VIDEO / Duel i ndezur, por e vendosin 2 penallti. Skënderbeu dhe Kukësi ndajnë pikët në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2022 | 18:40

VIDEO / Duel i ndezur, por e vendosin 2 penallti. Skënderbeu dhe Kukësi ndajnë pikët në Korçë

Skënderbeu dhe Kukësi kanë ndarë pikët në ndeshjen e sotme në Korçë pas barazimit 1-1 që ndryshon pak situatën e tyre në renditjen e Superiores.

skenderbeu-kukesi

Sfida është vendosur nga dy penallti, nga një në secilën pjesë loje, ndërsa skuadrat kanë gabuar edhe raste të tjera të mira deri në sekondat e fundit, pa arritur të ndryshonin fatin e kësaj sfide.

Kështu, Kukësi mbetet në zonën e Europës dhe i afrohet me një pikë më shumë Laçit të vendit të dytë, ndërsa Skënderbeu vazhdon të jetë në fundin e tabelës duke përkeqësuar pozitat e veta.

SKËNDERBEU-KUKËSI 1-1
51′ (p) Zguro / 10′ (p) Gj. Taipi

-MINUTË PAS MINUTE-

90’+3′ Mbyllet ndeshja me baraizmin 1-1

90’+2’ Mundësi e artë edhe për Skënderbeun të shënojë, me Frashërin i cili pason për Vrapin por ky i fundit me portën bosh e dërgon sferën jashtë.

90’+1’ Feizhao jep një pasim perfekt për Mustën i cili gjuan por shumë lart mbi traversë. I verdhë për Frashërin për një ndërhyrje të gabuar gjatë aksionit.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

90’ Feizhao nga e majta nis një pasim të fortë drejt zonës, Shehi largon rrezikun.

88’ Në fushë Vangjeli në vend të Marës për Skënderbeun. Kukësi përgjigjet me Markun dhe Bahtirin në vend të Gj. Taipit dhe Milunoviç.

87’ Harkim nga e majta i Zguros, Ndreca dhe Tafas kombinojnë mirë me topin që përfundon në duart e portierit.

82’ Mara nis Berishën drejt portës, Tafas del dhe largon sferën.

81’ Zhan Viktor fiton topin në gjysmëfushën kundërshtare por pastaj tregohet egoist dhe nuk pason te Vrapi por gjuan vetë duke gabuar gjithçka pasi fluturon topin shumë lart mbi portën e Tafas.

78’ Vrapi hyn në fushë në vend të Moraesh në radhët e Skënderbeut.

72’ Sh. Taipi hyn në zonë nga e majta dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por topi ndalet nga shtylla e pastaj largohet nga korçarët. Gjyqtari anësor jep pozicion jashtë loje të paqenë.

66’ Mara nga e majta gjuan edhe pse mes fanellave të mbrojtësve miq, sfera ndalet në duart e Tafas në pozicion.

65’ Feizhao merr vendin e Puntus në fushë, ndërsa Musta të Bashës në radhët e Kukësit. Skënderbeu përgjigjet me Nikajn në vend të Pusit.

64’ Një harkim nga e djathta gjen Bashën në shtyllën e dytë, por gjuajtja-kros e tij nuk gjen askënd në zonë.

63’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Berisha i cili me kokë gjuan drejt portës, por gjen grushtimin e Tafas

59’ Lëvizja e parë e pankinave është largimi i Lulajt në radhët e Kukësit duke i bërë vend Bytyçit.

57’ Mundësi e artë për Skënderbeun që të kalojë në avantazh. Pas një harkimi në zonë, topi shkon majtas te Zhan Viktor i cili lëshon një diagonale tokazi, por nuk gjen portën e Tafas.

 51’ GOOOL Skënderbeu, shënon Zguro me penallti.

50’ Pëllumbi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Pusit në zonë dhe për Metën nuk ka dyshime që është penallti, duke bërë shenjë nga pika e bardhë.

49’ Harkim nga e djathta në zonën e Kukësit, Pusi devijon me kokë por Tafas pret pa probleme.

49’ Harkim nga e djathta në zonën e Kukësit, Pusi devijon me kokë por Tafas pret pa probleme.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime mes skuadrave.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin minimal të Kukësit.

45’+1’ Gjyqtari Meta i tregon kartonin e kuq zëvendëstrajnerit të Skënderbeut, Gentian Liçi, për protesta.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Milunoviç provon një gjuajtje të fortë në kufijtë e zonës, Rexhepi kontrollon në dy kohë.

42’ Duele të njëpasnjëshme në fushë në këto minuta, me lojtarët e dy skuadrave që nuk kursejnë as goditjet e parregullta.

36’ Pas një goditje nga këndi, topi devijohet me dorë nga Milunoviç, Meta bën shenjë që loja të vazhdojë mes protestave për penallti të Skënderbeut.

33’ Mundësi e artë për Berishën i cili shpërdoron pas një kundërsulmi të shpejtë, duke gjuajtur në trupin e Gligorov.

32’ Top në zonë për Berishën, lojtari vendas ka një kontakt me Gligorov dhe rrëzohet. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

30’ Goditje dënimi ballore e Taipit, mesfushori harkon por gjen devijimin e Sadriut në mur.

27’ Kundërsulm i shpejtë i Kukësit, Ndreca shfaqet në pozicionin e preferuar në krahun e majtë dhe lëshon një gjuajtje të fortë para kufijve të zonës por sfera përfundon në duart e Rexhepit.

21’  Pas një goditje dënimi të Skënderbeut, Ndreca devijon rrezikshëm drejt katërkëndorit të tij, por Tafas zgjedh mirë kohën dhe kontrollon topin në duel ajror para vijës së portës.

17’ Top nga thellësia për Pusin pas shpinës së mbrojtjes mike, Tafas del dhe kontrollon gjithçka me qetësi.

14’ Dy aksione të njëpasnjëshme të korçarëve në krahun e majtë të sulmit me Berishën dhe Pusin, por mbrojtja verilindore kontrollon mirë gjithçka dhe largon rrezikun.

10’ GOOOL Kukësi, shënon Taipi me penallti.

 

var skenderbeu kukesi

8’ Penallti për Kukësin. Pas një harkimi të Bashës nga e djathta, Sadriu prek topin me dorë. Meta lë lojën të vazhdojë por më pas thirret nga VAR ku shqyrton planet dhe bën shenjë nga pika e bardhë. Karton i verdhë për Sadriun.

7’ Ndreca del mirë në krahun e majtë dhe harkon në zonë, por  sfera devijohet jashtë.

1′ Fillon ndeshja

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Rexhepi, Zguro, Shehi, Sadriu, Frashëri, Dumfur, Zhan Viktor, Moraesh, Mara, Berisha, Pusi. Trajner: Skënder Gega.

KUKËSI: Tafas, Lulaj, Pëllumbi, Gligorov, Ndreca, De Lukas, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Basha, Milunoviç, Puntus. Trajner: Diego Longo.

GJYQTARË: K.Meta, A.Shkreta, E.Veseli

WhatsApp Image 2022-03-20 at 4.28.01 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"