U akuzuan për dhunë dhe numër të lartë tifozësh, reagon zyrtari i Shkumbinit: Ata provokuan, na u anullua gol i rregullt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2020 | 14:45

U akuzuan për dhunë dhe numër të lartë tifozësh, reagon zyrtari i Shkumbinit: Ata provokuan, na u anullua gol i rregullt

Shkumbini mohon akuzat e ngritura nga Luzi 2008. Këta të fundit pretendojnë se ndaj tyre u ushtrua presion dhe u hodhën gurë, megjithatë është shefi i klubit që i hedh poshtë ato. Për “Panorama Sport” Lenc Hasbajrami e quan totalisht të pavërtetë variantin e miqve. “Më vjen keq kur lexoj pretendime të pavërteta. Akuzohemi për numrin e lartë të pranishmëve në tribunë apo për hedhje sendesh të forta. Unë personalisht në detyrën e shefit të klubit Shkumbini, kam dorëzuar listën me emra nga të dyja klubet, që mund të ishin prezentë fizikisht në tribunë.
90271300_2642417382534827_5209858427412545536_n
Më pas kam vijuar me përgjegjësitë e tjera në klub. Nga ana tjetër, akuzat për hedhjen e sendeve të forta janë të pavërteta, madje mund të shtoj se pjesëtarë të klubit mik kanë hedhur fjalë drejt të pranishmëve në stadium, duke bërë edhe gjeste provokuese, por gjithashtu edhe kanë hedhur ujë në drejtim të tyre. Kjo ka sjellë edhe reagimin e individëve të veçantë që edhe kanë bërë ofendimet. Këtë nuk e mohoj. Por, më thoni një stadium në Shqipëri që nuk ka ofendime, aq më tepër kur provokohesh.

Nëse ekipit mik të Luzit iu dha e gjithë e drejta në fushë për të synuar fitoren, neve na u mohua në mënyrë flagrante duke na u anuluar një gol plotësisht i drejtë. Pra, tifozët nuk kanë pasur asnjë gjë me ekipin mik, që mori atë që meritoi në fushë. Përkundrazi, nuk është e para herë që ne si klub penalizohemi, megjithëse nuk dua të merrem me këtë çështje. Ekipin e Luzit e kemi respektuar si duhet. Ata mund të jenë edhe rival me skuadrën tonë në drejtim të objektivave, ndaj u uroj suksese në të ardhmen”, përfundoi Hasbajrami.

EKSKLUZIVE/ Dhunë në ndeshjen e kampionatit shqiptar, zyrtari i klubit: Na goditën me gurë dhe lejuan 1 mijë tifozë në stadium

FATMIR AHMETI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"