VIDEO/ Heroizimi i Kurtua dhe goli i Batshuaj mjaftojnë, Belgjika shmang surprizën përballë Kanadasë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2022 | 21:55

VIDEO/ Heroizimi i Kurtua dhe goli i Batshuaj mjaftojnë, Belgjika shmang surprizën përballë Kanadasë

Belgjika e ka nisur me një fitore minimale Botërorin 2022 teksa ka mundur Kanadanë me shifrat 1-0, në një sfidë ku “djajtë e kuq” kanë vuajtur shumë për të siguruar tre pikët dhe për të marrë kreun e grupit.

belgjike kanada

 

Pavarësisht formës jo optimale që  ka shfaqur së fundmi dhe mungesave, pritej një Belgjikë dominuese ndaj amerikano-veriorëve. Por kanadezët për pak sa nuk bënë çudinë kur fituan shpejt një penallti. Megjithatë, Kurtua ia doli të priste goditjen nga pika e bardhë të Alfonso Devis, duke ruajtur portën e paprekur.

Kanadezët kërkuan më shumë lojën sulmuese, por ishin belgët ata që ia dolën të shënonin me një top të gjatë që Batshuaj e shfrytëzoi maksimalisht për të çuar sferën në rrjetë në fundin e pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë të lojës, Kanadaja diktoi më shumë ritmin e saj duke tentuar që të gjente hapësira. Por Belgjika u mbrojt mirë dhe mbylli me eksperiencë sfidën me fitoren minimale 1-0, duke marrë kreun e grupit e vetme.

PËR TË LEXUAR KALENDARIN DHE RENDITJET KLIKONI KËTU.

Belgjike Kanada

BELGJIKË-KANADA 1-0
44′ Batshuaj

NGJARJET KRYESORE: 

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Belgjikës.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

80’ Lareja merr një top perfekt nga Xhonston nga e djathta, por gjuajtja e tij me kokë gjen përgjigjen e e Kurtua.

68’ De Bryjn nis një kundërsulm nga e djathta, pasimi i tij për Batshuaj ishte perfekt, por sulmuesi nuk ia del që të gjuajë falë ndërhyrjes së një prej lojtarëve kanadezë.

67’ Belgjika është e tërhequr në këto minuta duke tentuar vetëm kundërsulmet e shpejta për të mbyllur ndeshjen.

63’ Bjukenon tenton me një gjuajtje të fortë fluturimthi, por sfera shkon shumë lart mbi portë pa shqetësuar Kurtua.

48’ Estakio mundohet të gjejë Devid i cili gjuan me kokë, por nuk gjen portën e Kurtua.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë.

45’+3’ Kanadaja tenton me Eustakio dhe Devid që të gjejë rrjetën, por gjuajtjet e tyre bllokohen nga mbrojtësit e Belgjikës.

45’ Jepen 5 minuta shtesë.

44’ GOOOL BELGJIKA! Batshuaj merr në top të gjatë nga mbrojtja dhe me një gjuajtje të saktë çon topin në rrjetë.

37’-39’ Larjea rrëzohet në zonë pas një kontakti me Vitsel, kanadezët kërkojnë përsëri penallti. Por këtë herë VAR nuk konfirmon një gjuajtje nga pika e bardhë dhe loja vazhdon.

30’ Xhonston i Kanadasë lëshon një predhë nga distanca, Kurtua detyrohet të grushtojë duke larguar rrezikun.

23’ Mundohet të thumbojë Belgjika e cila është befasuar pak nga starti i vrullshëm i Kanadasë. Batshuaj provon të gjejë portën, por sfera devijohet nga një mbrojtës.

10’ Kurtua bën heroin, portieri i Belgjikës pret gjuajtjen e Devis.

8’ Penallti për Kanadanë, Karrasko ndal topin me dorë pas një gjuajtje në zonë dhe gjyqtari thirret nga VAR. Ai rishikon  pamjet dhe bën shenjë nga pika e bardhë.

1’ Gjuajtje pas pak sekondash e Batshuaji, e cila përfundon në duart e portierit Borjan.

1’ Nis dueli.

FORMACIONET ZYRTARE

sdfsdfsdfsdfsdfsdfsdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"