VIDEO/ Dy gola dhe sa shumë spektakël! Spanja dhe Gjermania lënë gjithçka të hapur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2022 | 0:05

VIDEO/ Dy gola dhe sa shumë spektakël! Spanja dhe Gjermania lënë gjithçka të hapur

Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida mes Spanjës dhe Gjermanisë duke lënë gjithçka të hapur për sa i përket kualifikimit në Grupin E.

Collage Maker-27-Nov-2022-09.55-PM

Spanja ishte më dominuese në pjesën e parë duke krijuar disa mundësi shumë të mira. Por edhe gjermanët në krahun tjetër kishin mundësitë e tyre, teksa pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë, Enrike provoi të ndryshonte diçka duke hedhur në fushë Alvaro Moratën. Shumë shpejt do të shpërblehej, pasi sulmuesi i Atletikos shënoi një gol të bukur në minutën e 62-të.

Në krahun tjetër Gjermania u zgjua nga ky gol për t’u hedhur e gjitha në sulm. Në minutën e 83-të, Musiala depërton mirë në zonë, atje ku sulmuesi i Verder Bremen, Fulkrug i rrëmben topin dhe me një goditje të fortë arrin ta dërgojë topin në trekëndësh. Minutat e fundit ishin të hapura me të dyja skuadrat që kishin shanse për të rrezikuar.

spanja dhe gjermania

Pas këtij barazimi, në Grupin E, Spanja mbetet në krye me 4 pikë, e ndjekur nga Japonia dhe Kosta Rika me 3 dhe Gjermania me vetëm 1 pikë. Në sfidat e fundit Spanja do të luajë ndaj Japonisë dhe Gjermania ndaj Kosta Rikës, duke pasur shansin që të kalojnë të dyja.

KALENDARI DHE RENDITJET E KATAR 2022

FT: SPANJË – GJERMANI 1-1

Morata 62′ / Fulkrug 83′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet takimi!

90+5′ Leroi Sane i kishte të gjitha shanset të bënte heroin mbrëmjen e sotme, por futbollisti nuk ka kthjelltësinë e duhur, duke fituar vetëm një goditje nga këndi.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë!

89′ Vendimtar Shoterbek, që me mbylljen e saktë që i bën Moratës, sfumon një mundësi të artë shënimi.

87′ Zëvendësim i fundit te Gjermania, largohet nga loja Raum, në fushë Shoterbek.

85′ Zëvendësim te Gjermania, largohet Gnabri në lojë Hofman.

83′ GOOOOL GJERMANIA 1-1/ Vendoset barapesha! Sulmuesi i Verder Bremen, Fulkrug realizon me një gjuajtje potente brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit të Spanjës

82′ Zëvendësim te Spanja, Zhordi Alba i lë vendin Baldesë.

81′ Goditje dënimi për Gjermaninë në një pozicion tepër të favorshëm pranë hyrjes së zonës. Provon Kimish, por tentativa e tij devijohet nga murri mbrojtës në goditje nga këndi.

73′ Unai Simon bën heroin teksa i ka mohuar një gol të sigurt Muisialës, tentativa e talentit gjerman u ndal mjaft mirë nga gardiani spanjoll. Me fat iberikët në këto momente.

70′ Hansi Flik bën 3 ndryshime, largohen Gyndohan, Myler dhe Kehrer, në lojë Klosterman, Fulkrug dhe Sane.

66′ Dy zëvendësime te Spanja, largohen Asensio dhe Gavi në lojë Koke dhe Uilliams.

62′ GOOOOL SPANJA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Alvaro Morata godet mjaft bukur me të jashtmen pas asistit të Zhordi Albës duke përshëndetur rrjetën!

56′ Pranë golit Gjermania me Kimish, tentativa e tij ndalet nga portieri Unai Simon, që grushon rrezikun në këndore.

54′ Zëvendësim te Spanja, largohet Ferran Torres, vendin e tij e merr Morata.

46′ Starton pjesa e dytë, me po të njëjtin rritëm si në pjesën e dytë!

45′ Mbyllet pjesa e parë!

44′ Buskets ndëshkohet me karton të verdhë!

39′ Rudiger gjen rrugën e rrjetës, duke goditur saktë me kokë, por golin i gjermanëve, anulohet për pozicion jashtë loje. I dëshpëruar Rudiger.

33′ Ferran Torres shpërdoron një rast flagrant, por e “shpëton” sinjalizimi për pozicion jashtë loje i asistentit. Nuk iu beson syve futbollisti i Barcelonës për rastin e humbur.

26′ Gabon edhe Nojer, por Ferran Torres, vonohet teksa gjuajtja e sulmuesit të Spanjës ndalet nga mbrojtja gjermane.

25′ Unai Simon për pak sa nuk e katranos,  gardiani iberik i dhuron një top Gnabrit në hyrje të zonës, ky i fundit provoi me një gjuajtje me të brendshmen, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.

22′ Tjetër shkëndijë e spanjollëve, provon Zhordi Alba nga distanca, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.

13′ Ndizet ndjeshëm sfida, me të dyja skuadrat që kërkojnë golin e avantazhit. Disi më superiorë iberikët që shfaqen më të qartë në fazën ofensive.

10′ Unai Simon ndal mjaft bukur tentativën e Gnabrit për të gjetur rrjetën, nga e djathta e zonës. Më pas gjyqtari anësor sinjalizon pozicion jashtë loje.

7′ Traversa dhe Nojer i mohojnë supergolin Dani Olmos. Drithërima në portën e gjermanëve, shpëtojnë për mrekulli “pancerat”.

5′ Ndeshja nis e qetë, me të dyja skuadrat që tregohen të kujdesshme, duke studiuar njëra-tjetrën.

1′ Starton supersfida!

FORMACIONET ZYRTARE

formacionet

WhatsApp Image 2022-11-27 at 16.07.47

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"