“Uroj t’u largohet Guindo”, lojtari i Iskra kërkon hakmarrje ndaj Laçit: Me Podgoricën vjet më eliminoi Zarubica

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2022 | 22:35

“Uroj t’u largohet Guindo”, lojtari i Iskra kërkon hakmarrje ndaj Laçit: Me Podgoricën vjet më eliminoi Zarubica

Pas eliminimit të vjetshëm me Podgoricën, Vladimir Boljeviç shpreson te revanshi ndaj Laçit, por kësaj radhe si pjesë e skuadrës së Iskra. Pasi luajti vjet kundër kurbinasve në Ligën e Konferencës, 34-vjeçari pret një tjetër përballje me Laçit në Europë. Vitin e kaluar, Podgorica e Boljeviçit u eliminua pas kohës shtesë, por me Iskran, mesfushori shpreson në një epilog tjetër.

Vladimir_Boljevic_18

“Është vërtet e pabesueshme që do të luaj sërish kundër Laçit. Nuk e kisha ëndërruar kurrë që një epilog i tillë ishte i mundur. Ne e dimë se ata janë një ekip i mirë, por do të shohim. Flitet edhe për largime dhe sinqerisht shpresoj që të largohet edhe lojtari i kombëtares së Malit, Saliu Guindo. Ai është një sulmues fantastik, i shpejtë dhe i fortë, asnjë lojtar nuk dëshiron të luajë kundër tij.

Kundër nesh do të luajnë ndërkombëtarët tanë, Marko Roganoviç dhe Dejan Zarubica. Zarubica na shkaktoi shumë probleme dhe paraqitja e tij ishte edhe arsyeja e eliminimit të vitit të kaluar. Laçi është ekip fushe dhe është shumë e rëndësishme që të përfitojmë nga periudha e pasivitetit dhe e të panjohurave në ndeshjen e parë. Të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm para ndeshjes së dytë në Mal të Zi dhe më pas, shanset tona janë të mëdha.

Mbaj mend që pas një loje të dobët në ndeshjen e parë, ata na befasuan në ndeshjen e dytë me cilësinë, sulmin dhe qarkullimin e topit rreth portës sonë. Ata na mposhtën, portieri Nikola Iveziç na mbajti në lojë dhe në minutën e 93-të patëm një shans për të kaluar”, u shpreh fillimisht Boljeviç për “vijesti.me”, duke kujtuar edhe përballjet e vjetshme me Laçin.

DITMIR PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"