VIDEO/ Australia bën çudinë e madhe në Botërorin e Katarit, mposht Danimarkën dhe kualifikohet në fazën tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2022 | 21:55

VIDEO/ Australia bën çudinë e madhe në Botërorin e Katarit, mposht Danimarkën dhe kualifikohet në fazën tjetër

Australia mposht Danimarkën me rezultatin 1-0 dhe kualifikohet në fazën tjetër.

Australia-vs-Denmark-live-streaming

Goli i vetëm në këtë sfidë u shënua nga Leki në minutën e 60’. Danezët tentuan të gjenin golin gjatë të dyjave pjesëve, por nuk ia dolën dot.

Australia renditet në vendin e dytë në grupin D me 6 pikë.

Rikujtojmë që në ndeshjen e parë në grup përballë Francës, australianët humbën 4-1, ndërsa në ndeshjen e dytë morën një fitore minimale ndaj Tunizisë.

KALENDARI DHE RENDITJET E KATAR 2022

AUSTRALI 1-0 DANIMARKË

60′ Leki

WhatsApp Image 2022-11-30 at 6.08.30 PM

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet ndeshja, kualifikohet Australia.

90′ Jepen 60 minuta shtesë.

60′ GOOOL AUSTRALIA! Një përpjekje e mahnitshme individuale nga Leki. E nis aksionin i vetëm pothuajse nga mesfusha, futet në zonë dhe e dërgon topin në rrjetë duke kaluar në avantazh ekipin e tij.

45’+2′ Përfundon pjesa e parë.

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

41′ Sërish një mundësi e mirë për danezët, por nuk arrijnë të gjejnë fundin e rrjetës.

39′ Kristensen jep një asist të mirë, por nuk kuptohen me shokun e skuadrës dhe topi përfundon jashtë fushës.

11′ Danezët ndezin sfidën, Xhensen godet topin por ndalet nga portieri Rian.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

austra

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"