VIDEO/ Ish-i Lorenco Vila “zhyt” Teutën, Dinamo e mbyll vitin me fitore dhe futet sërish në garë për “Final 4”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2023 | 23:58

VIDEO/ Ish-i Lorenco Vila “zhyt” Teutën, Dinamo e mbyll vitin me fitore dhe futet sërish në garë për “Final 4”

Dinamo është rikthyer te fitorja në kampionat pas dy humbjesh radhazi, kësaj radhe duke mposhtur në “Niko Dovana” Teutën, e vlefshme për javën e fundit të fazës së dytë të kampionatit.

bandicam 2023-12-22 17-42-59-963

Sfida nisi mjaft mirë për të dyja skuadrat, të cilat provuan shumë herë para porte, por me blutë që gjetën avantazhin falë ish-it Lorenco Vila në minutën e 13’.

Reagimi i durrsakëve nuk mungoi, të cilët provuan shpesh përpara porte, teksa barazimi erdhi vetëm në minutën e 35’ nga Daci.

Gjithsesi barazimi nuk zgjati më shumë se 8 minuta, pasi ishte sërish Vila i cili gjeti golin e dytë për blutë dhe të dytin personal.

Pjesa e dytë pati gjithashtu shumë raste nga të dyja ekipet, me durrsakët që e gjetën golin vetëm në fund, por që ishte VAR-i që e anuloi për një pozicion të parregullt.

Kështu Dinamo e mbyll vitin me një fitore të rëndësishme, duke u ngjitur momentalisht në vendin e 5-të të renditjes me 22 pikë dhe duke u futur sërish në garë për një vend në “Final 4”. Nga ana tjetër, Teuta vazhdon të jetë në krizë totale, duke qëndruar në fund të tabelës me 16 pikë.

REZULTATI:

TEUTA 1-2 DINAMO

Daci 35′ / L. Vila 13′, 43′

NGJARJET KRYESORE:

90+7′ Mbyllet sfida me fitoren e Dinamos 1-2!

90+2′ Vjen vendimi nga VAR-i. Pozicion i parregullt, anulohet goli i Filit.

90+1′ Fili lëviz bukur në hyrje të zonës dhe godet me të djathtën duke e çuar topin në cepin e rrjetës. Pritet vendimi nga VAR-i për një pozicion të parregullt. (VIDEO)

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Denison tërheq nga fanella Dajën dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

79′ Sali ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë të lojës.

77′ Zëvendësim te Dinamo. Largohet Andoni dhe në vendin e tij futet Gudiabi.

74′ Kundërsulm i bluve, me Denison që del i vetëm përballë portierit dhe godet me të majtën, por topi devijohet nga Dema dhe shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

73′ Gjinollari provon me një gjuajtje nga distanca, e cila devijohet dhe shkon jashtë kuadratit.

71′ Demirçani rrëzohet në zonë dhe durrsakët protestojn për penallti, por arbitri lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

69′ Zëvendësim te Dinamo. Largohet Vila dhe në vendin e tij futet Tusha.

69′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Arifi dhe në vendin e tij futet Demirçani.

68′ Marku provon me një gjuajtje brenda zonës, por tentativa e tij ndalet nga portieri Dema.

65′ Vila pengohet në zonë dhe pretendon për një kontakt me Dajën, por arbitri lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

62′ Daci merr një top në zonë dhe godet me të majtën, me tentativën e toj që devijohet dhe shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

54′ Boço lë një top për Dacin, i cili godet me të djathtën dhe e çon jashtë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ GOOOL DINAMO 1-2/ Topi shkon sërish te këmbët e Vilës, me këtë të fundit që godet dhe topi që devijohet e më pas shkon drejt rrjetës. (VIDEO)

39′ Allmuça provon me një gjuajtje potente nga distanca, e cila shkon mbi kuadrat.

35′ GOOOL TEUTA 1-1/ Peposhi hedh një krosim drejt zonës dhe Daci e dërgon në rrjetë. (VIDEO)

29′ Fili lëviz bukur në zonë dhe pason për Dacin, me këtë të fundit që nuk godet siç duhet për ta çuar topin në rrjetë. (VIDEO)

27′ Daci lëviz bukur dhe godet me të djathtën nga distanca, me topin që shkon shumë pranë portës.

19′ Daci godet pas një krosimi në zonë, por Sali arrin sërish ta ndalë topin.

18′ Andoni shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

16′ Fili godet pas një aksioni fantastik nga durrsakët, me topin që shkon në duart e Salit.

13′ GOOOL DINAMO 0-1/ Topi nuk largohet siç duhet dhe Vila e kontrollon në zonë, i cili godet me të djathtën dhe e çon në rrjetë. (VIDEO)

7′ Daci del i vetëm përballë Salit, por nuk godet siç duhet duke ja dhënë topin në dorë portierit kundërshtar. (VIDEO)

1′ Starton sfida në “Niko Dovana”!

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Gjinollari, Daja, Boçi, Arifi, Peposhi, Fili, Daci.

Trajner: Edi Martini

DINAMO: Sali, Marku, Behiratçe, Mija, Allmuça, Andoni, Smaçi, Lorran, Zabërgja, L. Vila, Denison.

Trajner: Dritan Mehmeti

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"