VIDEO/ Holanda është çerekfinalistja e parë! Skuadra e Van Gal bën detyrën me SHBA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 0:03

VIDEO/ Holanda është çerekfinalistja e parë! Skuadra e Van Gal bën detyrën me SHBA

Holanda është skuadra e parë çerekfinaliste e Botërorit 2022. Skuadra e drejtuar nga Luis Van Gal ka fituar pa shumë vuajtje përballë SHBA, duke konfirmuar se është një skuadër cinike kur është e nevojshme.

sdfsdfdsfsdfsdfsdf

 

Amerikanët ishin ata që tentuan në minutat e parë të gjenin golin, por holandezët tundën rrjetën me mundësinë e parë që iu krijua, kur Dumfris pasoi saktësisht për Depaj. SHBA u përpoq të reagonte por në fundin e pjesës së parë erdhi edhe goli i 2-0 me të njëjtin skenar, por me Blind që dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë, loja foli më shumë për ekipin e SHBA, që ia doli të shkurtonte diferencën me Rajt. Por përsëri ata u goditën shpejt nga Dumfris i cili çoi rezultatin në 3-1, shifra që nuk ndryshuan më deri në fundin e duelit, duke zyrtarizuar kualifikimin e mëtejshëm të “tulipanëve”.

PËR KALENDARIN E KATAR 2922 KLIKONI KËTU.

HOLANDË-SHBA 3-1
10′ Depaj, 45’+1′ Blind, 81′ Dumfris / 78′ Rajt

WhatsApp Image 2022-12-03 at 5.58.59 PM

NGJARJET KRYESORE:

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Holandës.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

86’ Zimerman provon me një kthesë brenda zonës, por nuk ia del të gjejë katërkëndorin.

81’ GOOOL HOLANDA! Aksion i gjatë i holandezëve, Blind harkon nga e majta dhe Dumfris në shtyllën e dytë çon topin në rrjetë me një gjuajtje fluturimthi.

78’ GOOOL SHBA! Shkurton diferencën Rajt pas një devijimi me thembër në zhvillimin e një goditje këndi.

74’ Mrekulli e Dumfris i cili shpëton portën pas një gjuajtje të Rajt i cili përfitoi nga një pasim i gabuar mbrapa për të tentuar portën. Por mbrojtësi largon topin nga vija fatale.

72’ Mrekulli e Tërnër pas një gjuajtje nga jashtë zone që e kthen te Depaj. Sulmuesi godet me kokë, por gjen përsëri përgjigjen e portierit amerikan.

62’ Zbritje e shpejtë e Holandës me Gakpo, topi më pas përfundon te Depaj i cili gjuan nga jashtë zonës, por gjen përgjigjen e portierit Tërnër.

53’ tenton edhe MekKeni në hyrje të zonës, sfera kalon mbi traversë.

50’ Përsëritet situata e rrezikshme në anë tjetër të fushës me Dumfris i cili pason në qendër për Depaj, Rim këtë herë rrezikon autogolin por shpëtohet nga portieri i tij.

49’ Amerikanët shfaqen rrezikshëm në sulm me një devijim para porte nga Rim, por një mbrojtës ndal topin.

46’ Kopmainers dhe Bergvajn hyjnë në fushë në vend të Klasen dhe De Run te Holanda. Reina merr vendin e Ferreira te SHBA në fillimin e pjesës së dytë.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 2-0. 

45’+1’ GOOOL HOLANDA! Dumfris nis një tjetër pasim në qendër nga e djathta, këtë herë është Blind i cili gjuan në kuadrat dhe gjen golin.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

43’ Zgjohet SHBA! Ueah provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës që ndalet nga Nopert.

33’ Aksione të gjata të SHBA, që shkon deri në fundore por pastaj nuk ia del që të krosojë si duhet në qendër për të rrezikuar portën holandeze.

28’ Kundërzbritjet në krah janë arma e Holandës në këto minuta, duke pritur shumë poshtë SHBA për t’u nisur me shpejtësi drejt zonës kundërshtare me Depaj, Gakpo e Dumfris.

21’ Depaj merr topin në të djathtën dhe tenton të shënojë një supergol, këtë herë pa iu afruar portës së skuadrës amerikane.

15’ Mundohet të reagojë SHBA, duke thumbuar me aksione nga krahët, por holandezët kontrollojnë çdo situatë teksa qarkullojnë topin për të administruar minutat.

10’ GOOOL HOLANDA! Aksioni i parë i mirëfilltë i holandezëve dhe menjëherë vjen goli me Dumfris i cili pason në qendër për Depaj. Ky i fundit nuk gabon me gjuajtjen e tij duke dërguar sferën në rrjetë.

8’ Pulisiç shpërthen përsëri në krahun e majtë dhe ka hapësirë të dërgojë sferën në qendër, por atje nuk është askush që të ndjekë aksionin e tentojë portën.

4’ Menjëherë rast i pastër për amerikanët me Pulisiç i cili gjuan, por gjen përgjigjen e Nopert.

1’ Nis ndeshja e parë e fazës me eliminim direkt.

FORMACIONET ZYRTARE

formacioni

WhatsApp Image 2022-12-03 at 8.35.46 AM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"