Vendimtar për Teutën në Kupë, Daci: Më kanë munguar golat, konkurrenca na ka bërë mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2024 | 12:00

Vendimtar për Teutën në Kupë, Daci: Më kanë munguar golat, konkurrenca na ka bërë mirë

Klejdi Daci ishte autori i një prej golave të Teutës në kualifikimin në Kupë ndaj Skënderbeut. Sulmuesi dha gjithashtu edhe një asist për Arifin te goli i dytë. Në fund të takimit ai u shpreh:

DACI

“Më kanë munguar shumë golat, por mendoj se do të bëj më mirë në vazhdim. Ishim optimist që para ndeshjes, kishim besim se do e fitonim. Kjo fitore do të na ndihmojë shumë edhe për vazhdimësinë në kampionat, pasi nuk ndodhemi në pozita të mira.

Sa i përket konkurrencës, kemi patur nevojë për afrime, sepse ekipi nuk ka qenë i plotësuar, por na kanë dhënë freski. Konkurrenca na ka bërë mirë”, u shpreh për MCN në përfundim të ndeshjes sulmuesi Klejdi Daci.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"