U mundën në Burrel, Bylisi pretendime ndaj gjykimit për dy raste të dyshimta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 18:36

U mundën në Burrel, Bylisi pretendime ndaj gjykimit për dy raste të dyshimta

Bylisi ka dalë dje menjëherë në stërvitje, por në kampin ballshiot ka pllakosur heshtja. Ata kanë pretendimet e tyre për dy momente në sfidën e luajtur në Burrel.

BYLIS BURRELI

Sipas ballshiotëve, goli i matjanëve erdhi nga një pozicion i dyshimtë jashtë loje, por ishte edhe një penallti e mohuar në fund, ku topi ndalet nga një mbrojtës vendas. Bylisi pas një  minianalize kanë nisur të mendojnë për ndeshjen e radhës. Skuadra e trajnerit Bellai pësoi humbjen e katërt sezonale dhe diferenca me Elbasanin kryesues ka shkuar në dy pikë.

Bylisi në fundjavë do të luajë në shtëpi me Kastriotin, që lufton për mbijetesën. Do të jetë një duel i vështirë duke parë edhe forcën e krutanëve në këtë pjesë të dytë të garës. Kjo sfidë do të luhet të dielën në orën 14:00 në “Adush Muçaj”. Ballshiotët dolën me një “mal me kartonë nga transferta matjane. Me krutanët pritet që të kthehet një nga titullarët e rëndësishëm, ku bëhet fjalë për Xhonatan Lajthinë, anësorin që ka shfaqur vlerat e veta edhe si shënues këtë sezon.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"