VIDEO/ Egnatia feston mes tensionit, suksesi ndaj Korabit e mban në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2022 | 18:57

VIDEO/ Egnatia feston mes tensionit, suksesi ndaj Korabit e mban në Superiore

Egnatia do të jetë pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore edhe për edicionin 2022-2023. Skuadra rrogozhinase ka siguruar mbijetesën sot duke fituar finalen e play-out ndaj Korabit që e sfidonte nga Kategoria e Parë.

egnatia-korabi

Ekipi rrogozhinas ka fituar me shifrat 2-0 falë golave të Delarzh dhe Xhekson, në një sfidë që dominuan duke krijuar më shumë lojë e raste. Një sfidë që u mbyll me pamje të shëmtuara, pasi kishte përplasje fizike mes ty skuadrave ndërsa nuk munguan as gjuajtjet me sende nga tribunat.

EGNATIA 2-0 KORABI
16′ Delarzh, 80′ (p) Xhekson

KOMENTI LIVE:

90’+10’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Egnatias e cila vulos qëndrimin në Superiore për një tjetër edicion. Ka përsëri përplasje mes lojtarëve të dy skuadrave në fushën e lojës, por edhe festë e tifozëve rrogozhinas në tribuna.

90’+9’ Karton i verdhë për Dishën për një ndërhyrje ndaj Ademit.

90’+4’ Drejtori i Korabit, Femi Mziu, hyn në fushë duke protestuar te Hamitaj i cili kërkon edhe ndihmën e video-asistentit për të gjetur “fajtorët”. Në fund janë S. Mziu dhe Shyti të cilët ndëshkohen me karton të verdhë dhe loja rifillon, me 5 minuta të tjerë shtesë.

90’ Shpërthen grushti në fushën e lojës me skuadrat që përfshihen në një zënkë masive, ndërsa detyrohen të futen stjuardët dhe forca të policisë për t’i ndarë.

89’ Krasniqi zëvendësohet duke i lënë vendin Shytit.

87’ Ademi ndal Sefgjinajn dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Ka tension mës të dy lojtarëve dhe gjyqtaria Hamiti i nxjerr kartonin e verdhë edhe Sefgjinajt.

85’ Geci i lë vendin A. Markut, ndërsa Çutra i lë vendin Murrjas.

83’ Pedro Augusto i lë vendin Maganit në radhët e skuadrës së Egnatias.

80’ GOOOL EGNATIA! Shënon Xhekson me penallti.

 

79’ Penallti për Egnatian pasi Andoni rrëzon në zonë Ademin dhe për Hamitin nuk ka dyshime.

77’ Tjetër tentativë e Pedro Augusto nga jashtë zonës, topi ndalet nga Mehidri.

77’ Në fushën e lojës në vend të Dukës së dëmtuar hyn Andoni.

75’ Goditje nga këndi për Egnatian, topi shkon në shtyllën e dytë te Pedro Augusto i cili gjuan me kokë duke dërguar topin jashtë.

73’ Ademi mundohet të hyjë në zonë në krahun e majtë, pasimi i tij në qendër devijohet në këndore nga Duka i cili ka mbetur i dëmtuar.

70’ Lëvizje edhe të Egnatia me Imerin i cili i lë vendin në fushë Ademit.

69’ Korabi largon Razën dhe Jotin për t’i bërë vend Dukës dhe V. Mziut.

68’ Pedro Augusto i kthyer në mbrojtje, largon një harkim të rrezikshëm në zonë nga ana e dibranëve.

60’ Mehidri i thotë “jo” Pedro Augustos. Braziliani merr topin në gjysmëfushë dhe nga rreth 20 metra  provon portën duke gjetur përgjigjen e gardianit të Korabit.

52’ Ndeshja ndërpritet për pak çaste pasi tifozët e Egantias ndezin tymuese në tribuna, për të rifilluar menjëherë sapo në fushë u kthye shikueshmëria e plotë.

50’ Tentativa të njëpasnjëshme të Egnatias në fillimin e pjesës së dytë për të shënuar një gol që do të mbyllte ndeshjen. Por gjuajtjet nga jashtë zonës nuk kalojnë vijën e mbrojtjes së ekipit të Korabit.

46’ Në fushën e lojës në fillimin e pjesës së dytë në radhët e Egnatias aktivizohet Lila në vend të Ymeralilajt.

45’+2’ Vjen fundi i pjesës së parë. Egnatia e mbyll me avantazhin 1-0.

45’ Jepet 1 minutë shtesë në fund të pjesës së parë.

40’ Tentativa të Korabit për të vënë në vështirësi prapavijën vendase, por deri tani, rreziqet para Pujës kanë qenë minimale.

36’ Agbekpornu ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndaj një kundërsulm të Raza.

31’ Gjuajtje e fortë e Imerit nga jashtë zonës, topi devijohet dhe përfundon jashtë katërkëndorit të Mëhidrit.

23’ Korabi i afrohet golit të barazimit. Taulant Marku shfaqet rrezikshëm në zonë dhe tenton me të djathtën, duke mos gjetur katërkëndorin e vendasve.

19’ Pas një goditje dënimi të Korabit, Disha provon me një kthesë të shpejtë, por topi përfundon në duart e Pujës.

18’ Levendi është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë në këtë ndeshje.

16’ GOOOL Egnatia! Pas nhë goditje nga këndi, topi shkon te Delarzh i cili me një gjuajtje të fortë çon sferën në rrjetë.

15’ Gjuajtje e fortë e Delarzh nga jashtë zonës, Mëhidri shpëton portën duke devijuar topin jashtë në këndore.

11’ Pedro Augusto merr në pasim të artë nga Agbekpornu i cili e nxjerr të vetëm para Mëhidrit. Braziliani shmang Sefgjinin, por gjuajtja e tij me të djathtën fluturon jashtë katërkëndorit.

7’ Delarzh mundohet të shpërthejë në krahun e djathtë të sulmit rrogozhinas, arrin të marrë fundoren por pastaj mbrojtja vendase largon rrezikun duke mos e lejuar që të harkojë në zonë.

5’ Korabi sulmon në minutat e parë në kërkim të një goli që do të kthente sfidën në favorin e tij.

1’ Starton sfida në Rrogozhinë.

FORMACIONET ZYRTARE:

EGNATIA: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Xhekson, Agbekpornu, Krivanjeva, Levendi, Delarzh, Imeri, Allmuça, Pedro Augusto.

Trajner: Zekerija Ramadani

KORABI: Meidri, Paplekaj, Disha, Sefgjinaj, Mziu, Cutra, Marku, Raza, Dragoj, Joti, Geci.

Trajner: Donald Mëziu

WhatsApp Image 2022-05-31 at 4.36.34 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"