VIDEO / E pazakontë! Futbollistit të Shkëndijës i shpërthen para fytyrës fishekzjarri… i tifozëve të vet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2021 | 17:35

VIDEO / E pazakontë! Futbollistit të Shkëndijës i shpërthen para fytyrës fishekzjarri… i tifozëve të vet

Shkëndija e Tetovës ka fituar sot me shifrat 2-1 ndaj Pelisterit për të vazhduar rrugëtimin e saj në kampionat, ku tani e sheh veten në vendin e tretë duke lënë pas krizën e fillimit të sezonit,

shkendija

Por ndeshja e sotme është shënuar nga një episod i pazakontë në “Ecolog Arena” të Tetovës. Zhufo i dha avantazhin Pelisterit në fundin e pjesë së parë por në fillimin e të dytës, Sindri Guri barazoi shifrat. Dueli ishte i ndezur deri në fund dhe goli i fitores do të vinte vetëm në minutën e 84-t me Krivak.

Ky i fundit shkoi të festonte para tifozëve të vet këtë gol të rëndësishëm bashkë me shokët e skuadrës. Por në ato momente, një fishekzjarr i hedhur nga tribuna shpërtheu pikërisht para lojtarëve. Ai që e pësoi më keq ishte Egzon Bejtulai, i cili u shtri në tokë dhe u desh edhe ndërhyrja e mjekëve që të merrte trajtim pas tronditjes nga shpërthimi.


Një situatë e pazakontë, që ndërpreu festimin e Shkëndijës, me lojtarët e tjerë që u kthyen nga tribunat duke u bërë shenjë që po e tepronin me fishekzjarrët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"