i tij në anën tjetër nuk finalizohet nga Mba.

69’ Hadroj nga e djathta pason në qendër për Bintsuka i cili gjuan me portën thuajse të boshatisur, por sfera ndalet nga shtylla. (VIDEO)

69’ Mihana i bën vend Ademit në radhët e Erzenit.

68’ Migone nga e djathta shmang një kundërshtar dhe gjuan, pa gjetur portën e Hoxhës.

67’ Bintsuka, Mikuliç dhe Ismaili marrin vendet e Carës, Vilës dhe Muratajt në radhët e Partizanit.

65’ Një pasim nga e djathta shkon në qendër drejt Mihanës i cili nuk e arrin, por rrëzohet pas kontaktit me Hadrojn. Protesta të vendasve, Barjamaj vazhdon lojën. (VIDEO)

58’ Blazeviç merr vendin e Kadriut të dëmtuar në radhët e Erzenit.

55’ Buxhelaj ka probleme muskulore dhe kërkon zëvendësim, duke i lënë vendin në fushë Atanaskoskit.

52’ Një top në thellësi kontrollohet mirë nga dyshja Preka-Hoxha, edhe pse shijakasit protestojnë duke kërkuar faull për kthim mbrapa të sferës nga mbrojtësi. (VIDEO)

50’ Vendasit kanë kontrollin e lojës në këto minuta, me një start agresiv në kërkim të golit për të hapur ndeshjen.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim, pasi Marzuk merr vendin e Zekës në radhët e vendasve.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 2-0 për Partizanin.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Harkim në zonën e të kuqve, Kacbufi me kokë ul topin e pastaj Atanda gjuan por Hoxha përsëri është i pakalueshëm. (VIDEO)

38’ Protesta të terja të vendasve pasi Kadriu rrëzohet në zonë pas një shtyrje të Hadrojt, Barjamaj bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

36’ Kahrimanoviç ul topin me kokë në zonë për Mihanën i cili nga pak hapa larg portës gjuan por ndalet nga Hoxha i cili mbërthen sferën. (VIDEO)

31’ GOOOL PARTIZANI! Të kuqtë fitojnë topin pranë zonës dhe Mba shërbehet mirë nga Buxhelaj për të dalë para Hasanbelli e çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)

29’ Kahrimanoviç provon të hyjë në zonë nga e majta dhe rrëzohet pas një kontakti, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

27’ Pas një goditje nga këndi, Taipi merr topin nga e djathta dhe shkon deri në krahun tjetër të zonës duke kërkuar një korridor për gjuajtjen, e cila në fund është shumë e gabuar dhe shkon jashtë.

23’ Mundësi e dyfishtë e Partizanit për të shënuar, kur Hasnbelli largon topin duke e çuar në këmbët e Maget. Ky i fundit gjuan por gjen përgjigjen e Atandës në vijën fatale. Më pas është Vila i cili gjuan dhe gjen përgjigjen e portierit. (VIDEO)

17’ GOOOL PARTIZANI! Cara shënon nga pika e bardhë. (VIDEO)

15’ Penallti për Partizanin! Asani mundohet të largojë topin por ndërkohë godet edhe Hadrojn me gju në fytyre, Gjyqtari Barjamaj nuk ka dyshime dhe bën shenjë nga pika e bardhë mes protestave, teksa i jep edhe të verdhë Asanit. (VIDEO)

8’ Aksion i shpejtë i shijakasve, Kadriu fillimisht e më pas Mihana nuk ia dalin të çojnë sferën në rrjetë duke krijuar raste shumë të rrezikshme para portës së kuqe. (VIDEO)

5’ Goditje dënimi e harkuar në zonë nga Asani, Kahrimanoviç devijon në zonë por shumë lehtë duke mos shqetësuar Hoxhën. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Rrogozhinë.

FORMACIONET ZYRTARE

ERZENI: Hasanbelli, Kacbufi, Atanda, Asani, Alba, Migone, Kadriu, Maliqi, Kahrimanoviç, Mihana, Zeka.
Trajner: A. Deliallisi

PARTIZANI: Hoxha, Preka, Sota, Hadroj, Buxhelaj, Vila, Maget, Murataj, Taipi, Cara, Mba.
Trajner: O. Shehi

WhatsApp Image 2024-03-10 at 1.47.17 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"