VIDEO/ Bylis e Kukësi e kthejnë në dramë! Gola, dy të kuq dhe asnjë fitues, ndizet lufta e mbijetesës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 23:50

VIDEO/ Bylis e Kukësi e kthejnë në dramë! Gola, dy të kuq dhe asnjë fitues, ndizet lufta e mbijetesës

Bylisi dhe Kukësi kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e javës së 34 gjithçka është vendosur ën minutat e fundit të takimit, ku Zguro ka gjetur golin në minutën e 89, ndërkohë që në minutën e 102 ka qenë Taipi ai që ka barazuar me anë të një penalltie.

0f5e029b-b612-4ee3-b023-039754747af5

Skuadra ballshiote luaji për më shumë se gjysmën e ndeshjes me 10 lojtarë, ndërkohë që pak sekonda pas golit, Zguro u largua me të kuq duke lënë ekipin me 9 lojtarë. Kjo fitore lë Bylisin në vendin e parafundit, teksa Kukësi në vendin e shtatë.

U luajt:

BYLIS 1-1 KUKËSI
89′ Zguro / 90+12′ Gj. Taipi
KK: Santos, Zguro

Ngjarjet kryesore: 

MBYLLET TAKIMI! 

10+12’ GOOOL Kukësi! Taipi ka shndërruar penalltinë në gol, duke barazuar rezultatin.

90+9’ Penallti për Kukësin!

90′ Akordohen edhe 10 minuta shtesë

90’ Zguro largohet më karton të kuq! Pasi mori të verdhë për festimin e golit, Zguro është tensionuar dhe ka marrë një tjetër të verdhë duke lënë skuadrën me 9 lojtarë.

89’GOOOL BYLIS! Zguro ka realizuar nga penalltia!

88’ VAR hyn në lojë, pasi Ebert ka goditur në kokë Lajthinë dhe akordohet penallti!

87’ Mundësi e mirë për Bylisin me anë të Kaçorrit që ka mundësi për të goditur pas një rrëmuje në zonë, por gjuajtja e tij shkon lehtë në duart e Tafas.

76’ Ka një tjetër zëvendësim për Kukësin, ku Fluturim Domi hyn në fushë duke zënë vendin e Barbosës. Ndërkohë, Lajthia zë vendin e Maçollit.

75’ Vendasit pretendojnë për një penallti pasi Qardaku u rrëzua në zonë mes dy lojtarëve por pas konsultimit me VATR-in, gjyqtari lejon lojën.

72’ Kaçorri kërkon të depërtojë në zonë nga e djathta, por i ndërhyn Ndreca në fund dhe e largon në këndore.

64’ Goditje këndi për Kukësin. Vjen krosimi i lartë në zonë, por Zhongo largon në anësore.

60’ Dy zëvendësime te skuadra e Kukësit. Jakup Berisha zë vendin e Edi Bashës, ndërkohë që Kola zë vendin e Delimexhiç.

58’ Mundësi e artë për Bylisin me anë të Kaçorrit, që godet me kokë shumë pranë portës, por goditja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

49’ Momente tensioni tashmë ku Santos ka goditur me kokë Ebert. Alla shkon në VAR dhe largon Zhong me të kuq!

48’ Mundësi e mirë për Kukësin ne anë të Taipit, por pa arritur të shënojë.

46’ Nis pjesa e dytë

45’+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1’ Krosim në zonë nga Zguro, ku topi  mbetet në rrëmujë por vendasit nuk arrijnë të përfitojnë për të shënuar.

45’ Karton i verdhë për Daniel Momoh. Akordohen edhe 4 minuta shtesë.

42′ Dragoshi nga e majta ka mundësi krosimi, por topi shkon jashtë.

39’ Zëvendësim i detyruar te Kukësi, me Lamçen që largohet i dëmtuar dhe vendin e tij e zë Daniel Momoh.

34’ Kukësi mundohet të dalë para për të provuar portën kundërshtare, por pasimet janë të gabuara.

29’ Skuadrat luajnë me kujdes që të mos gabojnë, duke mos rrezikuar as skuadrat kundërshtare.

27’ Goditje dënimi për skuadrën e Kukësit. Vjen krosimi i lartë në zonë nga Taipi po mbrojtja vendase largon topin.

22’ Minuta të mirë për Bylisin që e ka mbyllur Kukësin në zonë dhe kërkon të gjejë golin e avantazhit, por mungon pasimi i fundit nga vendasit.

16’ Maçolli ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Taipit por edhe për të ka tolerim nga Alla, që e paralajmëron ashtu si Ndrecën.

14’ Probleme për portierin e Kukësit, Tafas i cili detyrohet të marrë ndihmë mjekësore.

12’ Ballshiotët kërkojnë të gjejnë hapësira por e kanë të vështirë, ndërkohë që Lorran lëshon një të majtë nga distanca por topi përfundon jashtë.

10’ Ndërhyrje e gabuar nga Ndreca në mesfushë, teksa vendasit kërkojnë karton të verdhë por Alla paralajmëron për herë të fundit Ndrecën.

5’ Goditje dënimi për Bylisin në një pozicion të favorshëm për të goditur, por vendasit provojnë një skemë megjithatë Barbosa kupton.

3′ Minuta të qeta me dy skuadrat që gabojnë pasimet e para, por pa rrezikuar kundërshtarët

1’ Nis takimi mes Bylisit dhe Kukësit.

FORMACIONET ZYRTARE

BYLIS: Teqja, Trumçi, Adili, Zhongo, Zguro, Maçolli, Loran, Santos, Eskuerdinja, Danladi, Kaçorri.
Trajner: N. Shensoj

KUKESI: Tafas, Dragoshi, Lamçe, Bytyçi, Ndreca, Delimexhac, Ebert, Basha, Gj. Taipi, Sh. Taipi, Barbosa.
Trajner: Rr. Hallaçi

Gjyqtar: Laver Alla

asdasds

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"