VIDEO/ Fanella e Bajernit dhe pantallonat e Realit, Kesi tërbon rrjetin me veshjen e tij  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2023 | 21:54

VIDEO/ Fanella e Bajernit dhe pantallonat e Realit, Kesi tërbon rrjetin me veshjen e tij  

Një video e mesfushorit të Barcelonës, Keisi, teksa shfaqet i veshur me fanellën e Bajernit dhe pantallonat e shkurta të Realit të Madridit është duke bërë xhiron e rrjetit.

KESI

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë mori pjesë në një festë me miqtë gjatë pushimeve të tij, ndërkohë që veshja kompromentuese i surprizoi të gjithë, teksa video u bë menjëherë virale në internet.  

 Barça dhe Bajern u takuan në fazën e grupeve të Champions League dhe Frank Kesi, mori pjesë në të dyja ndeshjet 2-0 në Mynih dhe 0-3 në Camp Nou, ndaj kuptohet që do të jetë një fanellë që ka ndryshuar me ndonjë futbollist nga skuadra gjermane, teksa të shkurtrat mbajnë numrin 8 të Toni Kros, dhe me shumë gjasa janë të sezonit 2017-2018.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"