Van Gal e mbyll me Holandën: Kërkoni në “Google” sa ndeshje kemi fituar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2022 | 11:19

Van Gal e mbyll me Holandën: Kërkoni në “Google” sa ndeshje kemi fituar…

Luis Van Gal ka dhënë dorëheqjen si trajner i Holandës pas humbjes me penallti ndaj Argjentinës në çerekfinalet e Kupës së Botës 2022. 

53a8aa512d80a

Ikona holandeze u rikthye për një mandat të tretë në krye të kombëtares në gusht të vitit të kaluar. Zëvendësuesi i tij pritet të jetë tekniku Ronald Koman.

“Së pari dhe më kryesorja nuk do të vazhdoj. E bëra vetëm për këtë periudhë kohore. Kjo ishte ndeshja ime e fundit në mandatin tim të tretë si trajner. Në atë kohë kam trajnuar 20 ndeshje dhe nuk kemi humbur asnjë. Nuk e di sa ndeshje kemi fituar, por ju mund të kërkoni në Google ‘Luis van Gal, ekipi holandez’ dhe të shihni vetë diferencën e golave. Unë e shikoj atë në një mënyrë shumë pozitive. Me Anglinë ishim e vetmja skuadër që ishim të pamposhtur së bashku me Kroacinë dhe Marokun. Nuk mendoj se kemi humbur. Ishte vetëm një penallti. Ajo që po lë pas është një grup i madh”, tha Van Gal në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"