VIDEO/ “Gjelat” synojnë titullin e radhës, Zhiru dhe Mbape fundosin Poloninë dhe çojnë Francën në çerekfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 23:58

VIDEO/ “Gjelat” synojnë titullin e radhës, Zhiru dhe Mbape fundosin Poloninë dhe çojnë Francën në çerekfinale

Franca ka mundur Poloninë me rezultatin 3-1 duke u kualifikuar në çerekfinale.

FRNCA

Padyshim që kjo ishte një ndër ndeshjet më të zjarrta deri tani në Botëror. Sfida nisi me shumë raste nga të dyja palët, por vetëm pak para fundit të pjesës së parë erdhi goli. Dueli u zhbllokua në minutën e 44’ nga Zhiru, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Pjesa e dytë ishte edhe më e mirë për francezët, me një Mbape në super formë. Ai shënoi dy gola, përkatësisht në minutën e 74’ dhe 90’+1’.

Ndërsa për Poloninë goli i vetëm u shënua nga kapiteni Robert Levandovski. Ai shënoi nga pika e bardhë e penalltisë duke mposhtur Hugo Lorisin.

Kështu Polonia i thotë “mirupafshim” Botërorit, dhe kampionët në fuqi vazhdojnë rrugëtimin e tyre.

2241236b-7967-4d23-b623-1f2c5745cd47

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

FRANCË 3-1 POLONI

44′ Zhiru, 74′, 90’+1′ Mbape/ 90’+9′ Levandovski (P)

NGJARJET KRYESORE:

90’+10′ Mbyllet ndeshja!

90’+9′ GOOOL POLONIA! Levandovski përsërit sërish penalltinë dhe kësaj here nuk gabon. Topi përfundon në këndin e poshtëm të majtë dhe Loris e ka të pamundur ta presë.

90’+8′ Levandovski nuk arrin të shënojë nga pika e bardhë, pasi portieri parashikon gjuajtjen e tij dhe e pret.

90’+6′ Upamecano prek topin me dorë brenda zonës, arbitri shkon drejt VAR-it për ta kontrolluar. Rishikon edhe njëherë incidentin dhe jep penalltinë për Poloninë.

90′ +1′ GOOL SËRISH FRANCA! Mbape nuk fal polakët dhe “përshëndet” rrjetën e Sheznit me një super goditje.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

88′ Zielinski godet topin nga distanca, por mbrojtja franceze është vigjilente dhe bllokon gjuajtjen.

82′ Hernandez merr një pasim brilant, por gjuajtja e tij nga brenda zonës së penalltisë fluturon pak mbi traversë.

74′ GOOOL FRANCA! Dembele i jep një super asist, Kilian Mbape e shfytëzon më së miri mundësinë dhe shkund rrjetën e Sheznit me një super gol!

66′ Çfarë humb Olivier Zhiru! Pas një pasimi të zgjuar nga shoku i skuadrës, ai godet topin me këmbën e djathtë, por përfundon anash shtyllës së djathtë.

58′ Zhiru shënon gol me roveshatë, por arbitri e anulon për shkak të ndërhyrjes së ashpër të Varanes ndaj portierit Shezni.

55′ Grizman futet në zonë, por nuk arrin të gjejë ndonjë nga shokët e tij të skuadrës dhe topi bllokohet nga mbrojtësit

48′ Grizman godet në mënyrë perfekte nga jashtë zonës, por gjuajtja e tij ndalet nga portiere Shezni i cili realizon një pritje të lavdishme!

46′ Starton pjesa dytë.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë, Franca në avantazh!

45’+1′ Jakub Kaminski lëviz në mënyrë perfekte, godet nga brenda zonës, por gjuajtja bllokohet nga Hugo Loris.

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

44′ GOOOL FRANCA! Kilian Mbape i jep asist Olivier Zhirusë, i cili kap topin para disa mbrojtësve. Nga brenda zonës ai e godet dhe topin përfundon në këndin e poshtëm djathtas. Zhbllokohet sfida, “gjelat” kalojnë në avantazh.

38′ Goditje të njëpasnjëshme në portën e francezëve, por Loris dhe Varane e mbajnë portën të paprekur.

36′ Mbape futet brenda zonës dhe përpiqet të mposhtë Sheznin me një goditje në anën e majtë të portës, por portieri e parashikon goditjen e tij edhe e pretdhe bën një pritje të mirë.

30′ Ousmane Dembele i jep një pasim brilant Zhirusë, por gjuajtja e tij nga brenda zonës shkon jashtë shtyllës së majtë.

21′ Robert Levandovski godet topin nga jashtë zone, por gjuajtja e tij përfundon pak larg shtyllës së djathtë.

13′ Tkouameni godet në mënyrë perfekte topin drejt këndit të poshtëm majtas, por gjuajtja bllokohet nga Shezni.

9′ Kilian Mbape jep asist për Zhirunë brenda zonës, por topi largohet nga njëri prej mbrojtësve polakë.

4′ Rafael Varane hidhet brenda zonës dhe godet topin, por përfundon jashtë fushës.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

hahaha

2074fd52-898f-490b-ac84-3136d9c07ee8

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"