VIDEO/ Gafë e VAR-it në Teuta Dinamo, u mohoi durrsakëve barazimin në shtesë. Pregja: Nuk e kuptoj pse e vendosi aq shpejt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2023 | 20:11

VIDEO/ Gafë e VAR-it në Teuta Dinamo, u mohoi durrsakëve barazimin në shtesë. Pregja: Nuk e kuptoj pse e vendosi aq shpejt

Ndeshja mes Teutës dhe Dinamos në Durrës është mbyllur me polemika dhe një vendim të gabuar të VAR-it, i cili i mohoi golin durrsakëve në minutat shtesë të sfidës, një gol të shënuar nga Fili i cili do të çonte shifrat në 2-2. Por VAR-i dekretoi anulimin për një pozicion jashtë loje të një futbollisti para portierit dhe kështu Dinamo iu gëzua fitores 2-1 ndaj durrsakëve.

MixCollage-22-Dec-2023-08-10-PM-9585

Episodi në fjalë ka lënë të pakënaqur durrsakët dhe atyre u jep të drejtë edhe ish-gjyqtari Bujar Pregja, pjesë e sektorit të Arbitrimit në FSHF, i cili ka bërë moviolën e këtij rasti duke evidentuar gabimin e dyfishtë që u bë nga salla e VAR-it për episodin në fjalë.

“Duket fare qartë, unë nuk e kuptoj pse e vendosi aq shpejt, mori vendimin aq shpejt ai i VAR që duhet anuluar. Se nuk e pamë as të nxirrte vijat, kështu që vendimi u mor në nxitim e sipër, sepse me kujdes shihet që lojtari i Teutës, në momentin e gjuajtës së topit nuk është në pozicion jashtë loje, e mban në lojë lojtari në qendër të mbrojtjes së Dinamos.

Pastaj, kur rastet janë të dyshimta, të tilla që duan interpretim, duhej të thërriste arbitrin për rishikim pamjesh.

Asistenti është në pozicionin e duhur, ka dhënë gol dhe nuk mund t’i thuash asgjë. Ka dhënë gol e ka shkuar në qendër të fushës. Por VAR duhej të thërriste arbitrin për interpretim të rastit. Në këto raste kur do interpretim pozicioni jashtë loje, se duhet diskutuar nëse është në rreze të portierit apo jo. Përderisa ka interpretim, duhet të thërrasësh arbitrin për rishikim të pamjeve”, tha Pregja në “MCN”.

SHIH VIDEON

Në këtë ndehsje, gjyqtaria kryesor në sallën e VAR ishte Olsion Yzeiraj, ai i AVAR ishte Xhuljo Mani, ndërsa operator i rishikimit ishte Devis Hasanlliu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"