VIDEO/ I shënoi kryesuesve të Gallatasarait dhe hoqi fanellën, si VAR-i i “dogji” festën Endri Çekiçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2023 | 20:30

VIDEO/ I shënoi kryesuesve të Gallatasarait dhe hoqi fanellën, si VAR-i i “dogji” festën Endri Çekiçit

Mesfushori shqiptar Endri Çekiçi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 89-të në duelin ndaj kryesuesve të Gallatasarait, por VAR-i i “dogji” festën pogradecarit, për shkak të pozicionit jashtë loje milimetrik.

CEKICI

Bëhet fjalë për minutën e 89-të, kur rezultati ishte 1-1, Çekiçi me një gjuajtje të kalibruar me të majtën brenda zonës, arriti të përshëndeste rrjetën, teksa menjëherë hoqi fanellën për të festuar, por festa e tij zgjati vetëm disa sekonda pasi goli u anulua. Gjithsesi mesfushori nuk i shpëtoi ndëshkimit me karton të verdhë për heqjen e fanellës.

 

Gjithsesi Koniaspori nuk vonoi dhe gjeti sërish rrugën e rrjetës në minutën e 90+3’ me Olgun, duke triumfuar me rezultatin 2-1. I çuditshëm është fakti se si mesfushori pogradecar nuk u preferua nga trajneri Silvinjo për duelin ndaj Polonisë, i vlefshëm për kualifikueset e Europianit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"