VIDEO/ Fitore për infarkt! Irani triumfon ndaj Uellsit në sekondat finale dhe hedh një hap drejt kualifikimit për fazën tjetër në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2022 | 23:37

VIDEO/ Fitore për infarkt! Irani triumfon ndaj Uellsit në sekondat finale dhe hedh një hap drejt kualifikimit për fazën tjetër në Botëror

Irani ka fituar me rezultatin 0-2 ndaj Uellsit, duke marrë suksesin e parë në këtë edicion të Botërorit në “KATAR 2022”, e vlefshme për Grupin B.

IRAN

Pjesa e parë ishte pa raste të pastra dhe pa ritëm, ndryshe nga e dyta që prodhoi raste të pastra për gol duke veçuar ato të iranianëve, ku në minutën e 52′, në harkun kohor të pak sekondave goditën dy herë shtyllën duke qenë të pafat.

Në minutën e 85′, Uellsi mbetet me 10 lojtarë pasi portieri Henesej godet me gju kundërshtarin. Golat u shënuan në kohën shtesë me Çesmi në minutën 90+8′ dhe në minutën 90+13′ me Rizaian.

Kjo ishte fitorja e parë e Iranianëve të cilët kanë shpresa për një kualifikim të mundshëm, ndërsa Uellsi ende nuk ka arritur të marrë tre pikëshin e parë.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

99

FT | UELLS 0-2 IRAN

Çesmi 90+8′, Rizaian 90+13′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90+11′ GOOOL IRANI 0-2! Aksion kundërsulmi për Iranin, të cilët shënojnë të dytin me Rizaian.

90+8′ GOOOL IRANI 0-1! Zhbllokohet sfida në sekondat finale me iranianët që shënojnë me Çesmi, i cili godet mjaft bukur nga jashtë zone duke shtangur portierin kundërshtar.

90′ Arbitri i katërt ka akorduar 9 minuta shtesë!

85′ “Ndizet” sfida! Portieri i Uellsianëve, Henesej godet me gju kundërshtarin jashtë zone. Në fillim arbitri kryesor e vlerësoi me karton të verdhë, por më pas sistemi VAR e thirri për ta riparë sërish episodin në monitor duke bërë arbitrin që ta ndërrojë ngjyrën e kartonit, me atë të kuq. Skuadra britanike do të vijojë lojën e mbetur në inferioritet numerik.

78′ Zëvendësime nga të dyja krahët! Te Uellsi largohet Ampadu për Alen. Ndërsa te Irani del nga fusha e blertë Norollai për t’i bërë vend Çesmi.

73′ Përsëri Irani më kërkues, teksa Ezatolahi godet në drejtim të portës, me gardianin uellsian Henesej, i cili bën mrekullinë duke e devijuar në goditje këndi topin.

68′ Irani kryen një zëvendësim largohet Azmun, në vendin e tij aktivizohet Ansarifard.

65′ Shpërthejnë protestat nga ana e iranianëve! Gjatë ekzekutimi të goditjes këndi, Xhonson në tentativë për të larguar topin, ka prekur me dorë topin ndërkohë kur ishte në rënie të lirë.

63′ Ndryshe nga pjesa e parë, tashmë sfida është “ndezur” me të dyja ekipet që luajnë në kundërsulm për të kërkuar golin.

57′ Uellsi kryen menjëherë dy lëvizje, largohen Roberts dhe Uillson për Xhonson dhe Xhejms.

52′ Irani i vjen rrotull golit! Iranianët janë me të vërtetë të pafat, teksa godasin dy herë shtyllën në harkun kohor të pak sekondave.

46′ Nis pjesa e dytë! Topin e parë të fraksionit të dytë e shkelmon përfaqësuesja iraniane.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45+3′ Vjen kartoni i parë i verdhë i takimit! Ndëshkohet Xho Rodon për shkak të një ndërhyrje në kohë vonesë në dëm të Taremit.

45+2′ Rrezikshëm Irani me Azmun, i cili provon të befasojë Uellsin në sekondat finale të pjesës së parë, por nuk mundi dot ta devijonte topin drejt rrjetës.

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 4 minuta shtesë!

43′ Uellsi provon ta mbyllë në sulm pjesën e parë, por arbitri anësor ka ngritur flamurin lart për pozicion jashtë loje.

35′ Ndeshje e vakët, lojë pa ritëm dhe pa asnjë rast të rrezikshëm.

28′ Sulmuesi i Iranit, Azmun ndjeu një shqetësim në këmbën e tij, por mesa duket nuk ka asgjë serioze.

15′ Irani shënon me Golizadeh, por sistemi VAR ka akorduar se ky gol është i parregullt për pozicion jashtë loje.

12′ Britanikët i afrohen golit me Mur, i cili pas një krosimi në zonë devijon topin, por portieri iranian Hoseini bën mrekullinë duke e bërë për vete topin.

3′ “Shkëndijën” e parë të sfidës e jep Uellsi me Uilliams, i cili kalibron të djathtën, por topi përfundon jashtë.

1′ Starton sfida! Përfaqësuesja uellsiane luan topin e parë të takimit.

FORMACIONET ZYRTARE –

UELLS –

ue

IRAN –

ir

STATISTIKAT NGA FAQJA E SPECIALIZUAR “SOFA SCORE”

316656526_496138985811493_1972937657408689104_n

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"