VIDEO/ I harruar nga Silvinjo, Çekiçi “trondit” Gallatasarain pas 14 fitoresh radhazi dhe bën të pavlefshëm golin e Rashicës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2023 | 20:13

VIDEO/ I harruar nga Silvinjo, Çekiçi “trondit” Gallatasarain pas 14 fitoresh radhazi dhe bën të pavlefshëm golin e Rashicës

Mesfushori Endri Çekiçi nuk u preferua nga trajneri Silvinjo, për sfidën e parë elimintore të Europianit ndaj Polonisë, ndërkohë që shqiptari ka festuar mbrëmjen e sotme një sukses madhështor me klubin e Koniasporit në turqi.

KONIA

Ekipi i tij mposhti kryesuesit e Gallatasarait me përmbysje 2-1, teksa këta të fundit vinin pas 14 triumfesh radhazi në kampionat. Ishte Milot Rashica që në minutën e 31-të gjeti rrugën e rrjetës duke kaluar në avantazh Gallatën, teksa pjesa e parë u mbyll me triumfin 0-1 të miqve.

Në fragmentin e dytë të lojës, Koniaspori ka bërë një ndeshje të shkëlqyer teksa fillimisht gjeti golin e barazimit me Dikmen në minutën e 62-të. Ndërkohë në minutën e 75-të, trajneri vendas hodhi në fushë edhe pogradecarin Endri Çekiçi, që duket se i solli fat të tijve. Madje në minutën e 89-të, mesfushori shqiptar arriti të shënonte, por për fat të keq, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutën 90+3 do të vinte goli i fitores për Koniasporin që mban firmën e Olgun. Një sukses madhështor ky ndaj ekipit më të mirë të momentit në Turqi, që në 24 javë kishte pësuar vetëm 2 humbje. Me këtë triumf ekipi i Çekiçit u ngjit në vendin e 8-të.

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ I shënoi kryesuesve të Gallatasarait dhe hoqi fanellën, si VAR-i i “dogji” festën Endri Çekiçit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"