Verati drejt largimit nga PSG-ja, nis bisedimet me gjigandin spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2023 | 10:20

Verati drejt largimit nga PSG-ja, nis bisedimet me gjigandin spanjoll

Të besuarit e Diego Simones nuk i përmbushën pritshmërit në sezonin e fundit, krahas rivalitetit “të zymtë” ndaj dy gjigantëve spanjollë, konkretisht Barcelonës dhe Realit, e përkthyer me 0 trofe në etapën që lamë pas.

mesi nejmar verati

Për të mos përsëritur të njëjtën panoramë, Atletiko po monitoron tregun e transferimeve për të gjetur “aktorët” e duhur, aty ku përforcimi i mesfushës ka marrë trajtë parësore.

Marko Verrati dhe Frank Kesi qëndrojnë në krye të dëshirave të “çolos” (pseudonimi i Simeones). Verrati po planifikon të largohet nga Parisit dhe opsioni për të mbërritur në Madrid do ta lejonte të mbetej në skenën e madhe europiane.

PSG-ja nuk e ka problem zhvendosjen e “regjisorit” italian, gjithmonë nëse vjen oferta e duhur. Ndërsa në skenarin e Kesis, operacioni bëhet tepër i turbullt, shkak i pasigurisë për rolin e titullarit në “Spotify Camp Nou”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"